• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Parku i Spitallës, kur marrëzia shitet si sukses

19:45 : 19/11/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Hapja e garës për ndërtimin e Parkut Diellor të Spitallës me çmim tavan për energjinë 55 euro për mega, që u njoftua sot nga qeveria, është në kundërshtim jo vetëm me logjikën ekonomike, por edhe praktikat më elementare të qeverisjes. Në fakt, ajo që qeveria e shpall si sukses është një veprim me kosto financiare për qytetarët.

Në maj të këtij viti, qeveria hapi ankandin për dhënien me koncesion të Parkut Diellor të Karavastasë. Fituese në ankand u shpall kompania franceze Voltalia, e cila ofroi që gjysmën e energjisë së prodhuar nga centrali t’ja shiste shtetit shqiptar me çmimin e favorshëm 24.89 euro për mega.

Por 6 muaj më vonë qeveria hap garën për një tjetër central diellor, atë të Spitallës, i cili do të ketë një fuqi të instaluar 100 mega. Por këtë herë shteti do të blejë 70 për qind të energjisë së prodhuar nga centrali, ndërkohë që çmimi tavan është lënë sërish 55 euro për mega. Në këtë situatë natyrshëm lind një pyetje;

Si shpjegohet çmimi 55 euro i ankandit të ri kur në fakt si çmim referencë duhej të merrej çmimi i ankandit të fundit, pra 24.89 Euro per Më, që u ofrua nga kompania fituese në Karavasta. E njëjta logjikë dhe rregull u ndoq nga ERE dhe u percaktua edhe në strategjinë e rishikuar të energjive të rinovueshme në 2019, ku si baze për hapjen e ankandit të ri merrej çmimi i ankandit të mëparshëm, siç ishte ankandi i Akërnisë në 2018 që doli 59 Euro.

Lexo edhe:

Kush i ndau 3 milionë eurot e kolaudimit?

Biznesi pervers i testimeve me pagesë

Po të marrësh në konsideratë, që gara për Spitallën pritet të përfundojë në fillim të vitit 2021, përfshirë dhe lidhjen e kontratës, kjo e bën procesin akoma më të dyshimtë nisur nga fakti që kostot e investimeve në energjinë diellore bien me një mesatare të paktën 15% çdo vit.

Të gjitha gjasat të çojnë në hamendësimin se tenderi i Spitallës është korigjim për atë të Karavastasë. Nuk është çudi që edhe Spitalla të jetë paracaktuar për kompaninë franceze Voltalia. Me sa duket, kompania franceze është bërë pishman për çmimin dumping që ofroi në Karavasta dhe tani nuk i dalin llogaritë.

Ndaj ankandi për Spitallën po shpallet me një çmim mbi dy herë më të lartë se sa ai që u ofrua në tenderin e Karavastasë, madje më i lartë edhe se ai që u ofrua në vitin 2018 në Akerni, po të marresh parasysh rënien e çmimeve në harkun e një periudhe gati 3 vjeçare, me qëllimin e vetëm që t’ju vijë në ndihmë përsëri fituesve të Karavastasë. Kështu, ata do të mesatarizonin çmimin, ndërsa qeveria do të shmangte dështimin e ankandit të Karavastasë, por duke i ngarkuar qytetarëve një kosto më të lartë në kurriz.

Të gjithë këtë skenar e pata parlajmëruar përmes një editoriali me titull “Karavasta- Spitallë, dritëhijet e një afere”, që në fillim të këtij muaji. Qeveria nuk zhgënjeu sërish, Spitalla u hap me çmim 55 euro për mega ashtu siç ishte paralajmëruar, tashmë mbetet vetëm të konfirmohet nëse edhe ky park do të shkojë për kompaninë Voltalia.

Por edhe sikur koncesioni i Spitallës të fitohet nga një tjetër kompani sërish kjo nuk e ndryshon thelbin. Hapja e ankandit të Spitallës me një çmim dy herë më të lartë se ai i Karavastasë nuk është më një lajthitje si ato që bën shpesh së fundmi Ministria e Energjisë në raportimet e saj publike, por një faj i rëndë me pasoja të rënda në kurriz të ligjit dhe financave të drobitura të sektorit te energjisë. Në fund, ata që paguajnë të gjitha këto janë gjithmonë qytetarët.

Etiketa: kur marrëzia shitet si suksesNga Klodian TomorriParku i Spitallës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kush i ndau 3 milionë eurot e kolaudimit?

18:18 : 03/12/2020
AKTUALITET

Biznesi pervers i testimeve me pagesë

19:40 : 19/08/2020
AKTUALITET

Faktet e koncesioneve, përtej letrave të koncesionarëve

20:33 : 24/07/2020
AKTUALITET

A po dështon edhe Parku Diellor i Karavastasë?

20:11 : 22/07/2020
AKTUALITET

Mashtrimi 700 mln € me inceneratorët, si u falsifikua studimi i fizibilitetit

20:24 : 07/07/2020
AKTUALITET

Tribute për ndërkombëtarët

20:55 : 24/03/2020
Para

Gruaja i jep fund jetës duke u hedhur nga ura! Detajet

TË GJITHA

Nadir Çausholli ortak në hotelin 10-katësh “Rock of Kavaja” me Visin e Pojës

23:19 : 22/05/2025

Horoskopi, e premte, 23 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 22/05/2025

Pse u dha 8 mandate të sigurta aleatëve? Berisha: I morën mbi bazën e rezultateve të viteve të fundit

22:59 : 22/05/2025

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

22:51 : 22/05/2025

SPAK hap garën për Drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit

22:50 : 22/05/2025

150 milionë euro janë gati! Detajet e reja për klubin më pranë Florian Wirtz

22:48 : 22/05/2025

A do e marrë mandatin e Berishës nëse dënohet? Alimehmeti: Më pëlqen apo jo, ligji zbatohet!

22:47 : 22/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com