• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal, të infektuarit me covid i detyrojnë të shkojnë në punë

17:51 : 01/12/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Nga Boldnews.al

Persona të infektuar që punojnë në sektorin privat detyrohen që të shkojnë në punë, edhe pse nuk e kanë kaluar periudhën dy javore që konsiderohet e plotë për tu shëruar. Kjo po ndodh në disa kompani, kryesisht të vogla në vend, që për mungesë punëtorësh të kualifikuar urdhërojnë punonjësit që të paraqiten në detyrë, ndryshe mund ta humbasin atë vend.

Ky denocim ka ardhur prej disa kohësh në zyrat e Boldnews.al nga persona të ndryshëm që ngrinin këtë shqetësim dhe nga verifikimet e kryera rezulton se fenomeni është mjaft i përhapur. Në bazë të rregullave dhe protokollit mjekësor, në momentin që një person rezulton pozitiv (nga analizat me tampon), ai duhet të qëndrojë dy javë i izoluar në shtëpi, ose në spital sipas gjendjes që paraqet.

Gjithashtu, menjëherë pasi konfirmohet duhet të lerë numër kontakti dhe më pas telefonohen nga inspektori i policisë së zonës ku i komunikohet se në rast se shkel karantinimin e detyrueshëm dhe kapet duke lëvizur, do të përballet me masat ndëshkimore, përfshi edhe nisjen e procedimit penal.

Por në shumë raste individë të ndryshëm nuk kanë kryer tamponë, por janë vizituar dhe klinikisht për ta dyshohet se kanë Covid-19 dhe i nënshtrohen kurimit. Duke mos kryer tamponin edhe pse janë me koronavirus, ata e kanë më të lehtë që të lëvizin, pasi nuk figurojnë zyrtarisht si të prekur, ndonëse realisht janë të infektuar.

Lexo edhe:

Skandal me Votën e Diasporës/ KQZ nxjerr 2902 zarfe të numëruara, nga 2896 zarfe në total

SKANDALI/ Eduard Shalsi fushatë brenda komisariatit të Kukësit

Disa të punësuar në sektorin privat janë thirrur në punë edhe pse ndiqen me mjekime ose komplekse vitaminash kundër Covid-19. Në rast se kundërshtojnë, pronarët ose eprorët e tyre, mund ta humbasin punën.

Kjo i kushtëzon që të parqiten në detyrë të sëmurë, duke rrezikur jo vetëm veten, por përhapur edhe sëmundjen tek lolegë të tjerë.

Një lloj “skllavërimi modern” po ndodh aktualisht, ku burime të Boldnews.al mësojnë se disa kompani që kanë punëtorët në numër relativisht të lartë të infektuar, i grupojnë të gjithë të infektuarit dhe i mbajnë në një zonë të caktuar të punës, me “qëllimin” për të mos infektuar të tjerët, por kjo është një shkelje e rëndë e të drejtës së punëtorëve.

Ky problem më së shumti vjen nga mosgjurmimi i rasteve, ose siç e konsiderojnë institucionet shtetërore me “fjalën e madhe”: – “hetim epidemiologjik”. Kjo është detyrë e ISHP-së (Institutit të Shëndetit Publik), i cili pasi konfirmon një rast, duhet të verifikojë personat e kontaktit dhe familjarët e tij.

Për shkak të mungësës së tamponëve, muajt e fundit ISHP-ja ka vendosur që nëse në një familje një person del pozitiv, tamponi nuk u bëhet familjarëve të tij, edhe pse jetojnë në të njëjtën banesë dhe shfaqin shenja të Covid-19. Mund të jenë tre të infektuar në një banesë, por për shtetin zyrtarisht konsiderohet vetëm njëri.

Probemi i kryerjes në numër të vogël të tamponëve është regjistruar në javët e fundit, ku verion nga 2200-2300 në ditë, nga 2600-2700 që ishte një javë më parë. Në këtë shifër përfshihen edhe tamponët që kryhen në laboratorët privatë.

Numri i tamponëve që kryhet nga ISHP-ja ka qenë gjithnjë në ulje dhe qytetarët detyrohen të shkojnë në privat në mënyrë që ta kenë sa më shpejt një përgjigje nëse janë ose jo të infektuar me Covid-19. Pikërisht kjo sorollatje sipas specialistëve të shëndetit publik shton riskun e përhapjes së virusit dhe infektimit të personave të tjerë, në rrugë, dyqane, qondra tregtare dhe kafene.

Situata absurd e mungesës së gjurmimit dhe kontrollit, i lë mundësi gjithashtu personave të papërgjegjshëm që edhe pse janë me shenja Covidi, e madje mund të kurohen në kushte shtëpie, përsëri dalin në kafe, dyqan dhe për nevoja të tjera, duke u kthyer në burim infeksioni.

Por përveç ndërgjegjësimit i cili është individual, në këto raste duhet të funksionojnë institucionet shtetërore ku dy prej më kryesorëve në parandalimin e përhapjes së Covid janë ISHP-ja dhe Policia e Shtetit. Të parët merren me anën e identfikimit klinikisht dhe gjurmimit të përhapjes së sëmundjes, ndërsa policia të sigurojë që personat e prekur të jenë të paktën për dy javë në karantinë të plotë.

Etiketa: detyrohen te shkojne ne puneskandaltë infektuarit me covid

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandal me Votën e Diasporës/ KQZ nxjerr 2902 zarfe të numëruara, nga 2896 zarfe në total

22:02 : 13/05/2025
Screenshot
AKTUALITET

SKANDALI/ Eduard Shalsi fushatë brenda komisariatit të Kukësit

16:15 : 06/05/2025
AKTUALITET

Skandal në spitalin e Korçës/ Roja “tapë” me raki ofendon pacientët dhe godet familjarët

15:03 : 30/04/2025
AKTUALITET

SKANDAL/ Lagjja “Skënderbeg” në Lezhë e mbushur me mbetje që i hedh bashkia

21:10 : 15/04/2025
BOTA

Skandal me dhuruesit e spermës në Holandë

19:41 : 15/04/2025
BOTA

Skandal në burg të Skocisë/ Drejtori kapet duke bërë seks me infermieren gjatë orarit të punës

13:34 : 11/04/2025
Para

Po e kaloni koronavirusin në shtëpi? Ekspertët u japin përgjigje të gjitha pyetjeve që ju shqetësojnë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

I riu nga Korça niset drejt Gjermanisë dhe humb kontaktet me familjen, e motra denoncon në Polici

11:29 : 16/05/2025

Negociatat me Ukrainën, Von der Leyen nga Tirana: Duhet t’i bëjmë më shumë presion Rusisë

11:17 : 16/05/2025

Vjosa Osmani mesazh BE-së: Po i hapni derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

11:15 : 16/05/2025

Rutte nga Tirana: Topi është në fushën e Putin! Duhet të jetë serioz

10:48 : 16/05/2025

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

10:46 : 16/05/2025

Lufta në Ukrainë, Kallas paralajmëron sanskione të reja: Rusia nuk do paqe

10:34 : 16/05/2025

“Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim

10:32 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com