“Kam prova për të shkatërruar jetën”, Robert Berisha mohon sërish lidhjen me modelen

Këngëtari Robert Berisha vazhdon të mohojë lidhje me modelen Jessica Kadiun pavarësisht deklaratave të saj se kanë qenë në një romancë dhe se “ka prova mjaftueshëm për t’ia shkatërruar jetën”.

Gjatë një interviste së fundmi, këngëtari u shpreh se nuk e di çfarë ka dashur të thotë Jessica Kadiu me këto deklarata, duke ritheksuar se mes tyre ka pasur vetëm shoqëri.

Ndërsa shtoi se nuk po e beson dot që ka ardhur dita “që femrat të thonë kam qenë i lidhur me një mashkull dhe ai të mos e pranojë”.

“Më përpara, djemtë nxirrnin fjalë për vajzat pa ndodhur asgjë mes tyre, por që të vijë dita të flasin femrat dhe mashkulli të mos pranojë. Jam djalë i shoqërueshëm dhe rri me shumë femra. Është vajë e mirë, e mençur që jeton jashtë, kemi pasur shoqëri por asgjë më shumë. Kur të bëj lidhje serioze, do e marrin vesh të gjithë. Nuk është turp të kesh një femër, një lidhje. Vajzat e reja preken, pse ky thotë kështu. Nuk kam nevojë të tregoj gjë për jetën time private. Nuk po gënjej dhe nuk po fsheh gjë, s’kam bërë ndonjë gjë të keqe. Kur të jem me një femër, do e them. Nuk e di çfarë ka dashur të thotë me ato postime,”– u shpreh Robert Berisha i ftuar në “Expres Rozë”.

Teksa u pyet nëse do martohet sërish, Robert Berisha theksoi se nuk ka më në plan të bëjë dasmë por thjesht të bashkëjetojë.

LEXO EDHE  Grupi suedez “MadMan’s Choice sjell versionin rock të këngës “Xhamadani vija-vija” (Video)

“Nuk e besoj që martohem më. E kam bërë një dasmë të mirë dhe do mbetet si kujtim i bukur, ka qenë një lloj party artistësh. Të martohem jo më, ndoshta ndonjë bashkëjetesë sepse jeta është e gjatë,”– përfundoi këngëtari.

Në një intervistë rreth një javë më parë, Robert Berisha e konsideroi një “modele të thjeshtë të cilën nuk do ta ftonte asnjëherë në emisionin e tij”. Ai tha se Jessica Kadiu është një vajzë e vogël dhe që nuk mendon gjatë, si edhe nuk do kishte lidhje me një femër, 22 vite më të vogël se vetja.

Megjithatë, duket se Jessica Kadiu ka prova të forta se ka pasur romancë mes tyre. Madje, ajo është shprehur se ka prova mjaftueshëm për ta shkatërruar atë.

Jessica Kadiu u shpreh se nuk ka gënjyer asnjëherë, sado që Robert Berisha e mohon se kanë në një marrëdhënie. Ajo tha se i ka dhënë fund lidhjes me këngëtarin për shumë arsye dhe është e lumtur për vendimin që ka marrë. Ndërsa theksoi se “nuk do lejojë kurrë që ky njeri ta bëjë të duket si e çmendur dhe të thotë se ka gënjyer për lidhjen e të që ai të duket mirë për publikun”.