• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Koronavirusi ndikon në rritjen e depresionit tek të rinjtë/ Rriten shtrimet në spitalet psikiatrike

20:01 : 01/12/2020
në SHENDETI

Pandemia e koronavirusit ka rezultuar në bllokime në të gjithë botën, që kanë sjellë një kosto të konsiderueshme për shëndetin mendor.

Në Francë, sondazhet tregojnë një rritje të rasteve me depresion në të gjithë vendin, kryeisht mes të papunëve, atyre në vështirësi financiare dhe të rinjve.

Profesionistët e shëndetit mendor thonë se bllokimet dhe orari i ndalim-qarkullimeve në Francë kanë destabilizuar njerëzit që në kushte normale nuk do të kishin përfunduar në pavijonet e trajtimit psikiatrik.

Një spital psikiatrik në Normandi ka parë një rritje të mprehtë të numrit të të rinjve që kërkojnë ndihmë për ankthin, depresionin, varësinë nga droga dhe probleme të tjera.

Përqëndrimi i burimeve në luftën kundër COVID-19 ka larguar vëmendjen nga shëndeti mendor dhe ka sjellë gjithashtu pasoja të rënda për pacientët që kanë patur probleme mendore. Detyrimi i miliona njerëzve që të qëndrojnë përsëri në shtëpi – duke i shkëputur nga familjet dhe miqtë, duke u mbyllur bizneset në të cilat investuan, klasat ku mësojnë, apo mjediset ku argëtohen në mbrëmje – ka ndikuar në uljen e valës së re të koronavirusit në Francë, që këtë muaj e kaloi kufirin e 50,000 të vdekurve.

Lexo edhe:

Mjeku italian tregon se kush është vaksina 100% e sigurtë për rastet e rënda

Por kostot e shëndetit mendor kanë qenë gjithashtu të konsiderueshme.

Qendra Spitalore Rouvray në qytetin Rouen është vendi ku mjekët psikiatër po vihen në vijën e parë të betejës me shëndetin mendor.

Gazetarët e agjencisë Associated Press kaluan 10 orë në një pavion me 535 shtretër të spitalit psiqiatrik, një ditë pasi Presidenti francez Emmanuel Macron parashtroi një plan që do të shtrihet deri në mes të janarit me heqjen graduale të kufizimeve.

Në njësinë e urgjencës psikiatrike, një studente 25 vjeçare qëndron e heshtur në Dhomën e Konsultimit.

Mjekja Sandrine Elias, bisedon me të se si mbyllja e vendit e ka lënë atë të vetmuar, me klasat e universitetit që janë të pezulluara. Bllokimi nuk ishte shkaku i vetëm i depresionit të saj. Mjekja Elias mëson se pacientja ka kaluar një adoleshencë të vështirë, me përpjekje për vetëvrasje. Izolimi gjatë epidemisë më pas e përkeqësoi gjendjen e saj.

Mjekët vendosën që ta shtronin menjëherë në spital. Pushimi i mbikëqyrur dhe ilaçet, mund ta ndihmonin. Por jo të gjithë ata që kërkojnë ndihmë kanë histori të mëparshme të problemeve mendore. Profesionistët e shëndetit mendor thonë se bllokimet dhe oraret e ndalim-qarkullimit kanë destabilizuar gjithashtu njerëz të cilët, në kohë më pak sfiduese, mund t’i kishin kapërcyer vështirësitë e tyre duke biseduar me familjen dhe miqtë, në vend që të përfundonin në pavijonet e trajtimit psikiatrik.

“Kur jeta ndalet, kur dyqanet janë të mbyllura, kur nget makinën nëpër një qytet fantazmë natën dhe kur je një student i izoluar dhe nuk ndihesh mirë, përballja me këtë zbrazëti është e padurueshme. Duhet të jesh në një gjendje mendore të shëndetshme dhe të strukturuar mirë për t’u përballur me këtë situatë”, thotë mjekja Sandrine Elias.

Një student tjetër, i quajtur Nathan, 22 vjeç, kishte vizituar repartin e urgjencës dy netë më parë. Ai i thotë psikiatrit Olivier Guillin se kishte patur mendime për të kryer vetëvrasje të cilat i ishin shfaqur fillimisht gjatë bllokimit të parë në pranverë. Ato iu kthyen përsëri kur vendi u mbyll për herë të dytë në 30 tetor. Universiteti i tij u mbyll. Klasat e tij për shkencat politike u bënë virtuale. Në vend që të ishte në konvikt, ai u kthye në shtëpi me prindërit, i shkëputur nga rrjeti i tij i miqve dhe i shqetësuar për të ardhmen e tij të pasigurt.

“Bllokimi i parë nuk kishte shumë efekt tek mua, por bllokimi i dytë ishte si një shuplakë”, thotë pacienti.

Guillin, i cili drejton disa pavione në spital dhe ka 200 mjekë që punojnë nën drejtimin e tij, thotë se ata po shohin një rritje shumë të mprehtë të numrit të të rinjve që kërkojnë ndihmë për ankthin, depresi

Guillin është ende i prekur nga vdekja e një pacienteje që vrau veten gjatë bllokimit të parë, 48 orë pasi shkoi në spital. Pacientja mbante maskë në takimin me mjekun për t’u mbrojtur nga virusi duke e penguar që ai të shihte si duhet thellësinë e shqetësimit të saj.

“Kur vëmë maskën, ne nuk shohim më shprehjen e fytyrës së njerëzve ose i shohim shumë më pak. Me maskën vënë, ne nuk mund të shohim nivelin e sëmundjes, jemi më pak të aftë të vlerësojmë vuajtjet e njerëzve”, thotë mjeku Guillin, citon VOA.

Mjekët thonë se pandemia ka pasur pasoja të tjera më pak të dukshme, por jo më pak shkatërruese, si këto të shëndetit mendor.

Etiketa: koronavirusi shendet boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

SHENDETI

Mjeku italian tregon se kush është vaksina 100% e sigurtë për rastet e rënda

18:14 : 18/02/2021
Para

“Myrto Uzuni, djali që lante enët në Greqi dhe donte të bëhej si CR7”, talenti tregon historinë e tij për “AS”

TË GJITHA

FOTO/ Aksidenti i trefishtë Elbasan, policia: U plagosën 5 persona! Një u transportua tek Trauma

19:01 : 03/06/2025

Vllaznia mbushet me talente, tjetër produkt i akademisë firmos me ekipin e parë

19:01 : 03/06/2025

“Mbushën” Finlandën me drogë/ Kush janë dy “kokat” nga Vlora, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

18:54 : 03/06/2025

“Nuk do t’ju harroj kurrë”, letra e Inzaghit: Zgjohesha dhe flija me Interin në mendje

18:50 : 03/06/2025

Hedhja në erë e dy urave hekurudhore nga Ukraina, Rusia: Akte terrorizmi

18:31 : 03/06/2025

Përgatitjet anti-Serbi/ Kombëtarja zhvillon seancën e dytë stërvitore, mungon titullari i sulmit

18:30 : 03/06/2025

Spastrime me “projekt-ligj” në diplomaci, rrezikohet largimi i diplomatëve të karrierës

18:29 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com