• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Një qark në zonën e Detroitit çertifikon rezultatin pas një bllokimi paraprak

15:54 : 18/11/2020
në BOTA

Qarku më i madh i Miçiganit çertifikoi unanimisht rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të martën në mbrëmje pasi republikanët bllokuan për herën e parë këtë veprim duke votuar në linja partiake, gjë që kërcënoi të bllokonte përkohësisht miratimin zyrtar të fitores së demokratit Joe Biden në këtë shtet.

Bordi Zgjedhor i Qarkut të Uejnit veproi pasi votimi fillestar 2 me 2 u dënua nga demokratët dhe ekspertët e zgjedhjeve si një përpjekje e rrezikshme për të përmbysur vullnetin e votuesve.

Bordi u mblodh pas disa ditësh padi gjyqësore të pasuksesshme të paraqitura nga republikanët dhe aleatët e Presidentit Donald Trump ndaj rezultatit të zgjedhjeve. Ata pretenduan për manipulime gjatë procesit të numërimit të votave të hedhura jo fizikisht në një qendër votimi në Detroit. Por dy gjykatës thanë se këto pretendime nuk ishin të mbështetura në prova dhe vendosën kundër ndaljes së procesit të numërimit të votave.

Zoti Biden shënoi një fitore të thellë në qarkun e Uejnit, një bastion i demokratëve, duke marrë 33 për qind më shumë vota sesa Presidenti Trump. Sipas rezultateve jozyrtare ai ka fituar shtetin e Miçiganit me një diferencë prej 146 mijë votash.

Zyrtarët partiakë fillimisht refuzuan çertifikimin e rezultatit në këtë zonë të Detroitit, duke votuar në vija partiake 2 me 2. Monica Palmer, anëtare republikane e bordit, tha se lista e votuesve të regjistruar në zona të caktuara të Detroitit nuk ishte e balancuar, që do të thotë se numrat e votuesve të regjistruar në disa qendra votimi nuk përputheshin me numrin e fletëve të votimit. Anëtari demokrat i bordit, Jonathan Kinloch reagoi duke thënë se mos çertifikimi i rezultatit të zgjedhjeve ishte një veprim “i pamatur dhe i papërgjegjëshm”.

Lexo edhe:

PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

Falsifikoi vdekjen e tij, ekstradohet drejt Italisë 56-vjeçari shqiptar

“Nuk kishte të bënte me ndonjë mashtrim. Ishte absolutisht një gabim njerëzor”, tha zoti Kinloch lidhur me mangësitë e evidentuara. “Votat e hedhura janë paraqitur në tabelën e rezultateve”, tha ai.

Bordi dëgjoi pastaj një numër banorësh që kritikuan ashpër zonjën Palmer dhe kolegun e saj republikan William Hartmann gjatë një diskutimi publik në Zoom.

Wendell Anthony, një pastor i mirënjohur dhe kreu i degës së Shoqatës Kombëtare për Përparimin e Njerëzve me Ngjyrë (NAACP) në Detroit, tha se anëtarët republikanë të bordit duhet të kenë “turp” lidhur me veprimin e tyre.

“Ju keni përjashtuar afrikano-amerikanët nga qyteti për shkak të një qarku dhe keni thënë se faji bie vetëm mbi qytetin e Detroitit, ku 80 për qind e banorëve janë afrikano-amerikanë. Turp për ju!”, tha pastori Wendell Anthony gjatë një diskutimi publik mbi zgjedhjet zhvilluar në Zoom.

Çertifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 3 nëntorit në secilin prej 83 qarqet e Miçiganit është hapi i parë drejt çertifikimit të zgjedhjeve në mbarë shtetin nga Bordi Zgjedhor i Shtetit të Miçiganit./VOA

Etiketa: Bidenmiciganrezultati

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

11:54 : 02/09/2025
AKTUALITET

Falsifikoi vdekjen e tij, ekstradohet drejt Italisë 56-vjeçari shqiptar

09:59 : 16/07/2025
AKTUALITET

Kur do certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit? Flet anëtari i KAS

19:41 : 04/07/2025
AKTUALITET

Matura Shtetërore, publikohen rezultatet e provimit për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë

20:42 : 20/06/2025
AKTUALITET

Çfarë tregon për 11 majin, vrasja e superman-it Veliaj

16:39 : 12/06/2025
BOTA

Tallte Biden-in, por e pëson edhe vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit (VIDEO)

09:53 : 09/06/2025
Para

Blerja e votave/ Tre europarlamentarë: Pse nuk përfshihet në raport-progres, a e konsideron Komisioni progres?

TË GJITHA

Durrësi nën ujë/ PD: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna ndër vite nga institucionet e BE-së?

11:57 : 13/09/2025

Aksidenti ku humbi jetën 18-vjeçar shqiptar, arrestohet shoferi i audit të vedhur, po ecte me 150 km/orë

11:49 : 13/09/2025

Përplasi makinën e policisë, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

11:35 : 13/09/2025

I shkeli këmbën polices me makinë, arrestohet një person në Tiranë

11:23 : 13/09/2025

Kultivoi kanab*s, shpallet në kërkim 52-vjeçari në Shkodër

11:11 : 13/09/2025

Qoka për miqtë/ Adi Dule, poçari i Edi Ramës hyn në tregun e parqeve fotovoltaikëve

10:57 : 13/09/2025

Pas Thethit, vijon shembja e bujtinave edhe në Valbonë

10:45 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com