• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veri i mirë dhe Parlamenti i llapaqenëve…!

16:16 : 19/11/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Iku nga kjo botë nga Covidi. Kryeqyzimit të “21 Dhjetorit” do i mungojë një personazh emblemë, që të zgjaste dorën për ndonjë lëmoshë, e nëse nuk i jepje nuk bzante, nëse të ndodhej ndonjë qindarkë për të ishte bukë, për ne, një personazh i veçantë. Emrin e vërtetë e kishte Enver Ismaili, por shumëkush në të zhurmshmen Tiranë urbane e njihte si “Ver Llapa”.

I kishte mbetur ky pseudonim sepse kur dikush i thonte të nxirrte gjuhëen ai e bënte dhe pa u fyer, fundja nuk fshihej pas pamjes, nuk hiqej ai që nuk ishte, dhe nuk vidhte apo të trazonte. Por Veri është fyer, jo nga ai qytetar që i thonte nzirre një herë gjuhën, por nga pushtetarët, sistemi ynë i shëndetësisë, qenërit e politikës në Parlament dhe llapaqenët publik, që llapë nuk nxjerrin, por me llapë bëjnë kërdinë me taksat tona, me fondet publike, në konçesione, në korrupsion dhe në alleshverish.

Veri iku nga Covidi, por për të nuk u ngrit një çartër që ta çonte në Itali, Turqi a në ndonjë vend tjetër. Për të nuk u ndez as edhe një ambulancë e lodhur e shëndetësisë sonë. Nuk u bë gati asnjë shtrat në një nga spitalet covid. Veri iku edhe pa hyrë në fuqi vendimi i “madh” i qeverisë për rimbursimin e ilaçeve që përdoren për të luftuar koronavirusin.

Ky burrë dorëzgjatur iku edhe pa e kuptuar se prej vitesh kishte bërë si “punën e tij” kryeqyzimin e 21 Dhjetorit. Veri shkoi edhe pa e parë një ditë të vetme mungesës e ndotjes në atë zonë. Iku pa ndenjur një ditë të vetme pa kamionët e oligarkisë dhe betonieret e tyre që i shkonin anash këmbëve.

Lexo edhe:

Edi Rama bëhet trim me të varfrit në Veri, dhe bën qorrin përballë mafies së ndërtimit në Jug

A do e bojkotojë opozita Kuvendin? Noka: Ta harrojnë! E provuam një herë dhe na u kthye në bumerang

Po emrin e tij e përbuzën, e fyen, e bullizuan qeniet e neveritshme që e mbajnë vetën për elitë, por mbeten llumi i madh i shoqërisë. Deputetët, ministrat e ca më lart tyre, do e kenë pak të vështirë tashmë e tutje të bëjnë batutaxhiun e rëndomtë, duke e “fyer” kolegun si “Ver Llapa”… Ata e thonin për fyerje, por në fakt të jesh njeri i mirë, të zgjasësh dorën për lëmoshë, por mos i bësh keq kujt sot është “turp”, “i paaftë” dhe shkak që llapaqenërit e vërtetë dhe buzëyndërët e pushtetit të të fyejnë…!

Sa herë kanë kaluar eskortat qeveritare pranë këmbëve të Verit? Shumë herë, e po aq herë ndonjë syresh qeveritar ka nisur të bëjë ironinë, batutat që janë edhe më të ulëta se ata të burgut dhe është krekosur me veten që mund të mos e ketë gjuhën të gjatë… Ama llapën e ka përdorur për t’iu lëpirë shefit, për të bërë lajka e like në rrjetet sociale, për të bërë fushatën elektorale, për të blerë vota për Rilindjen dhe kaq është merita e tij, që të gjendet në listën e deputetit, apo në ndonjë drejtori të rëndësishme ku gëlon paraja e madhe.

Në të vërtetë gjuhën na e nxjerrin këta qeveritarë që edhe pse kanë dekada që na rjepin, vjedhin, gjobisin, marrin pronën, mohuar të drejtën, sërish i votojmë, mbajmë radhë për të dhënë verdiktin e në fund ankohemi e sërish mbetemi peng i tyre. Ndoshta Veri i mirë nuk e kishte fare këtë siklet; kurrë nuk votoi dhe kurrë nuk u zhgënjye, ai e njihte racën e llapaqenëve më mirë se kushdo!

Etiketa: llapaqeneparlamentiveri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Edi Rama bëhet trim me të varfrit në Veri, dhe bën qorrin përballë mafies së ndërtimit në Jug

18:50 : 28/09/2025
AKTUALITET

A do e bojkotojë opozita Kuvendin? Noka: Ta harrojnë! E provuam një herë dhe na u kthye në bumerang

22:14 : 24/09/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Rama mbyll seancat sipas qejfit, parlamentin e sheh si pronë të vetën

21:51 : 22/09/2025
AKTUALITET

Debati i munguar, parlamenti kaps dhe demokracia në kolaps

16:03 : 22/09/2025
AKTUALITET

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

22:10 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Qeveria pa vizion”, Tabaku: Programi i Ramës është riciklim premtimesh 12-vjeçare

18:16 : 18/09/2025
Para

‘E thotë studimi’/ Ish-ministri socialist propozon 3 ditë pushimi: Është më efikase për punonjësit

TË GJITHA

Persona të maskuar i zunë pritë kandidatit të Ali Ahmetit, detaje nga atentati ndaj zyrtarit të BDI-së

17:43 : 07/10/2025

Greqi/ Mbytet varka me emigrantë në brigjet e Lesbosit, mes viktimave dy gra dhe një fëmijë

17:24 : 07/10/2025

Vrasja e Astrit Kalasë, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Jemi të gatshëm për çdo ndihmë

17:23 : 07/10/2025

Maqedoni e Veriut/ Plagoset me armë zjarri kandidati i BDI-së në komunën e Likovës

17:06 : 07/10/2025

Silvinjos nuk i dalin llogaritë, fton dy talentet e Tiranës në grumbullimin e Kombëtares

16:49 : 07/10/2025

Gjykata e Lartë thërret mbledhje pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

16:47 : 07/10/2025

Vrasja e paralajmëruar: Kërkesat për rritjen e sigurisë në gjykata ranë në vesh të shurdhër

16:33 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com