• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Bullgaria bllokon bisedimet për pranimin e Maqedonisë në BE, kushtet e Sofies

08:47 : 18/11/2020
në RAJONI

Bullgaria refuzoi të martën të miratojë kornizën e negociatave të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut, duke bllokuar në këtë mënyrë fillimin zyrtar të bisedimeve të pranimit në BE, të fqinjit të saj më të vogël ballkanik.

Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva tha se vendi i saj nuk mund të mbështesë tani për tani fillimin e negociatave të pranimit, të vonuara prej kohësh, mes BE-së dhe Shkupit për shkak të mosmarrëveshjeve të hapura mbi historinë dhe gjuhën, por ajo shtoi se Sofja mbetet e hapur për bisedime.

“Bullgaria, në këtë fazë, nuk mund të mbështesë planin e parashikuar në kornizën e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare“, tha zonja Zaharieva pasi ministrat e BE-së diskutuan mbi këtë temë në një takim që u zhvillua përmes internetit.

Fillimi zyrtar i bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pritej të ndodhte në një konferencë ndërqeveritare në muajin dhjetor. Zonja Zaharieva tha se Bullgaria mbështet kornizën e negociatave për Shqipërinë.

Vendimi i Bullgarisë përbën një sfidë të mëtejshme ndaj ish-republikës jugosllave, së cilës iu desh të binte dakord për të shtuar fjalën “Veri” në emrin e saj zyrtar për të zgjidhur një mosmarrëveshje prej dekadash me Greqinë, me qëllimin për “të pastruar” rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë iu desh të prisnin deri në mars të këtij viti që t’iu hapej drita jeshile për bisedimet e anëtarësimit në BE, pasi Franca kishte shprehur skepticizëm në vitin 2019 lidhur me rezultatet e tyre mbi çështje të lidhura me demokracinë dhe luftën ndaj korrupsionit.

Lexo edhe:

Deshton sërish zgjedhja e kryeparlamentarit në Kosovë, as Donika Gërvalla nuk siguron shumicën

Frederik Ndoci humb nënën: U fik flaka e shpirtit të Mamës

Garancitë që kërkon Sofja

Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe katër vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, si Bosnja, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia po përpiqen t’i bashkohen BE-së pas luftërave etnike të viteve 1990 që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë.

Futja e Ballkanit Perëndimor në BE do të ndihmonte në rritjen e standardeve të jetesës dhe do të zbuste rritjen e ndikimit rus dhe kinez në rajon, thonë mbështetësit e kësaj qasjeje.

Bullgaria, e cila prej kohësh i ka nxitur përpjekje për integrimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kërkon garanci në kuadrin e negociatave në mënyrë që Shkupi të prodhojë rezultat mbi një traktat miqësie të vitit 2017 me Sofjen, që trajton kryesisht çështje historike.

Sofja zyrtare gjithashtu kërkon garanci se Maqedonia e Veriut nuk do të mbështesë asnjë pretendim ndaj një pakicë maqedonase në Bullgari. Bullgaria kërkon që dokumentet zyrtare të BE-së të shmangin përmendjen e “gjuhës maqedonase”, që thotë se rrjedh nga bullgarishtja.

 /VOA/

Lajme të lidhura

RAJONI

Deshton sërish zgjedhja e kryeparlamentarit në Kosovë, as Donika Gërvalla nuk siguron shumicën

11:40 : 20/08/2025
SHOW BIZ

Frederik Ndoci humb nënën: U fik flaka e shpirtit të Mamës

11:26 : 20/08/2025
AKTUALITET

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin

11:10 : 20/08/2025
AKTUALITET

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025
AKTUALITET

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025
AKTUALITET

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025
Para

Fitoi betejën me Covid-19, Fjodora Fjora tregon shokun që përjetoi në spital

TË GJITHA

Deshton sërish zgjedhja e kryeparlamentarit në Kosovë, as Donika Gërvalla nuk siguron shumicën

11:40 : 20/08/2025

Frederik Ndoci humb nënën: U fik flaka e shpirtit të Mamës

11:26 : 20/08/2025

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin

11:10 : 20/08/2025

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025

Beteja me zjarret ndër Emegjencat kritike të Rama-4!

10:23 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com