• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Studimi/ Jeta pas kronavirusit është një sfidë komplekse

17:08 : 24/11/2020
në NDRYSHE

Shërimi nga koronavirusi është një sfidë komplekse, por edhe muajt pas trajtimit në spital janë të rëndë për trupin, psikikën dhe financat.

Momenti i daljes nga spitali i pacientëve që kanë kaluar covid-in në formë të rëndë, kuptohet se festohet me dashuri dhe lehtësim. Por, kalimi i pragut të shtëpisë nuk përfaqëson për të gjithë fillimin e një jete fushë me lule, pasi shpesh duhen muaj për shërim të plotë fizik dhe sëmundja mund të lërë gjurmë në shëndetin mendor, punën dhe gjendjen financiare. Një studim i Universitetit të Miçiganit, i botuar në “Annals of Internal Medicine” i kthen në qendër të vëmendjes këto pasoja të përhapura dhe të neglizhuara të Covid-19.

Një përvojë munduese. Studiuesit analizuan të dhënat e 1,250 pacientëve me covid nga 38 spitale të ndryshme në Michigan midis pranverës dhe verës 2020, gjatë fazës së parë të pandemisë. Për fat të mirë, në muajt e fundit, mbijetesa e pacientëve me covid në spital është përmirësuar, falë edhe kujdesit spitalor. Në 60 ditët pas kthimit në shtëpi, gati 7% e pacientëve të monitoruar në studim humbën jetën, midis atyre që kishin qenë në kujdes intensiv, shkalla e vdekjes në këtë periudhë ishte 10%.

Ende të dobët. Ekipi arriti të kontaktojë 488 të rikuperuar, të cilët iu përgjigjën një interviste telefonike për gjendjen e tyre dy muaj pasi u kthyen në shtëpi. Problemet që kanë dalë “sugjerojnë që ndikimi i Covid-19 shtrihet përtej spitalit dhe përtej shëndetit”, përmbledh Vineet Chopra, autori i parë i studimit. Më shumë se 39% e pacientëve të intervistuar nuk ishin kthyer ende në jetën e tyre të mëparshme. 12% thanë se nuk ishin në gjendje të kujdeseshin për veten e tyre siç bënin më parë, 23% kishin ende marrje fryme kur ngjisnin shkallët dhe një e treta e pacientëve ankoheshin për simptoma të covid-it dhe humbje të shijes.

Ndikimi ekonomik dhe psikologjik. 40% e atyre që kanë punuar para sëmundjes nuk ishin kthyer ende në punë, kryesisht për arsye shëndetësore, por në disa raste sepse kishin humbur punën. 26% e atyre që ishin kthyer, kishin zvogëluar orët për të menaxhuar më mirë lodhjen. Më shumë se një e treta e njerëzve u ankuan për ndikimin e Covid-it në financat. 10% e të anketuarve kishin mbaruar kursimet për shkak të pasojave nga mungesa e punës dhe 7% kursenin në ushqim, ngrohje, ilaçe dhe shpenzime shtëpiake. Pothuajse, gjysma e atyre që u rikuperuan raportuan pasoja të shëndetit mendor nga përvoja Covid dhe një përqindje e vogël (28 persona) kërkuan mbështetje psikologjike.

Lexo edhe:

4 humbje jete dhe 213 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

Koronavirusi në Greqi/ 77 humbje jete dhe mbi 21 mijë të infektuar në 24 orët e fundit

Për çfarë popullsie po flasim? Mosha mesatare e pacientëve të sëmurë me Covid-19 ishte 62 vjeç. Pothuajse 52% e tyre ishin afrikano-amerikanë dhe 4% me origjinë hispanike. Mbi 14% e tyre nuk vuanin nga gjendje kronike para se të mbërrinin në spital dhe për shumë të tjerë e vetmja patologji e mëparshme ishte hipertensioni. Një e katërta e pacientëve kishin faktorë “klasikë” të rrezikut (diabet, probleme kardiovaskulare, sëmundje të veshkave). Duke pasur parasysh këto premisa, të dhënat mbi shkallën e vdekjes në kujdesin intensiv janë të larta, por në përputhje me atë të regjistruar në të njëjtën periudhë në pjesë të tjera të botës. 63% e atyre që ishin trajtuar në pavijone, vendet e fundit të rezistencës ndaj sëmundjes, vdiqën në spital ose në dy muaj pas kthimit në shtëpi.

Etiketa: koronavirusi boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

4 humbje jete dhe 213 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:48 : 23/02/2022
AKTUALITET

Koronavirusi në Greqi/ 77 humbje jete dhe mbi 21 mijë të infektuar në 24 orët e fundit

17:11 : 15/02/2022
AKTUALITET

4 humbje jete dhe 296 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:08 : 13/02/2022
AKTUALITET

Koronavirusi/ Alimehmeti: Duhet ndryshuar politika e vaksinimit

22:52 : 04/02/2022
SHENDETI

Koronavirusi i zgjatur/ Si të dallojmë pasojat e fshehta në mushkëri

21:13 : 30/01/2022
AKTUALITET

Ja pse disa persona nuk preken nga Covid edhe pse janë në kontakt me të infektuar

16:26 : 26/01/2022
Para

VOA: Rriten shpresat për shpërndarje të shpejtë globale të vaksinave

TË GJITHA

Partizani me sytë nga sfida e “playoff-it” në Spanjë, në lojë janë qindra mijëra euro

12:45 : 08/06/2025

“U kap ‘mat’ duke abuzuar me pushtetin”, PD kërkon largimin e Anuela Ristanit nga detyra

12:39 : 08/06/2025

Vodhi para në kasafortën e kishës, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Vlorë

12:33 : 08/06/2025

Test për qeverinë Vuçiç, mbahen zgjedhje lokale në dy komuna të Serbisë

12:23 : 08/06/2025

Heqja e flamurit nga stadiumi, reagon OVL-UÇK: Kur preket ai simbol, preket gjaku i dëshmorëve

12:21 : 08/06/2025

“Ju kërkoj falje”/ Manaj reagon pas penalltisë së humbur: Sot ndjej një dhimbje të madhe

12:05 : 08/06/2025

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë dhe 4 të tjerë

12:04 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com