• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tatimet “kryqëzojnë” kontabilistët dhe audituesit ligjorë, u kontrollojnë faturat

23:39 : 07/12/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur një kontroll ndaj të gjithë kontabilistëve dhe audituesve ligjorë të cilët kanë firmosur pasqyrat financiare të vitit 2019 të subjekteve që ushtrojnë aktivitet ekonomik në vend.

Pasi ka bërë një kryqëzim të faturave, tatimet kanë identifikuar kontabilistët apo audituesit, që kanë firmosur bilancet, por ndërkohë nuk i kanë faturuar subjektet përkatëse për këtë shërbim që u kanë kryer.

Në shkresën e dërguar shumë prej tyre thuhet: Nga analiza e të dhënave të vetëdeklaruara nga tatimpaguesit në momentin e dorëzimit të pasqyrave financiare të vitit 2019 rezulton që, një numër i konsiderueshëm tatimpaguesish (NIPT-e) të cilët kanë marrë shërbimin e hartimit të pasqyrave financiare 2019, nuk rezultojnë në librat e shitjes të deklaruara nga hartuesit e këtyre pasqyrave (auditues ligjorë/kontabilistët e miratuar) për periudhën janar-korrik 2020. Gjithashtu është vënë re edhe që audituesit ligjorë/kontabilistët e miratuar nuk deklarojnë librat e shitjes dhe të blerjes në afat, sipas dispozitave ligjore”.

Shkresa vazhdon duke theksuar se “Administrata Tatimore ju nxit të tregoni korrektësi në zbatimin e legjislacionit tatimor, si dhe deklarimin dhe pagesën brenda afateve të detyrimeve tatimore. Ky fenomen që reflektohet në mosplotësimin e këtij detyrimi tatimor i ekspozon menjëherë tatimpaguesit për verifikim në vend nga ana e Administratës tatimore”.

Tatimet u kanë dërguar kontabilistëve dhe listën e subjekteve për të cilën ata nuk kanë deklaruar fatura. Por, kontabilistët ankohen se ka raste kur ata mund të kenë hartuar pasqyrat financiare pa shpërblim, pasi mund të kenë qenë aktivitete me zero, apo kur NIPT i identifikuar ka qenë i një subjekti të mëparshëm, që nuk kanë më marrëdhënie. Ka raste edhe kur NIPT i vendosur në lista nga tatimet ka qenë gabim, pasi kontabilisti nuk ka punuar asnjëherë me atë subjekt, apo dhe kur subjekti realisht është faturuar.

Lexo edhe:

Paçavurja e taksës së ndershme

Kompania e Elon Musk nuk paguan taksat në Shqipëri, Tatimet e vendosin nën sekuestro

Sipas burimeve nga tregu, tarifa mesatare që faturojnë kontabilistët për hartimin e një bilanci luhatet mes 10-20 mijë lekë, ndërsa në rastet kur mbajnë kontabilitetin e një firme gjithë vitin, shërbimi i hartimit të pasqyrave financiare është përgjithësisht pa pagesë.

Sipas përcaktimeve ligjore, të drejtën për të firmosur bilance e kanë kontabilistët e miratuar, audituesit ligjorë (në rastet kur ata nuk e auditojnë subjektin përkatës) si dhe ekonomistët e brendshëm të firmës. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, çdo vit dorëzohen nga subjektet rreth 20 mijë bilance.

Së fundmi është rritur ndjeshëm kontrolli mbi aktivitetin e kontabilistëve dhe audituesve ligjorë. Më herët, Bordi i Mbikëqyrjes Publike, (BMP) një institucion i pavarur që monitoron sigurimin e auditimit ligjor, ka njoftuar përfundimin e verifikimit të veprimtarisë së Kontabilistëve të Miratuar (#KM) që ushtrojnë profesionin të organizuar si persona fizikë ose si persona juridikë. Sipas njoftimit të Bordit, nga 2300 zotërues titulli dhe qindra subjekte juridike që ofronin shërbime kontabiliteti, mbi 300 prej tyre e kanë kaluar procesin.

Ky proces verifikimi, që është në vijim, konsiderohet nga Bordi si një nga reformat më të rëndësishme në formalizimin e ekonomisë dhe do të mundësojë krijimin e regjistrave publikë të kontabilistëve të miratuar, që do të jenë të vetmit që do të kenë të drejtë të ofrojnë shërbimet e kontabilistëve të miratuar. /Monitor/

Etiketa: auditueskontabilistTatime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paçavurja e taksës së ndershme

12:38 : 31/01/2025
AKTUALITET

Kompania e Elon Musk nuk paguan taksat në Shqipëri, Tatimet e vendosin nën sekuestro

16:05 : 17/01/2025
AKTUALITET

Meta: 3.3 mld euro nuk hyjnë fare në buxhet, i merr Rama e banda e vet në dogana e  tatime

14:29 : 19/08/2024
AKTUALITET

“500 raste nepotizmi në Dogana dhe Tatime”, Meta: Shqiptarëve u vidhen 3.3 mld € çdo vit

10:00 : 10/05/2024
AKTUALITET

Marrëzia që po u merr miliona euro taksa pa të drejtë profesionistëve të lirë

15:42 : 21/04/2024
AKTUALITET

Profesionet e lira, drejt fundosjes nga paqartësitë ligjore për t’i tatuar. Paralajmërojnë të emigrojnë

08:25 : 21/04/2024
Para

Shqipëria ka marrëveshje me COVAX, por vaksina do të shkojë në fillim te vendet e pasura

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

13:00 : 19/05/2025

Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku lë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore

12:56 : 19/05/2025

Julia Ilirjani dështoi me votat për deputete, ironizon vajza e aktores: Na mori fytyrën!

12:51 : 19/05/2025

Terror në një lokal në Itali! Shqiptari dhunon brutalisht ish të dashurën – DETAJE

12:42 : 19/05/2025

Konflikt i dhunshëm në mes të Tiranës, i riu i merr armën policit dhe tenton të qëllojë/ VIDEO

12:18 : 19/05/2025

Lufta në Ukrainë/ Trump do të telefonojë sot Putinin dhe Zelenskyn

12:04 : 19/05/2025

GJKKO i kthen sërish dosjen SPAK-ut, Asllan Dogjani: S’kam bërë korrupsion

11:58 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com