• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Erdogan: Samiti i G20 mund të jetë vendimtar për luftën kundër pandemisë

19:35 : 21/11/2020
në BOTA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, vendimet e marra në samitin e sivjetmë të grupit G20 do të jenë vendimtare në përpjekjet globale për të frenuar efektet e pafavorshme të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) dhe në përmbushjen e pritjeve të botës nga ky grup, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Vendimet që do të merren në samitin e Riadit do të jenë përcaktuese jo vetëm në zbutjen e ndikimeve negative të pandemisë, por edhe në përmbushjen e pritjeve nga G20”, tha Erdoğan në një video-mesazh të shpërndarë në llogarinë e Tëitter-it të samitit në Arabinë Saudite.

Për shkak të pandemisë, Samiti i Liderëve të grupit G20 që këtë vit kryesohet nga Arabia Saudite filloi sot me video-lidhje.

Duke treguar “efektin e jashtëzakonshëm” të pandemisë në të gjitha aspektet e jetës njerëzore, Erdoğan tha: “Pandemia gjithashtu na ka kujtuar të gjithëve edhe një herë se ne jemi anëtarë të familjes së madhe të njerëzimit pavarësisht nga feja, gjuha, rajoni dhe raca”.

Ai gjithashtu tha se Turqia ka shtrirë dorën e ndihmës për 156 vende dhe nëntë organizata ndërkombëtare në luftën kundër pandemisë, duke përmbushur nevojat e popullit të tij.

Lexo edhe:

4 humbje jete dhe 213 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

Koronavirusi në Greqi/ 77 humbje jete dhe mbi 21 mijë të infektuar në 24 orët e fundit

“Besoj se pandemia e koronavirusit ka rritur përgjegjësinë dhe rëndësinë e G20, e cila bashkon ekonomitë më të mëdha të botës nën të njëjtën çati”, tha Erdoğan.

“Shpresoj që Samiti i Liderëve të G20, i mbajtur në një kohë kur e kuptojmë më mirë vlerën e bashkëpunimit global përballë një problemi global, do të jetë i frytshëm për vendet tona dhe mbarë njerëzimin”, shtoi ai.

Presidenti i Turqisë gjithashtu falënderoi mbretin dhe autoritetet saudite në vend për “presidencën e suksesshme me mandatin e tyre, pavarësisht kushteve të vështira të pandemisë”.

Në Samitin e G-20 marrin pjesë: Turqia, Gjermania, SHBA-ja, Argjentina, Australia, Brazili, Kina, Indonezia, Franca, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, India, Britania e Madhe, Italia, Japonia, Kanadaja, Meksika, Rusia, Arabia Saudite dhe Bashkimi Evropian.

Etiketa: koronavirusi boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

4 humbje jete dhe 213 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:48 : 23/02/2022
AKTUALITET

Koronavirusi në Greqi/ 77 humbje jete dhe mbi 21 mijë të infektuar në 24 orët e fundit

17:11 : 15/02/2022
AKTUALITET

4 humbje jete dhe 296 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:08 : 13/02/2022
AKTUALITET

Koronavirusi/ Alimehmeti: Duhet ndryshuar politika e vaksinimit

22:52 : 04/02/2022
SHENDETI

Koronavirusi i zgjatur/ Si të dallojmë pasojat e fshehta në mushkëri

21:13 : 30/01/2022
AKTUALITET

Ja pse disa persona nuk preken nga Covid edhe pse janë në kontakt me të infektuar

16:26 : 26/01/2022
Para

Rita Ora, 20 milionë Paund fitime

TË GJITHA

Përplasja në Dibër/ Xhemal Gjunkshi: Ka pasur dy herë të shtëna me armë zjarri

07:28 : 11/05/2025

Përplasja në Dibër/ Arrestohet oficeri i policisë Esat Gjura, babai i kandidatit socialist

07:26 : 11/05/2025

PD Shkodër: I dënuari për vrasje, Arian Zoga po blen vota për kandidatin e Ramës

07:20 : 11/05/2025

VIDEO/ Kapet në Mat administratori i Xibrit, lista me emra dhe fletë votimi për Agron Malaj

07:19 : 11/05/2025

Shqipëria voton/ Mbi 3.7 milionë qytetarë zgjedhin deputetët që do t’i përfaqësojnë

07:10 : 11/05/2025

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com