Prej 9 muajsh Shqipëria është e mbërthyer nga koronavirusi, ku çdo ditë qindra persona infektohen, dhe disa të tjerë nuk e fitojnë dot betejën me virusin e rrezikshëm.
Por çfarë ka ndodhur në këto muaj?
Deri më sot, janë prekur 32 mijë e 761 persona në të gjithë Shqipërinë. Rastet kanë dalë nga testimi i 172 mijë e 848 të dyshuarve për Sars Cov-2.
Aktualisht janë aktivë 16 mijë e 220 raste, ndërsa 15 mijë e 842 të tjerë e kanë mposhtuar koronavirusin.
Për fat të keq, 699 të tjerë kanë ndërruar jetë në tre spitalet Covid.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8331, Durrës 1164, Elbasan 813, Fier 1223, Korçë 870, Vlorë 801, Shkodër 888, Lezhë 699
Berat 499, Kukës 323, Dibër 133, Gjirokaster 476.