A do të rikthehemi në normalitet pas vaksinës?

Të gjithë shpresojnë se vaksinat e reja të koronavirusit do të kenë efekt, duke sjellë sërish atmosferën e jetës para Covid-19.

Por shumë shkencëtarë po paralajmërojnë se vaksina ndoshta nuk do të thotë të hedhim maskat në kosh, të paktën jo për njëfarë kohe.

Si funksionojnë vaksinat?

Vaksinat konsiderohen si një nga arritjet më të mëdha mjekësore të botës moderne. Çdo vit ato ndalojnë rreth dy deri në tre milion vdekje, duke parandaluar më shumë se 20 sëmundje të rrezikshme, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sëmundjet e fëmijëve ishin të zakonshme disa dekada më parë, ndërsa sot janë gjithnjë e më të rralla. Lija e cila vrau miliona njerëz në të gjithë botën është zhdukur plotësisht.

Por këto suksese kanë dashur dekada për t’u arritur, dhe shumë prej nesh tani presin që vaksinat efektive të koronavirusit të kenë rezultate të ngjashme në një kohë shumë të shkurtër.

Lajmi se disa nga vaksinat e shfaqura janë më shumë se 90% efektive, domethënë rreth 9 në 10 njerëz që i marrin ato do të mbrohen nga Covid-19, ka bërë që shumë të besojnë se së shpejti mund të heqim distancën sociale dhe të hedhim maskat.

Në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, miratimi rregullator po jepet shpejt dhe programet e vaksinimit masiv janë planifikuar, disa madje kanë sugjeruar që jeta mund të kthehet në normalitet deri në pranverë.

Por shumë shkencëtarë dhe ekspertë globalë të shëndetit po paralajmërojnë se vaksinat me furnizime të kufizuara fillestare dhe shpërndarje në grupe të zgjedhura, megjithëse mbrojnë grupe të pambrojtura dhe punonjës shëndetësorë të vijës së parë, nuk ka mundësi të na transportojnë shpejt në mënyrën e vjetër të jetesës.

Si na mbron vaksina?

Vaksina e fruthit është një nga më të mirat dhe mbron deri në 98% të njerëzve. Vaksinat e zbuluara së fundmi Pfizer / BioNTech dhe Moderna për Covid-19 dhe efikasiteti i tyre deri 90% , nuk do të thotë se kjo përqindje nuk do të ulet me kalimin e kohës. Kjo do të thotë që 1 në 10 njerëz nuk do të mbrohen nga Covid-19, edhe nëse vaksinohen të gjithë. Pa mbulim 100%, i cili nuk ndodh në asnjë program vaksinimi, numri i njerëzve në rrezik do të jetë më i lartë.

Ata mund të jenë ndër më të prekurit. Ne tashmë e dimë që personat e moshuar kanë tendencë të kenë një përgjigje më të dobët ndaj vaksinimit, megjithëse vaksinat e koronavirusit kanë treguar rezultate inkurajuese në këtë drejtim. Për më tepër, disa njerëz në komunitetet tona, për arsye shëndetësore, siç janë ata që i nënshtrohen disa formave të trajtimit të kancerit, mund të mos jenë në gjendje të vaksinohen fare. Kjo do të thotë që një grup i konsiderueshëm njerëzish rreth nesh do të jenë gjithmonë në rrezik. Disa nga miqtë dhe familjarët tanë mund të jenë mes tyre. Por ka ende një mënyrë për të siguruar që ne të mbrojmë indirekt të gjithë dhe kjo është të shfrytëzojmë fuqinë e vaksinimit masiv.

LEXO EDHE  A do ndihmojë BE-Shqipërinë? Mjekja: Rrezikojmë të mbetemi pa vaksina!

Si do të vaksinohen miliarda njerëz?

Imunizimi i një pjese të madhe të 68 milionë njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar do të jetë një detyrë e madhe, pa marrë parasysh arritjen në pjesën më të madhe të 7.8 miliardë banorëve të globit. Asgjë në këtë shkallë nuk është provuar më parë. Vaksinat dhe pajisjet e tyre të tilla si shishet për t’i vendosur ato duhet të prodhohen në sasi të mëdha. Furnizimi me vaksina mund të mos jetë në gjendje të plotësojë kërkesën për disa kohë. Vaksinat atëherë duhet të transportohen nga fabrikat dhe të dorëzohen në qendrat shëndetësore, përfshirë ato në komunitete të izoluara, të vështira për t’u arritur në të gjithë botën. Disa nga vaksinat me shumë mundësi kërkojnë ruajtjen në temperaturë të ftohtë, për shembull vaksina Pfizer duhet të mbahet në temperatura prej -70 gradë Celcius.

A mundet një vaksinë të rikthejë jetën normale?

Pavarësisht nga sfidat shkencore dhe praktike të shpërndarjes së një vaksine efektive në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë botën, lajmi i mirë është se duket se vaksinat e para do të kenë një ndikim të rëndësishëm në betejën globale kundër Covid-19.

Në terma afatshkurtra, ato do të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes së rëndë dhe vdekjes së personave të cilët kanë predispozitën të preken më shpejt në komunitetet tona, veçanërisht të moshuarve dhe stafit mjekësor. Njoftimi i Pfizer / BioNTech ka theksuar se vaksina e tyre mbron 94% të të rriturve mbi 65 vjeç dhe ky është një lajm i mirë.

Lajmi i keq është se mund të duhen muaj ose ndoshta vite për të vaksinuar pjesën më të madhe të popullsisë globale, për ta bërë të gjithë botën të sigurtë dhe për të arritur në pikën ku të gjithë mund të kthehemi në normalitetin e plotë.