• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

1 vit nga tërmeti tragjik që shkaktoi 51 viktima/ Çfarë ndodhi dhe premtimet në letër

08:45 : 26/11/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Më 26 nëntor 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 me një epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit. Lëkundja e fortë, që shkaktoi 51 viktima ndodhi në orën 03:54 CET (UTC +1), ndërsa ajo u ndjeh deri në 370 kilometra në verilindje të epiqendrës.

Në total 51 njerëz humbën jetën dhe mbi 3,000 vetë u plagosën. Për nga shkalla e magnitudës ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Shqipërinë në më shumë se dyzet vjet, edhe pse në momentin e goditjes aparaturat që matin magnitudat u fikën për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Shqipëria shtrihet përtej kufirit konvergjent midis Pllakës Euroaziane dhe Adriatikut, pjesë e zonës komplekse të përplasjes me Pllakën Afrikane. Struktura e pjesës perëndimore të Shqipërisë mbizotërohet nga tektonika aktive e shtyrjes. Rajoni është sizmikisht aktiv, me disa tërmete M≥6 në njëqind vitet e fundit. Në vitin 1979, ngjarja më e madhe goditi 70 km më tej në veri, në Mal të Zi, duke vrarë 136 njerëz (100 në Mal të Zi dhe 36 në Shqipëri).

Sot 1 vit pas tërmetit, janë me mijëra qytetarë që presin të akomodohen në banesat e tyre të reja, të premtuara nga Qeveria, edhe pse nuk dihet se kur mund të përfundojë projekti i rindërtimit. Kryeministri Edi Rama dhe ministra të tij herë pas here shfaqen duke dhuruar çelësat e banesave individuale, por pallatet që do të ndërtoheshin deri në fund të 2020, sipas premtimeve të vetë Ramës, janë ende në letra.

Pas 1 viti, Kryeministri duket se kërkon edhe mandatin e tretë për të përmbushur premtimet e tij, dhe me shumë gjasë edhe fushatën elektorale do e bazojë pikërisht te Rindërtimi. Pavarësisht akuzave dhe debateve, sot nuk ka shifra zyrtare se sa familje janë akomoduar në banesat e tyre të reja, sa të tjerë janë në pritje, kur mundet të ndërtohen njësitë akomoduese, sa janë në çadra apo rulota.

Lexo edhe:

151 të plagosur nga tërmeti në Turqi, shkollat ​​në Stamboll mbyllen për dy ditë

Tërmeti në Turqi/ Me dorën që i dridhej, momenti kur moderatorja e CNN-it ndërpret intervistën (VIDEO)

Dëmet

Dëme u shënuan kryesisht në qytetin e Durrësit dhe fshatin e Kodër-Thumanës, të cilat ndodhen afër epiqendrës së tërmetit. Dy hotele dhe dy pallate u shembën në Durrës. Katër ndërtesa, përfshirë një pallat 5-katësh u shembën në Kodër-Thumanë e cila u godit më rëndë nga tërmeti.

Qyteti i Laçit u dëmtua gjerësisht. Gjendja e jashtëzakonshme që do të zgjaste 30 ditë u shpall nga qeveria shqiptare për Durrësin, Thumanën dhe Tiranën e më vonë u zgjerua për Laçin dhe Lezhën.

Tërmeti u ndoq nga pasgoditje të cilat drodhën strukturat e dëmtuara gjatë tërmetit dhe shkaktoi frikë midis qytetarëve. Rrjedhimisht një numër shtëpish nuk ishin më të banueshme.

Qindra ushtarë shqiptarë dhe rreth 2,000 oficerë policie u dërguan në zonat e prekura nga tërmeti. Ata u ngarkuan me detyrën e ndihmesës në operacionet e kërkim-shpëtimit si dhe në ngritjen e çadrave dhe kampeve të strehimit për njerëzit e mbetur tashmë pa shtëpi. 300 çadra emergjencash u ngritën pranë stadiumit të Durrësit dhe në Thumanë për të strehuar rreth 1,000 persona.

Trupat shqiptare që punonin me mjete të kufizuara shpëtuan njerëz nga rrënojat të mbështetur nga 250 trupa nga SHBA dhe vende të ndryshme europiane.

Duke qenë se tërmeti i fundit i fuqishëm e goditi vendin në vitin 1979, Shqipëria kishte një mungesë të eksperiencës dhe ekspertizës në operacionet e shpëtimit.

Rrjedhimisht, ekipe shpëtimi me pajisje të specializuara, qen nuhatës dhe furnizime të tjera emergjencash mbërritën në Shqipëri nga vendet fqinje dhe Europa për të ndihmuar në operacionet e kërkimit si dhe për të ndihmuar ata të mbetur të pastrehë.

Shumë njerëz të pastrehë në Kodër-Thumanë kaluan dy netë në çadra duke refuzuar për të qendruar në hotelet në Detin Adriatik.

Forcat Speciale RENEA vijuan të kërkonin për disa njerëz që u raportuan të humbur dhe të paktën 45 persona u nxorrën të gjallë nga rrënojat.

Sipas informacioneve zyrtare 51 vetë humbën jetën: 25 në Durrës, 25 në Thumanë dhe 1 në Lezhë.

Midis viktimave ishin dhe 10 fëmijë të moshave 2-10 vjeç. Pas tërmetit, humbën jetën edhe 2 persona nga Kurbin, njëri nga plagosjet e tyre në spital dhe një tjetër përmes vetëvrasjes, për shkak të stresit post-traumatik.

Pasgoditjet, disa prej të cilave ishin të fuqishme, e bënë të vështirë punën e ekipeve të shpëtimit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu fillimisht deklaroi mbi 900 të plagosur nga të cilët 750 ishin trajtuar në spitalet e Durrësit dhe Tiranës.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se ishin 62 vetë ishin në gjendje të stabilizuar dhe 5 të tjerë ishin nën kujdes intensiv. 5,200 banorë mbetën të pastrehë.

Një banesë e zotëruar prej ushtrisë shqiptare në Durrës, qendra sociale në Tiranë dhe ndërtesa të ndryshme private siç ishin 90 palestra në Krujë, Tiranë, Lezhë, Durrës dhe hotele në Vlorë, Durrës dhe Tiranë u përshtatën e u hapën për të strehuar njerëzit e mbetur pa shtëpi.

Rreth 2,500 persona janë strehuar në hotele, 2,100 të tjerë në çadra, ndërsa të tjerë të prekur nga tërmeti fjetën në palestra ose makinat e tyre.

Në Durrës, autoritetet shpërndanë ushqim dhe zëra dolën në sipërfaqe se disa njerëz nuk kishin marrë akoma ndihma.

Për shkak të arsyes së sigurisë, disa njerëz nuk u lejuan të hynin në shtëpitë e tyre e u bënë të varur prej donacioneve të ushqimit derisa inxhinierët i kontrolluan.

Prej frikës së shkaktuar prej tërmetit, kishte banorë që nuk donin të ktheheshin në banesat e tyre.

Pesëqind persona të mbetur pa shtëpi janë vendosur në Kosovë, në një kamp në Prizren të krijuar nga qeveria e Kosovës.

Të tjerë janë strehuar në bashkitë kosovare të Lipjanit me 3 familje, 10 familje me 48 veta në Podujevë dhe 70 veta në Malishevë. Të tjerë të pastrehë kanë shkuar në Shqipërinë lindore.

Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Opozitës Lulzim Basha vizituan epiqendrën e tërmetit për të parë nga afër situatën.

Qendra operacionale kombëtare u krijuan nga qeveria shqiptare si dhe një linjë telefonike për njerëzit e prekur që kanë nevojë për rroba ose ushqim.

Turqia evakuoi 25 shtetas të saj nga Shqipëria në një spital në provincën e Izmirit.Baza Ashraf-3, e përdorur nga 4,000 anëtarë të MEK ose njohur ndryshe si Muxhahedinë, kishte pësuar dëme të konsiderueshme dhe viktima

Më 30 nëntor Kryeministri Rama deklaroi fundin e operacionit të kërkim-shpëtimit pasi nuk mendohej të kishte më trupa nën rrënoja.Sipas deklaratës së tij, rreth 2,000 njerëz ishin plagosur nga tërmeti gjithsej dhe më shumë se 4,000 të mbetur pa shtëpi.

Shifrat fillestare treguan se më shumë se 1,465 ndërtesa në Tiranë pësuan dëmtim serioz, si dhe rreth 965 ndërtesa në Durrës.

Funerali i parë për viktimat u mbajt të premten me qindra pjesëmarrës duke përfshirë Presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama.

Dëmi i tërmetit po kontrollohet prej inxhinierëve civil nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe ekspertë vendas për të vendosur nëse ndërtesat janë strukturalisht të sigurta ose jo, kanë nevojë të shemben apo të suvatohen.

Hedhja në erë e ndërtesave të pabanueshme tashmë ka nisur. Prokuroria urdhëroi policinë dhe autoritetet bashkiake për lista të ndërtesave të dëmtuara përpara se leja për shpërthim të jepej për shkak të hetimeve që po vijojnë.

Etiketa: 1 vitprojektettermeti

Lajme të lidhura

BOTA

151 të plagosur nga tërmeti në Turqi, shkollat ​​në Stamboll mbyllen për dy ditë

09:05 : 24/04/2025
BOTA

Tërmeti në Turqi/ Me dorën që i dridhej, momenti kur moderatorja e CNN-it ndërpret intervistën (VIDEO)

13:13 : 23/04/2025
BOTA

Luftimet në Mianmar nuk “pyesin” për fatkeqësi natyrore

19:08 : 07/04/2025
BOTA

Shkon në mbi 3.300 numri i viktimave nga tërmeti në Mianmar

11:00 : 05/04/2025
BOTA

Mrekulli nën rrënoja në Myanmar, gruaja nxirret e gjallë nga godina e shembur pas 91 orësh

20:27 : 01/04/2025
BOTA

OKB kërkon ndihmë urgjente për Mianmarin e shkatërruar nga tërmeti

11:38 : 31/03/2025
Para

Organizoi fejesë, policia arreston pronarin e lokalit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com