• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kompania farmaceutike Pfizer: Hakerat kanë grabitur dokumentet e vaksinës

09:52 : 10/12/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania partnere gjermane BioNTech njoftuan të mërkurën se dokumenta që kanë të bëjnë me zhvillimin e vaksinës për COVID-19 ishin marrë në mënyrë të paligjshme gjatë një sulmi kibernetik ndaj agjencisë rregullatore evropiane.

Agjencia Evropiane për Mjekimet (EMA), e cila vlerëson ilaçet dhe vaksinat për Bashkimin Evropian, tha disa orë më parë se ishte bërë objekt i një sulmi kibernetik, por pa dhënë detaje të mëtejshme. Kompanitë Pfizer dhe BioNTech thanë se nuk besojnë të jenë kompromentuar të dhënat personale të pjesëmarrësve në prova dhe se EMA “ka ofruar garanci se sulmi nuk do të ndikojë tek koha për dhënien e vlerësimit për vaksinën”. Nuk ishte menjëherë e qartë se kur ose si ndodhi sulmi, kush ishte përgjegjës ose çfarë informacioni tjetër mund të ishte komprometuar.

Të dyja kompanitë thanë se ishin informuar nga EMA “se agjencia i është nënshtruar një sulmi kibernetik dhe se disa dokumente në lidhje me dokumentacionin rregullator për vaksinën kandidate të Pfizer dhe BioNTech për COVID-19 … ishin marrë në mënyrë të paligjshme”. Ata shtuan se “asnjë sistem i BioNTech ose Pfizer nuk është dëmtuar në lidhje me këtë incident dhe ne nuk jemi në dijeni që ndonjë pjesëmarrës i studimit të jetë identifikuar përmes të dhënave të marra”. Një zëdhënëse e BioNTech nuk pranoi të komentojë më tej. Kompania Pfizer nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për komente të mëtejshme.

Vaksina Pfizer-BioNTech është ndër pretendentët kryesorë në një garë globale për të mposhtur COVID-19. Ajo tashmë po jepet në Britani, e cila javën e kaluar miratoi vaksinën për përdorim emergjent. Por vaksina është ende duke u studiuar nga Bashkimi Evropian. EMA ka thënë se do ta përfundojë shqyrtimin e saj deri më 29 dhjetor, megjithëse ka thënë se kjo mund të ndryshojë. Deklarata e EMA-s jep pak detaje rreth sulmit, duke thënë vetëm se ajo po hetonte me ndihmën e organeve të zbatimit të ligjit. “EMA nuk mund të japë detaje shtesë ndërsa hetimi është duke vazhduar. Informacione të mëtejshme do të bëhen të disponueshme në kohën e duhur”, tha agjencia në një deklaratë.

Përpjekjet e piraterisë kibernetike kundër institucioneve të kujdesit shëndetësor dhe mjekësor janë intensifikuar gjatë pandemisë COVID-19 ndërsa sulmuesit, duke filluar nga spiunët e mbështetur nga shteti dhe deri te kriminelët kibernetikë, përpiqen të marrin informacion. Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar më parë në lidhje me akuzat se hakera të lidhur me Korenë e Veriut, Korenë e Jugut, Iranin, Vietnamin, Kinën dhe Rusinë janë përpjekur në raste të veçanta të vjedhin informacione në lidhje me virusin dhe kurat e mundshme.

Lexo edhe:

Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

Rasti i parë në Greqi, dëmshpërblehet 40-vjeçari që u paralizua pas vaksinës anti-Covid

Agjencia Reuters ka dokumentuar se fushatat e spiunazhit kishin në shënjestër një mori kompanish farmaceutike dhe të zhvillimit të vaksinave duke përfshirë Gilead, Johnson & Johnson, Novavax dhe Moderna. Agjencitë rregullatore dhe organizatat ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu janë sulmuar vazhdimisht.

Vjedhja e informacionit rreth mënyrës së prodhimit të një vaksine fituese dhe efektive – apo edhe thjesht mbledhjes së informacionit rreth mënyrës se si ajo do të shpërndahet – do të ishte thesar informacioni për shërbimet e zbulimit ndërsa bota lufton me një nga pandemitë më të dëmshme që mund të mbahet mend. Virusi i rrugëve të frymëmarrjes, i cili u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019, ka infektuar më shumë se 68 milionë njerëz në të gjithë botën, sipas një përllogaritjeje të agjencisë Reuters. Më shumë se 1.5 milion njerëz kanë vdekur./VOA

Etiketa: hekeravaksina

Lajme të lidhura

BOTA

Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

19:20 : 13/06/2025
RAJONI

Rasti i parë në Greqi, dëmshpërblehet 40-vjeçari që u paralizua pas vaksinës anti-Covid

14:35 : 30/04/2025
BOTA

Fruthi përhapet në 58 shtete, OBSH kërkon më shumë angazhim: Vaksinohuni!

21:44 : 10/04/2025
AKTUALITET

Vaksinat: Konspiracion apo mbrojtje e jetës?

08:36 : 07/04/2025
AKTUALITET

Shtohen personat e prekur nga gripi dhe virozat

12:19 : 07/01/2025
AKTUALITET

Frika nga meningjiti/ Prindërit shtojnë interesin! Mjekja: Ja në cilën moshë duhet të vaksinohet fëmija

16:00 : 29/12/2024
Para

“A keni burrëri apo s’keni?”/ Ana debaton ashpër me Andin: Je me dy fytyra

TË GJITHA

Furnizoheshin me municione luftarake në Shqipëri, goditet organizata kriminale në Greqi

08:47 : 01/07/2025

Xama: Dosja “Partizani”, mjaft e dobët dhe pa fakte!

08:42 : 01/07/2025

Tragjedi në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

08:41 : 01/07/2025

Raporti: Shkurtimi i ndihmave nga SHBA do të shkaktojë 14 milionë vdekje më shumë në 5 vjet

08:31 : 01/07/2025

Vapa ekstreme/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’ dhe pse konsiderohet ‘vrasës i heshtur’?

08:26 : 01/07/2025

Gjyqi i Berishës, Tela: Nga SPAK duhen prova të pakundërshtueshme

08:15 : 01/07/2025

FBI dhe NSA: Sulme kibernetike nga Irani ende të mundshme

08:14 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com