Një banesë në kryeqytetet, pranë zonës së Fushë-Mëzezit, është vjedhur orët e para të mëngjesit.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Princ Vidi”, dyshohet se persona të paidentifikuar ende kanë vjedhur disa sende dhe bizhuteri në banesën e shtetases Z.S., 55 vjeçe, e cila jetonte vetëm në banesë.
Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoreve, njoftoi policia.