• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Nga “Dora e Zotit”, te shkëlqimi me Napolin, karriera e lavdishme e Maradonës

20:27 : 25/11/2020
në SPORT

Diego Maradona, i konsideruar si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, ka vdekur në moshën 60 vjeçare.

Argjentinasi, i cili bëri një operacion në tru këtë muaj, vdiq nga një sulm në zemër, konfirmuan mediat argjentinase. Vendi shpalli tre ditë zie kombëtare.

Maradona frymëzoi Argjentinën në lavdinë e Kupës së Botës në 1986 kur si kapiten ai shfaqi një nivel aftësie, kreativiteti, force dhe dëshire të pazakontë.

Në fitoren 2-1 në çerekfinalee ndaj Anglisë ai gjithashtu shënoi golin më të famshëm në historinë e futbollit, një ndeshje në të cilën sulmuesi gjithashtu tregoi anën e tij më të errët, djallëzore me famëkeqen “Dora e Zotit“.

Maradona gjithashtu arriti sukses të madh edhe në niveli klubi, veçanërisht me Napolin, të cilin ai e udhëhoqi në titullin e tyre të parë në Serie A në 1987. Një i dytë pasoi në 1990, së bashku me një Kupë të Italisë në 1987 dhe një Kupë UEFA në 1991, dhe i tillë ishte ndikimi i lojtarit në një klub i cili më parë kishte jetuar në hijen e klubeve si Juventus, Milan dhe Inter.

Lexo edhe:

Fundi i karrierës politike të Marine Le Pen?

“Kështu vdiq Maradona”/ Nis gjyqi në Argjentinë, prokurori tregon foton tronditëse

Sidoqoftë ishte gjatë shtatë viteve të tij te Napoli, ku varësia e Maradona-s ndaj kokainës doli jashtë kontrollit. Ai u dënua me një pezullim 15-mujor për shkelje të ligjit të drogës në 1991 – vitin kur ai u largua nga Napoli – dhe, tre vjet më vonë, u përjashtua nga Kupa e Botës në SH.B.A. pasi doli pozitiv për ephedrine.

Prej atij momenti jeta personale e Maradonës doli jashtë kontrollit dhe në vitet 2000 dhe 2004 ai u shtrua në spital për probleme të zemrës, hera e dytë që kërkonte përdorimin e një aparati respirator për të marrë frymë siç duhet.

Vitin pasues ai iu nënshtrua një operacioni “bypas gastrik” për të ndihmuar në parandalimin e mbipeshës.

Lindur në Buenos Aires në 30 Tetor 1960, Diego Armando Maradona ishte një fëmijë i mrekullueshëm dhe që ishte bashkuar me Los Cebollitas, një ekip i të rinjve të Argentinos Juniors. Në moshën 10 vjeçare ai luajti një rol kryesor në këtë ekip duke mbajtur një seri të pabesueshme fitoresh me 136 ndeshje, gjë që e lejoi atë të bënte debutimin për ekipin e të rriturve pa mbushur akoma 16 vjeç.

Pak më vonë – më 27 shkurt 1977 – Maradona bëri debutimin e tij për Argjentinën, duke ardhur si zëvendësues në minutën e 65-të në një miqësore kundër Hungarisë në “La Bombonera”, shtëpia e Boca Juniors ‘, të cilit Maradona iu bashkua në 1981. Ai kaloi vetëm një sezon në klub por në atë kohë shënoi një gol solo mahnitës kundër rivalëve të tij River Plate dhe ndihmoi Boca të fitonte titullin.

Duke pasur parasysh zhvillimin e tij të shpejtë dhe performancat mahnitëse, nuk ishte befasi që Maradona u kërkua shpejt nga klubet më të mëdha të Evropës dhe në 1982, pasi ishte paraqitur në Kupën e tij të parë Botërore, në Spanjë, ai u bashkua me Barcelonën për 5 milion £, askokohe një rekord botëror.

Ai u përpoq të tregonte formën e tij më të mirë për katalanasit, megjithatë, pjesërisht për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës që pësoi në shtator 1983 pas një ndërhyrje të rëndë nga “Kasapi” i Bilbaos, Andoni Goicoechea. Gjithsesi Maradona u shërua përfundimisht dhe në 1984 u bashkua me Napolin. Dy vjet më vonë erdhi Kupa e Botës në Meksikë dhe momenti që ai e konsolidoi veten një gjeni të futbollit.

Kapiteni i Argjentinës luajti çdo minutë të çdo ndeshjeje, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë asistime për pesë të tjerë. Ai ishte suprem në të gjithë kohën, lojtari më dinamik dhe emocionues në turne dhe shokoi botën me golin e tij të dytë kundër Anglisë në “Azteca Stadium”. Ishte një shfaqje mahnitëse e talentit të ndërthurur me guximin dhe nuk ishte çudi që konsiderohet si “goli i shekullit”.

Maradona mori pjesë në dy Kupa Botërore të tjera – Itali 1990, kur ai drejtoi Argjentinën si nënkampionë të turneut dhe SHBA 1994, kur ai u dërgua në shtëpi pasi luajti ndaj Nigerisë, e cila rezultoi të ishte paraqitja e tij e fundit për vendin e tij. Në total Maradona e përfaqësoi vendin e tij 91 herë, duke shënuar 34 gola, i fundit ndaj Greqisë në Kupën e Botës 1994.

Në nivel klubi, Maradona u bashkua me Sevilla pas largimit të tij nga Napoli para se të kthehej në atdheun e tij për të luajtur për Newell’s Old Boys dhe Boca, ku doli në pension në 1997.

Pas betejave të tij personale si lojtar, ai e udhëhoqi Argjentinën për dy vjet si trajner duke i çuar në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, ku ekipi i cili përbëhej nga lojtarë si Juan Sebastian Verón, Carlos Tevez dhe Lionel Messi arriti në çerekfinale.

Një vit më vonë, dhe pasi u largua nga posti i ekipit kombëtar, ai mori drejtimin e klubit me qendër në Dubai Al-Ëasl përpara se të vazhdonte të mbante një numër pozicionesh, së fundmi menaxher i ekipit të divizionit të parë argjentinas, Gimnasia y Esgrima.

Por një gjë është e sigurt që Maradona do të mbahet mend më së miri për “bëmat” e tij në fushën e lojës. Pasi u emërua Futbollisti i Vitit i Amerikës së Jugut në pesë raste, ai u emërua në vitin 2000 “Lojtari i Shekullit i FIFA-s së bashku me Pelé-n pas një kombinimi të një sondazhi në internet dhe nominimeve nga zyrtarë, trajnerë dhe lojtarë të FIFA-s. Maradona fitoi votën popullore.

Etiketa: karrieramaradona

Lajme të lidhura

BOTA

Fundi i karrierës politike të Marine Le Pen?

08:38 : 01/04/2025
SPORT

“Kështu vdiq Maradona”/ Nis gjyqi në Argjentinë, prokurori tregon foton tronditëse

18:07 : 12/03/2025
AKTUALITET

Altin Dumani “beniamini” i Arben Rakipit, pasuritë e pajustifikuara të kreut të SPAK-ut

20:41 : 05/02/2025
SPORT

Marcus Thuram kujton fillimet te Barcelona: Shkova në stërvitje pa këpucë, Messi më dha të tijat

17:15 : 09/12/2024
SPORT

Trupi i Maradonës do të zhvarroset katër vite pas vdekjes, zbulohet arsyeja

22:47 : 03/10/2024
AKTUALITET

“Magjistari” Gent Gazheli/ Deklaron shtëpinë në fillim 1 mln lekë, më pas 80 mijë USD

13:08 : 25/09/2024
Para
Foto ilustruese

Aksident i rëndë në aksin Tepelenë -Mallakastër, pesë persona të lënduar, një në gjendje të rëndë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com