Këngëtarja e njohur Soni Malaj, ka rrëfyer një periudhë mjaft të vështirë në jetë ne saj. e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare.
Këngëtarja tregoi përballë Ardit Gjebreas se si kishte nisur të kishte probleme të rënda shëndetësore, pasi nuk ushqehej. Soni shtoi më tej se në atë kohë dukej si anoreksike.
Pjesë nga biseda:
Ardit Gjebrea: Ke patur ndonjëherë probleme me mbipeshën?
Soni Malaj: Duke qenë se unë fillova karrierën shumë shpejt, 14 vjeç unë kam hyrë në “Spirit Voice”, 15 vjeç ne dolën në skenë dhe isha pak e mbushur. Nuk mund të them mbipeshë por e mbushur. Atëhere duhet të ishe sa më e dobët dhe fillova një luftë me veten. Fillova të kontrolloja veten dhe ndihesha mirë kur unë e kontrolloja veten. Fillova të kontrolloja veten, nuk haja ushqim. Një ditë kur po shkoja me mamin në një klinikë për të marrë disa analiza të mamit, më bie të fiktë nga e pangrëna dhe doktoreshat më sjellin në vete. Mamin e gjej duke qarë sipër meje sepse unë nuk kisha ngrënë, ndoshta që një ditë më përpara sepse unë haja shumë pak.
Ardit Gjebrea: Mos më thuaj që ishin shenjat e anoreksisë?
Soni Malaj: Shenjat e para të anoreksisë sepse unë mundohesha sa më pak të haja, pija vetëm një kafe në ditë, ose kur haja mbaja ushqimin në gojë që të mos e kaloja poshtë që unë si e si të isha sa më e dobët, të isha si gocat e tjera të grupit.
Ardit Gjebrea: Dhe si e gjete ekuilibrin?
Soni Malaj: Mami më është gjendur pranë, më thoshte lëri ato budallallëqet, duhet të vazhdosh të hash shëndetshëm dhe në fund në jetën time e gjeta ekuilibrin me palestrës që mos luftoja me veten, por të luftoja që të kisha një trup sa më të shëndetshëm.