Ju mendoni se jeni ekspert në zgjedhjen e ëmbëlsirës e cila është e preferuara e çdo moshe, çokollatës.
Por ka shumë të ngjarë që për faktet e mëposhtme të mos keni dëgjuar më parë
1.Çokollata e bardhë nuk është vërtet çokollatë
Çokollata e bardhë nuk ka pluhur kakao, përveç gjalpit. Përbërës të tjerë janë sheqeri, qumështi, lecitina dhe vanilja.
- Në të kaluarën fasulet e kakaos përdoreshin si monedhë
Shumë arkeologë kanë sugjeruar që banorët e lashtë të Meksikës, Amerikës Qendrore dhe Jugore, filluan të kultivonin pemë kakao në 1900 para Krishtit. Thuhet madje se fruti i tyre i çmuar u përdor si një monedhë në shoqërinë Aztec. Me anë të tyre mund të blije gjëra luksoze, ushqim dhe rroba.
- Shumica e kakakos rritet në Afrikë
Mund ti ketë rrënjët në Amerikën Qëndrore, por sot shumica e kakaos ( gati 70% e furnizimit global) vjen nga Afrika. Bregu i Fildishtë është prodhuesi më i madh, duke siguruar rreth 30 % të kakaos në botë.
4.Napoleoni e adhuronte çokollatën
Udhëheqësi francez kishte urdhëruar që çokallata të ishte në dispozicion për të dhe këshilltarët e tij gjatë fushatave të forta ushtarake. Ai zgjidhte gjithmonë çokollatën në vend të kafes kur punonte natën vonë.
- Shiriti i parë me çokollatë u prodhua në Britani
Në 1847 prodhuesi britanik i çokollatave Joseph Fry gjeti një mënyrë për të përzier sheqerin me kakaon për të prodhuar një pastë që mund të krijonte shufra çokollate. Kërkesa ishte menjëherë e lartë dhe fabrika e çokollatave Fry në Bristol, Angli filloi të prodhonte sasi të pabesueshme të produktit. Në dekadat në vijim më shumë se 220 produkte inovative me çokollatë u prezantuan në treg duke përfshirë prodhimin e vezës së parë të Pashkëve me çokollatë në Mbretërinë e Bashkuar në 1873.
- Aztekët ishin të parët që shijuan çokollatën e nxehtë
Mos imagjinoni se ishte delikatesa kremoze, e ëmbël që njihni sot. Ajo u quajt xocolat, që do të thotë “ujë i hidhur”. Për ta bërë atë, ata përdorën kakao, vanilje dhe piper të nxehtë dhe mendohej se luftonte lodhjen. Kur Columbus solli frutat në Evropë, sheqeri më pas u shtua në pije, duke ndihmuar për ta bërë atë më të shijshëm dhe më pas të njohur në të gjithë shoqërinë moderne.
- Pemët e kakaos jetojnë deri në 200 vjet
Duket vërtet mbresëlënëse që këto pemë antike, të cilat konsiderohen “dhurata nga perënditë”, mund të jetojnë me shekuj. E keqja, natyrisht, është se nga 200 vjet të jetës së tyre, vetëm 25 mund të prodhojnë kakao.
- Çokollata ndihmoi Aleatët të fitonin Luftën e Dytë Botërore
Padyshim, kishte shumë më tepër faktorë që çuan në fitoren e luftës. Historianët, megjithatë, vlerësojnë sasitë e çokollatës të ofruara nga Hershey për trupat si një burim i moralit dhe energjisë pozitive. ”Hershey Chocolate” në 1937 krijoi një lokal të projektuar posaçërisht vetëm për ushtrinë amerikane.
- Zvicra konsumon sasinë më të madhe të çokollatës në vit
Zvicra është blerësi numër 1 i çokollatës në botë, sipas statistikave të publikuara, çdo banor ka blerë 8.2 kg në 2015 dhe rreth 9 kg në 2016. Në 2016, Amerika hyri në listën e fanatikëve të delikatesës së ëmbël, duke pushtuar vendi i 9-të ku secilin banor blinte 4.3 kg në vit.
- Në vitin 2017 dhe pas 80 vjetësh, u krijua një lloj i ri i çokollatës
Është bërë nga fasulet e kakaos me rubin, të cilat prodhojnë pluhur të kuq kakao, një përbërës që i jep asaj ngjyrën karakteristike rozë mijëvjeçare. Barry Calledbaut, kompania që e krijoi atë, shpjegon se ëmbëlsira ofron “një kënaqësi intensive, sensuale” dhe nuk është “aspak e hidhur, ose e ëmbël.