• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Myrto Uzuni, djali që lante enët në Greqi dhe donte të bëhej si CR7”, talenti tregon historinë e tij për “AS”

20:07 : 01/12/2020
në SPORT

Myrto Uzuni është një shembull i qartë sesi vështirësitë mund të tejkalohen dhe se asgjë nuk është e pamundur. Djaloshi nga Uznova, i rritur me historitë inspiruese që shihte nga figurat më të mëdha të futbollit, është kthyer papritur vetë në një dëshmi shembullore për talentet shqiptarë.

Vështirësia ekonomike, mungesa e kushteve, problemet e mëdha që dalin gjatë rrugës janë shumë të vogla përpara dashurisë mbi futbollin. Shumë sakrifica ka bërë Uzuni në jetën e tij, i ndihmuar nga familja e tij, e cila ishte e varfër në aspektin financiar por me zemrën e madhe, që bënë të mundur kapërcimin me hapa gjiganti.

Babai i Myrtos, Artani, shpeshherë e ka thënë hapur se mediat nuk kanë shkruar thuajse asnjëherë për Uzunin në kohën që luante në Shqipëri apo kur nisi të luante me Lokomotivën e Zagrebit. Ndërkohë po i njëjti lojtar ka shkuar larg në “Champions League” dhe tani shkrimet e bukura thuren nga prestigjozet mediatike në Europë.

Së fundmi është media e madhe spanjolle “AS” që ka intervistuar Uzunin. E hapur me “Uzuni, djali që lante enët dhe donte të ishte si Cristiano”, tregohet rrëfimi i rrallë i futbollistit. Për ta nisur që kur Myrto ishte 10-vjeç. Familja e tij vendosi largimin nga Berati për në Greqi. Aty ishin vetëm dy mënyra të vetme: “Kalo malin në udhëtim tre ditor dhe tre netë me vëllain e vogël 3-vjeç mbi shpinë, ose paguajë 8.000 euro për udhëtim të paligjshëm, por të sigurt. Prindërit zgjodhën mundësinë e dytë dhe këtu fillon historia.

“I detyrohem gjithçka familjes time, e cila u kthye në Shqipëri në mënyrë që të luaja futboll. Unë kurrë nuk hoqa dorë nga ëndrra ime. Ne shkuam për të pasur një jetë më të mirë në Greqi. Babai im punoi me rrugët ndërsa nëna ime lante enët në një restorant. Unë gjithashtu duhej të punoja, duke ndihmuar mamin. Punoja 12 orë dhe luajta futboll, edhe pse më duhej të ngrihesha në 6:00. Unë kurrë nuk e ndalova ëndrrën time.

Lexo edhe:

FOTO/ Myrto Uzuni bëhet baba për herë të parë

Myrto Uzuni në ekipin e javës në MLS përkrah Lionel Messit

U përpoqa të bëja një provë në Olympiakos në mënyrë që ata të mund të shihnin talentin tim, por unë nuk i kisha dokumentet në rregull. Prandaj babi im tha se ishte më mirë të kthehesha në Shqipëri në mënyrë që të mund të luaja në një ekip futbolli. Ata sakrifikuan për mua”, u shpreh Uzuni.

Kështu do të mbërrinin sërish në Berat. Uzuni ishte vetëm 16-vjeç dhe nuk i duhej shumë kohë për të rënë në sy. “Një trajner më pa dhe më çoi në klubin e tij, Apollonia. Në miqësoren e parë shënova dy gola. Dhe pas gjashtë muajve të gjitha klubet më donin,” thotë sulmuesi shqiptar.

“Cristiano Ronaldo është referenca ime, unë e di historinë e tij, kam lexuar gjithçka për të. Ishte motivi im. Në Shqipëri nuk ka shumë akademi. Ky ishte problemi. Unë gjithashtu duhej të paguaja 12 euro në muaj për të shkuar në stërvitje dhe pesë për fugonin që të më dërgonte në ndeshje. Nuk kisha para dhe nuk ndaloja së qari në shtëpi. Kam paguar për dy muaj dhe duhej pyesja miqtë e mi “, tha futbollisti.

E ndërkohë kur i kthehet momentit të bukur, për golin e realizuar kundër Juventusit, Myrto nuk mund të harrojë këto kujtime: “Ishte një ëndërr, si ajo që kam jetuar pas ndeshjes kur Morata më përgëzoi për mënyrën se si kisha luajtur. Tani hap pas hapi, nuk dua të bëj gabime. Unë thjesht dua të shënoj gola dhe të jap asistime. Për mua kjo është tani gjëja e rëndësishme, dhe të fitoj ndeshje dhe të luaj Ligën e Kampionëve. Ëndrrat e mia janë të mëdha, por unë preferoj për të mos thënë ato “, përfundoi Uzuni. /Sport Ekspres/

Etiketa: Myrto Uzuni

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

FOTO/ Myrto Uzuni bëhet baba për herë të parë

21:06 : 22/04/2025
SPORT

Myrto Uzuni në ekipin e javës në MLS përkrah Lionel Messit

21:08 : 01/04/2025
SPORT

Uzuni shënoi golin e parë në MLS, sulmuesi premton: Nuk do të ndalem

16:29 : 31/03/2025
SPORT

VIDEO/ Myrto Uzuni shënon golin e parë në Amerikë, arbitri ndërpret ndeshjen

22:41 : 30/03/2025
SPORT

“Rrëfehet” Myrto Uzuni: Ja ndeshja që nuk do ta harrojë asnjëherë kur luaja për Laçin

16:20 : 07/03/2025
SPORT

La Granadën për amerikanët e FC Austin, Uzuni debuton në MLS

10:19 : 02/03/2025
Para

Intervista për ‘Forbes’/ Dasho: Rama gënjeu për pandeminë

TË GJITHA

EMRI/ Detaje nga aksidenti në rrugën nacionale Vlorë-Fier, viktima është një djalë 19 vjeç

14:43 : 01/06/2025

“Drejtësi për Hamidin”/ Aktivistët protestojnë kundër kampit të Gjadrit

14:37 : 01/06/2025

Tjetër aksident i rëndë/ Motoristi humb kontrollin, një i vdekur dhe një i plagosur në Vlorë

14:34 : 01/06/2025

“Kujdes nga aleanca Rusi-Kinë”, apeli i Kallas: Duan ndryshimin e rendit global

14:22 : 01/06/2025

Turisti anglez ndërroi jetë, policia: Humbi kontrollin e ‘Jet Ski’ gjatë manovrave

14:06 : 01/06/2025

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, autori i penduar: Kërkoj falje, por nuk tërhiqem nga…

14:03 : 01/06/2025

Plagosje me thikë në Tiranë, shpallet në kërkim autori

13:54 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com