Drejtori i Qendrës për Kërkimin dhe Politikën e Sëmundjeve Infektive (CIDRAP) në Universitetin e Minesotës, epidemiologu amerikan Michael Osterholm, dha një intervistë për gazetën italiane La Repubblica.
Kjo intervistë ishte me rastin e botimit të librit të tij në Itali, me titull “Armiku më i keq – Si të fitojmë betejën kundër sëmundjeve infektive dhe epidemive”.
Në lidhje me pandeminë e COVID-19, Osterholm pretendon: “Ne kemi një lajm të mirë dhe të keq. Lajmi i mirë është se kërkimi dhe puna e vaksinave po ecën shumë shpejt, shumë më shpejt sesa imagjinonim. Tani duhet të presim për procesin e miratimit, duhet të punojmë në proceset e prodhimit dhe shpërndarjes dhe pastaj mund t’ua japim atyre njerëzve, dhe unë jam i sigurt që kjo do të ketë një ndikim të madh në pandeminë. Lajmi i keq, sidoqoftë, është se duhet të presim akoma. Unë nuk mendoj se do të shohim vaksina para tremujorit të dytë ose të tretë të vitit 2021.”mch
Por në intervistën e tij, shkencëtari amerikan zbulon se njerëzimi do të duhet të presë për një pandemi të tretë, e cila do të jetë krejtësisht e ndryshme dhe shumë më e keqe.
Ai thotë: “Nuk mund të them me siguri nëse pandemia tjetër do të jetë më e madhe se kjo, por padyshim që do të jetë më keq. Nëse do të ishte e ngjashme me atë të vitit 1918, për shembull, do të prekte njerëzit e moshës 18 deri 30 vjeç dhe për këtë arsye gjithçka do të ishte ndryshe. Unë me të vërtetë shpresoj që pandemia e ardhshme të mos na kapë të papërgatitur.”
Ndërsa më tej shton: “Ne patjetër që kemi nevojë për një nivel shumë më të lartë të gatishmërisë. Për virusin e ardhshëm duhet të dimë paraprakisht se çfarë lloj vaksinash duhet të zhvillojmë dhe si t’i prodhojmë ato më shpejt dhe më mirë. E njëjta gjë vlen edhe për zinxhirin e furnizimit.
Ne kemi nevojë për të shpërndarë ilaçe dhe pajisje mbrojtëse shumë më me efikasitet sesa këro që kemi sot. Kjo do të thotë që ne kemi mësuar shumë nga kjo pandemi. Gjithçka që përjetojmë sot duhet të regjistrohet në mënyrë që të jetë e dobishme në të ardhmen. Kur të mbarojë e gjithë kjo, ne duhet të jemi të sigurt se e kemi marrë leksione, në mënyrë që të jemi më të përgatitur për të ardhmen.”
Për atë që duhet bërë për të parandaluar pandeminë e radhës, Osterholm thotë: “Si CIDRAP ne po punojmë me disa qindra organizata të tjera për të krijuar një vaksinë gripi. Një ditë ndoshta do të ketë një vaksinë gripi për të gjithë, e cila do të ndryshojë gjithçka. Kjo do të thotë, ajo do të jetë në gjendje të parandalojë llojet e reja të gripit ose, nëse infeksioni përhapet, do të jetë në gjendje të na lejojë të vaksinojmë shpejt gjithë njerëzimin. Në atë kuptim, unë jam optimist për gripin, se jemi në rrugën e duhur. Lidhur me pandeminë aktuale, sigurisht që nuk do të jetë e fundit me të cilën duhet të merremi. Por të paktën ne po mësojmë shumë për koronavirusët “.