• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria miraton pagën për naftëtarët e Ballshit, por me afat/ Ja si aplikohet

19:07 : 18/11/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar vendimin për dhënien e pagës 40 mijë lekë për naftëtarët në Ballsh, pas arritjes së marrëveshjes disa ditë më parë.

E ndërsa shpjegohet procedura e aplikimit, në vendim evidentohet fakti që ndihma do të jetë deri në tetor të vitit 2021.

Pas kësaj periudhe nëse në rafineri nuk afrohet asnjë investitor, atëherë naftëtarët janë sërish në rrugë, pa mbështetje.

Sa i përket fondit për pagat, nëntori dhe dhjetori i këtij viti mbulohen nga Drejtoria e Tatimeve, ndërsa viti tjetër nga buxheti i shtetit.

VENDIMI I PLOTE

Lexo edhe:

Naftëtarët e Gorrishtit në protestë: Kemi gati 1 vit që kërkojmë pagat, po na bëjnë presion

Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë, përplasen me rojet e sigurisë

Përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për punonjësit dhe ish-punonjësit e rafinerisë së naftës, Ballsh

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

TË PËRGJITHSHME
Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh në muaj për punonjësit dhe ish-punonjësit e rafinerisë së naftës, Ballsh, sipas listës bashkëlidhur këtij vendimi, për periudhën nëntor 2020 – tetor 2021.
Punonjësve, sipas pikës 1, të këtij kreu, t’u paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën nëntor 2020 – tetor 2021, duke iu transferuar fondi përkatës Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
KRITERET DHE DOKUMENTACIONI PËR PËRFITIMIN E NDIHMËS FINANCIARE
Ndihma financiare llogaritet dhe jepet çdo muaj për punonjësit e rafinerisë së naftës, Ballsh, për periudhën nëntor 2020 – tetor 2021.
Ndihmën financiare e përfitojnë punonjësit si më sipër, pavarësisht nëse kanë përfituar apo jo ndihmë financiare më parë.
Aplikimi për të përfituar ndihmën financiare për punonësit të cilët nuk kanë përfituar ndihmë financiare, sipas vendimit nr.305, datë 16.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurës, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit aktualë dhe të larguarit nga puna si pasojë e COVID-19”, bëhet nga vetë subjekti/individi nëpërmjet dorëzimit elektronik të të dhënave të përcaktuara në pikën 4, të këtij kreu.
Miratimi kryhet pas verifikimit të kritereve, bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit do të dorëzojnë.

Subjekti/individi aplikues duhet të paraqesë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, elektronikisht, të dhënat e përfituesit, ku përfshihen:
a) të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS ku janë/kanë qenë të punësuar;
b) të dhënat identifikuese të individit si:
emrin, mbiemrin e përfituesit;
numrin personal të identifikimit të përfituesit;
iii. bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare;

IBAN-in e llogarisë bankare.
III. PROCEDURA E VERIFIKIMIT PËR PËRFITIMIN E NDIHMËS FINANCIARE

Administrata tatimore, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e aplikimit, verifikon në sistemin tatimor, identifikon aplikuesit dhe të dhënat në kërkesën e tyre, duke verifikuar tatimpaguesin nëse është apo jo përfitues i ndihmës financiare.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, pas verifikimeve sipas pikës 1, të këtij kreu, përpilon listat përmbledhëse të përfituesve, të ndara për çdo bankë të nivelit të dytë ku përfituesit kanë llogarinë rrjedhëse bankare. Për çdo listë përmbledhëse, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përgatit një urdhër shpenzim të cilin ia paraqet Degës së Thesarit Tiranë për ekzekutim. Paralelisht me dërgimin e urdhrit të shpenzimit në Degën e Thesarit Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve paraqet në bankën respektive të nivelit të dytë listën përmbledhëse të individëve përfitues të ndihmës financiare, me qëllim transferimin e shumës së çdo individi në llogarinë e tij rrjedhëse, pranë kësaj banke. Lista përmbledhëse e individëve përfitues të ndihmës financiare, që paraqitet pranë bankës së nivelit të dytë, duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme:
a) Emrin, mbiemrin e përfituesit;
b) Numrin personal të identifikimit të përfituesit;
c) Bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare;
ç) IBAN-in e llogarisë bankare.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ruan dhe administron dokumentacionin e përcaktuar sipas këtij vendimi, sipas dispozitave ligjore e nënligjore të parashikuara për ruajtjen e dokumentacionit dhe arkivat.
Drejtoria e Përgjthshme e Tatimeve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor miratojnë rregullat procedurale për zbatimin e këtij vendimi.
MASA E NDIHMËS FINANCIARE
Ndihma financiare, që përfitojnë punonjësit/ish-punonjësit, përcaktohet në kreun I, të këtij vendimi.
Ndihma financiare do të jepet çdo muaj për periudhën nëntor 2020 – tetor 2021.
ÇËSHTJE TË FUNDIT
Efekti financiar për dymujorin nëntor – dhjetor 2020, në masën 92 261 140 (nëntëdhjetë e dy milionë e dyqind e gjashtëdhjetë e një mijë e njëqind e dyzet) lekë, të përballohet nga fondi i alokuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për dhënien e ndihmës financiare sipas paketave përkatëse për përballimin situatës së krijuar nga COVID-19. Efekti financiar, për vitin 2021, në masën në masën 461 305 700 (katërqind e gjashtëdhjetë e një milionë e treqind e pesë mijë e shtatëqind) lekë, përballohet nga buxheti i vitit 2021, nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Etiketa: naftëtarët

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Naftëtarët e Gorrishtit në protestë: Kemi gati 1 vit që kërkojmë pagat, po na bëjnë presion

14:10 : 24/07/2023
AKTUALITET

Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë, përplasen me rojet e sigurisë

11:25 : 29/11/2021
AKTUALITET

Vendimi i Qeverisë/ Naftëtarët e Ballshit do marrin paga 30 mijë lekë për 2022-2023

15:42 : 09/11/2021
AKTUALITET

Naftëtarët protestë para uzinës në Ballsh, thirrje qeverisë: Vendoseni në punë, të flasë edhe opozita

10:18 : 28/10/2021
AKTUALITET

Marrëveshja drejt skadimit, naftëtarët i kërkojnë qeverisë zgjidhje për rrogat

18:47 : 01/10/2021
AKTUALITET

“Vetting zyrtarëve të rafinerisë”/ Basha me naftëtarët: Pagat tuaja do i merrni

15:13 : 30/03/2021
Para

Test i ri për COVID që kryhet në shtëpi dhe jep rezultat në 30 minuta

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Zgjedhjet, SPAK dhe kandidatët e bandave

20:33 : 15/05/2025

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Rubio: Nuk kam pritshmëri të larta

20:32 : 15/05/2025

Ndoqi Milanin në tribunë, Igli Tare: Këtu, vetëm për të ndjekur ndeshjen

20:22 : 15/05/2025

Operacion antidrogë në Korçë/ Dy në pranga, shoqërohen disa të tjerë

20:16 : 15/05/2025

Arlind Qori: “Tirani” Rama do të rrëzohet nga mbipushteti

20:16 : 15/05/2025

Leverkusen nis punën për pasuesin e Alonsos, alternativat për pankinën

20:11 : 15/05/2025

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE reagon pas refuzimit të armëpushimit 30-ditor

19:56 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com