• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Rriten shpresat për shpërndarje të shpejtë globale të vaksinave

17:13 : 24/11/2020
në AKTUALITET, BOTA

Një vaksinë për Covid-19 e prodhuar nga Universiteti britanik i Oksfordit dhe firma farmaceutike AstraZeneca ka treguar rezultate të mira në provat e hershme klinike.

Siç e shpjegon korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, vaksina është e përshtatshme për shpërndarje të shpejtë në të gjithë globin.

Analizat paraprake të provave me 20 mijë vullnetarë në Britani dhe Brazil tregojnë se vaksina e koronavirusit e Universitetit të Oksfordit dhe kompanisë AstraZeneca është të paktën 70 për qind efektive pas marrjes së dy dozave.

Vullnetarët u injektuan me doza të ndryshme, dhe tek ata që morën gjysmë dozë fillimisht, të pasuar nga një dozë e plotë,efektshmëria e vaksinës u rrit në 90 për qind. Asnjëri prej atyre që morën vaksinën nuk u sëmur rëndë nga Covid-19.

“Me të vërtetë është një moment i shkëlqyeshëm që tani kemi shumë vaksina. Nëse mund t’i shpërndajmë ato sa më shpejt që të jetë e mundur, ne do të kemi një ndikim të madh”, tha Andrew Pollard, drejtor i Grupit të Oksfordit për Vaksinat.

Lexo edhe:

Hezitimi ndaj vaksinës së fruthit ul mbulimin në Lezhë

Gripi agresiv nga Australia do të vi edhe në Shqipëri, mjeku paralajmëron grupmoshat e rrezikuara

AstraZeneca planifikon të fillojë shpërndarjen e qindra miliona dozave deri në fund të vitit, në varësi të autorizimit të rregullatorëve. Mjekët thonë se disa veti të vaksinës e bëjnë atë të përshtatshme për shpërndarje globale.

“E para është kostoja. Pra, çmimi i kësaj vaksine do të jetë sa rreth një e pesta deri një e dhjeta e kostos që është raportuar se kërkohet nga Pfizer dhe Moderna, dy kandidatët e tjerë kryesorë të vaksinave”, tha Dr. Peter Drobac, ekspert i shëndetit global në Universitetin e Oksfordit.

AstraZeneca është zotuar se nuk do të përpiqet të nxjerrë fitime nga vaksina gjatë pandemisë.

“Në dhjetë vende tashmë vaksina është duke u prodhuar, përfshirë Indinë. Pra, ne shpresojmë që së shpejti të kemi në dispozicion një numër shumë të madh dozash. Dhe së treti, kjo vaksinë mund të ruhet në temperaturën normale të frigoriferit”, tha Dr. Peter Drobc.

Ndërsa vaksina kompanisë Pfizer duhet të ruhet në një temperaturë minus 70 gradë celsius.

Shumë sisteme shëndetësore në vendet në zhvillim kanë mungesa të pajisjeve ftohëse për të ruajtur ilaçet në temperatura shumë të ulta.

Deri më tani 188 vende kanë nënshkruar iniciativën COVAX, e cila bënë thirrje që vendet më të pasura të investojnë në zhvillimin e disa vaksinave dhe infrastrukturës së nevojshme për shpërndarjen e tyre në të gjithë globin.

“Qëllimi ideal do të ishte që secili prej vendeve që regjistrohen në iniciativën COVAX të marrë doza të mjaftueshme të vaksinës për 20 për qind të popullsisë së tyre deri në fund të vitit 2021. Tani kjo është një aspiratë, jo një garanci. Por kjo do të krijonte mundësinë që çdo vend të paktën të vaksinonte punonjësit më të rrezikuar”, tha Dr. Drobac.

Kandidatët kryesorë të vaksinave mund të marrin një autorizim emergjent nga rregullatorët në javët e ardhshme, duke rritur shpresat se bota është në prag të një arritje të madhe në luftën kundër pandemisë.

Ndërkohë, mjekët thonë se është jetike që njerëzit të respektojnë masat për frenimin e përhapjes së koronavirusit./VOA/

Etiketa: vaksina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hezitimi ndaj vaksinës së fruthit ul mbulimin në Lezhë

18:37 : 05/10/2025
AKTUALITET

Gripi agresiv nga Australia do të vi edhe në Shqipëri, mjeku paralajmëron grupmoshat e rrezikuara

17:45 : 02/09/2025
BOTA

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

22:57 : 01/08/2025
BOTA

Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

19:20 : 13/06/2025
RAJONI

Rasti i parë në Greqi, dëmshpërblehet 40-vjeçari që u paralizua pas vaksinës anti-Covid

14:35 : 30/04/2025
BOTA

Fruthi përhapet në 58 shtete, OBSH kërkon më shumë angazhim: Vaksinohuni!

21:44 : 10/04/2025
Para

Make-up artistja e njohur kosovare ndërron jetë nga mbidoza (Foto)

TË GJITHA

Kosovë/ KQZ akrediton 28 media vendore dhe ndërkombëtare për zgjedhjet lokale

20:52 : 10/10/2025

EMRI-VIDEO/ Shqiptari “se harron zakonin”! Hedh mbeturinat në pyll edhe në SHBA, arrestohet

20:49 : 10/10/2025

Hungaria thotë se do të rrisë dërgesat me naftë në Serbi pas sanksioneve amerikane ndaj NIS-it

20:31 : 10/10/2025

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

20:20 : 10/10/2025

Ekstradimi i Edmond Haxhisë/ Juristi Ledi Bianku: Garancitë e qeverisë nuk zbatohen nga gjykatat

20:06 : 10/10/2025

Del VIDEO, momenti kur Enis Vrapi shfaqet me kallash lodër në derën e Prokurorisë së Tiranës

19:57 : 10/10/2025

U lirua nga burgu në Serbi, Nezir Mehmetaj del nga qelia pas 6 vitesh

19:41 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com