• Kontakt
Monday, September 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Padia e shefes së kabinetit të Xhaçkës kundër mediave/ Unioni i Gazetarëve: Akt i pastër presioni ndaj raportimit të lirë

14:30 : 01/12/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Shefja e kabinetit të Ministres të Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka depozituar padi ndaj gazetares dhe dy mediave pas publikimit të një artikulli me titull “Rasti Gaçeni dhe skandali me manipulimin e bursave të NATO-s, nga Ministria e Mbrojtjes”. Ndërkohë, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e cilëson padinë një akt të pastër presioni ndaj raportimit të lirë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shprehet po ndjek me shqetësim procesin e iniciuar nga Shefja e Kabinetit të Ministrit të Mbrotjes, Belioza Çoku ndaj gazetares së njohur Juli Ristani (Mezini) për shkak të publikimit të një shkrimi me titull “Rasti “Gaçeni” dhe skandali me manipulimin e bursave të NATO-s”, nga Ministria e Mbrojtjes, i publikuar më 6 gusht e në vazhdim nga gazeta Shqip dhe Boldnews.al.

Në një njoftim, unioni sqaron se, qysh prej botimit të shkrimit nga gazetarja me përvojë të gjatë dhe kontribuese në gazetarinë e raportimit dhe atë të investigimit, reagimet e zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe vënia në lëvizje e gjykatës përmes padisë, përbëjnë një akt intimidues dhe presioni mbi raportimin e lirë të gazetares dhe mediave të përfshira në këtë publikim.

“Gazetarja Juli Ristani për përgatitjen e këtij raportimi është ndeshur me vështirësi dhe pengesa të shumta deri edhe me presione të hapura. Në përballje me vështirësitë e prononcimeve të munguara zyrtare dhe problemeve të hasura për vënien në dispozicion të dokumentacionit dhe informacionit rreth procedurave dhe kritereve të ndjekura në rastin e aplikimit të bursave të NATO-s nga përfaqësuesit e administratës së Ministrisë së Mbrojtjes, ajo i është drejtuar përmes redaksisë së Shtyp-it me një shkresë për ndërhyrje edhe Komisionerit për të Drejtën për Informim. Ndërkohë që përgjatë procesit të mbledhjes të të dhënave dhe prononcimeve zyrtare, gazetares i janë dashur gati tre muaj pritje dhe durim, ç’ka bie ndesh me afatet ligjore të parashikuara në legjislacionin shqiptar. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mëson se në fund të muajit nëntor të vitit 2020, në adresë të gazetares Juli Ristani dhe dy mediave Shqip dhe Boldnews.al, vjen thirrja e gjykatës për vënien nën padi nga zyrtarja e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila kërkon dëmshpërblim”, sqarohet në reagim.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh keqardhjen se në këtë proces është përfshirë edhe Agjencia e Inteligjencës së Shërbimit të Mbrojtjes, jo për të hetuar përgjegjësit, por se si “rrodhi” dokumenti, të cilin gazetarja e ka bërë pjesë të raportimit të thelluar të rastit.

Lexo edhe:

Godet fort Tërmet Peçi / Nuk ja miraton qeverinë Ramës

Hakerat vjedhin të dhënat e 7,4 milionë klientëve të markave luksoze

UGSH e denoncon këtë padi si një akt të pastër presioni ndaj raportimit të lirë, ndaj pengesave dhe vështirësive për respektimin e ligjit për të drejtën për informim dhe cungimit të transparencës publike prej administratës publike, përfshi edhe atë të Mbrojtjes.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë deklaron se do ta ndjekë me përparësi këtë proces gjyqësor të iniciuar nga zyrtarja në fjalë, ndaj një gazetareje profesioniste dhe se e konsideron këtë një proces që cënon rëndë imazhin e marrëdhënieve mes gazetarëve, mediave dhe nëpunësisë së administratës publike të vendit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Godet fort Tërmet Peçi / Nuk ja miraton qeverinë Ramës

20:26 : 15/09/2025
BOTA

Hakerat vjedhin të dhënat e 7,4 milionë klientëve të markave luksoze

20:16 : 15/09/2025
AKTUALITET

“Diella”, Berisha: Vjedhje e Ramës, presidenti kukull legalizoi krimin kushtetues

20:14 : 15/09/2025
AKTUALITET

Skema mashtruese XUEX/ Nga postera në lokale te roli i ‘Profesorit’, si u joshën qytetarët

19:58 : 15/09/2025
RAJONI

SHBA mesazh Kurtit: Na duhet një partner në Kosovë që nuk sjell destabilitet

19:46 : 15/09/2025
SPORT

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

19:45 : 15/09/2025
Para

Barcelona kërkon një shqiptar për të zgjidhur problemet në mbrojtje

TË GJITHA

Godet fort Tërmet Peçi / Nuk ja miraton qeverinë Ramës

20:26 : 15/09/2025

Hakerat vjedhin të dhënat e 7,4 milionë klientëve të markave luksoze

20:16 : 15/09/2025

“Diella”, Berisha: Vjedhje e Ramës, presidenti kukull legalizoi krimin kushtetues

20:14 : 15/09/2025

Skema mashtruese XUEX/ Nga postera në lokale te roli i ‘Profesorit’, si u joshën qytetarët

19:58 : 15/09/2025

SHBA mesazh Kurtit: Na duhet një partner në Kosovë që nuk sjell destabilitet

19:46 : 15/09/2025

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

19:45 : 15/09/2025

Çollaku: Me paratë e drejtësisë janë bërë pallate, SPAK të nisë hetimet

19:35 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com