• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga politizimi i Policisë te mosfunksionimi i SPAK/ GRECO publikon raportin për Shqipërinë

11:51 : 03/12/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

GRECO (Grupimi i Shteteve kundër Korrupsionit) në bashkëpunim me Këshillin e Europës në seancat plenare në Strasburg miratuan raportin për gjendjen e korrupsionit në Shqipëri.

GRECO jep vlerësim për kuadrin ligjor për parandalimin e korrupsionit mes personave, të cilëve u janë besuar funksione të larta ekzekutive (PTEF) dhe atë për Policinë së Shtetit në Shqipëri si gjithëpërfshirës, por e cilëson nga ana tjetër edhe disi të shkëputur dhe tepër kompleks.

Ata rekomandojnë që fokusi tani duhet të vihet në koherencën e tij të përgjithshme dhe sidomos në zbatimin efektiv të këtyre ligjeve.

Gjithashtu kërkohet përmirësimin i kapaciteteve të organeve përgjegjëse për zbatimin e tij dhe në miratimin e një qasjeje proaktive në drejtim të hetimeve.

Rekomandohet një manual që paraqet standarde dhe rregullore të ndryshme, duke ofruar udhëzime për detyrimet e PTEF dhe të policisë dhe për rolin e secilit organ përgjegjës për zbatimin do të lehtësonte zbatimin aktual të rregullave dhe mbikëqyrjen efektive.

Lexo edhe:

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme! Sa janë shifrat për Shqipërinë

A mund ta prodhojë Shqipëria të gjithë ushqimin që i duhet?

Një nga pikat është premtimi i një Strategjie Ndërsektorale kundër Korrupsionit dhe Plani i Veprimit për zbatimin e tyre të cilat parashikojnë miratimin dhe zbatimin e një Plani Integriteti nga çdo ministri.

Por nënvizohet se sidoqoftë, këto plane nuk janë hartuar ende. GRECO i bën thirrje qeverisë shqiptare, për miratimin e tyre të shpejtë dhe për marrjen parasysh të rreziqeve specifike të integritetit me të cilat mund të përballen ministrat dhe këshilltarët e tyre politikë gjatë ushtrimit të detyrave të tyre.

Gjithashti theksohet se një Kod Etik Ministror u miratua në vitin 2013, por GRECO dyshon nëse zbatohet në praktikë dhe nëse është funksional Komisioni i Etikës që parashikohet në këtë Kod.

Ai rekomandon adresimin e këtij boshllëku dhe kombinimin e masave që do të miratohen me veprimtari sistematike ndërgjegjësimi për çështje që lidhen me integritetin e të gjithë PTEF-të, përfshirë edhe këshilltarët politikë.

Sipas këtij raporti, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet në këtë kontekst rregullave të qarta pas periudhës së punësimit dhe zbatimit të tyre.

Është krijuar kuadri i përgjithshëm për deklarimin e interesave private, rregullisht gjatë ushtrimit të funksioneve, si edhe rast pas rasti.

Sidoqoftë, nuk ka raste të PTEF që kanë qenë të detyruar të tërhiqen nga një dosje ose diskutim specifik për shkak të një konflikti interesi ad hoc, i cili hedh dyshime mbi efikasitetin e sistemit në praktikë.

Në këtë dokument trajtohet edhe roli i Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktin e Interesit, (ILDKPKI), i cili është përgjegjës për marrjen dhe shqyrtimin e formularëve të deklarimit të pasurisë dhe interesave të PTEF-ve dhe policisë.

Rekomandohet që për qëllim të efikasitetit, platforma elektronike për deklarimin dhe publikimin e këtyre deklarimeve duhet të bëhet funksionale sa më shpejt të jetë e mundur dhe ILDKPKI duhet të përmirësojë kapacitetin e tij monitorues dhe procedurat.

Nga ana tjetër, theksohet se çështjet që ILDKPKI dërgon në prokurori duhet të ndiqen si duhet. Kjo kërkon funksionimin efektiv të Prokurorit të Posaçëm kundër Korrupsionit (SPAK) dhe krijimin e bashkëpunimit efektiv me ILDKPKI.

Për sa i përket Policisë së Shtetit, vërehet se në vetingun e përkohshëm është shfaqur një shqetësim specifik. Ka të ngjarë që si rezultat i tij të largohet nga forca policore një numër i konsiderueshëm i stafit të kualifikuar, duke e bërë të vështirë ushtrimin e funksioneve kryesore të policisë.

Drejtësia dhe efektiviteti i procesit janë gjithashtu në diskutim, pasi ai nuk trajton në mënyrën e duhur të gjitha rreziqet e mundshme të integritetit. Prandaj, duhet të zëvendësohet me kontrolle të rregullta të integritetit gjatë karrierës së policisë. Gjithashtu, rregullat e duhura pas periudhës së punësimit duhet të rishikohen në këtë kontekst.

Një shqetësim tjetër kritik ka të bëjë me praktikën aktuale që Policia e Shtetit mund të marrë donacione private dhe sponsorizime, të cilat – nëse një praktikë e tillë do të lejohet – duhet të rregullohen në mënyrë rigoroze për të kufizuar çdo risk korrupsioni dhe konflikti interesi. Po kështu, mundësia që Policia të ofrojë shërbime shtesë në këmbim të pagesës duhet të rregullohet në mënyrë rigoroze.

Politizimi në Policinë Shqiptare, sipas GRECO është gjithashtu një çështje shqetësuese. Për ta ulur nivelin e politizimit, duhet të merren masa që të rritet qëndrueshmëria e drejtuesve të lartë në pozicionet e tyre, pavarësisht nga ndryshimet politike në vend dhe që pozicionet e nivelit të mesëm drejtues 5 të emërohen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe jo nga Ministri i Brendshëm.

“Rregullat e etikës duhet të plotësohen me udhëzime praktike, si dhe masa të ndërgjegjësimit, trajnimit dhe këshillimit – përfshirë mbrojtjen e sinjalizuesve, në mënyrë që të rritet besimi te sistemi”, thuhet në mënyrë të përmbledhur në këtë raport të GRECO.

Etiketa: GRECOraportShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme! Sa janë shifrat për Shqipërinë

20:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

A mund ta prodhojë Shqipëria të gjithë ushqimin që i duhet?

12:38 : 29/06/2025
AKTUALITET

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

07:59 : 28/06/2025
AKTUALITET

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria strehë për pastrimin e parave të drogës

12:11 : 27/06/2025
AKTUALITET

Radio France: Shqipëria, ndalesë për kokainën dhe rrjetet që shfrytëzojnë Portin e Durrësit

21:42 : 26/06/2025
AKTUALITET

Gjyqtarët pezullojnë ndalimet, 43 emigrantë kthehen nga Shqipëria në Itali

18:21 : 26/06/2025
Para

OFL u dërgon formularët 3 shtetasve/ Emrat

TË GJITHA

Përplasjet për tarifat/ Kina: Të gatshëm të diskutojmë me SHBA

16:22 : 01/07/2025

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh

16:19 : 01/07/2025

Një ndër kandidatët për stolin e Tiranës, Ditmar Bicaj zyrtarizon largimin nga Burreli

16:07 : 01/07/2025

A do ta dëbojë Musk nga SHBA? Ja si përgjigjet Trump

16:05 : 01/07/2025

Rruga Tiranë-Durrës në gjendje skandaloze, miliona euro për ndërtim dhe mbushje gropash

15:59 : 01/07/2025

OKB: Bota duhet të mësohet të jetojë me valët e të nxehtit

15:50 : 01/07/2025

Pique zbulon të vërtetën e fotos së bujshme me Ibrahimovic

15:46 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com