• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Obama lavdëron Angela Merkel në kujtimet e tij, si e përshkruan kancelaren gjermane

21:04 : 17/11/2020
në BOTA

Në një libër me kujtime që do të dalë në treg të martën (17.11.), ish-Presidenti i SHBA Barack Obama bën një sërë lëvdatash për kancelaren gjermane Angela Merkel. Në librin e tij, Një Tokë e Premtuar, Obama shkruan se Merkeli fillimisht e kishte parë atë me skepticizëm – dhe pohon se kjo mund të ketë qenë për shkak të fjalimeve të tij të forta dhe “retorikës së ekzagjeruar”.

Sidoqoftë, ai nuk ia kishte marrë për keq atë skepticizëm. “Për një kryetar gjerman të qeverisë, antipatia ndaj një demagogjie të mundshme ishte ndoshta një qëndrim i shëndetshëm,” tha ai. Me kalimin e viteve, ai konstatoi që Merkeli ishte gjithnjë e më e pëlqyeshme, tha ai, duke e quajtur atë “të besueshme, të ndershme, të saktë intelektualisht dhe miqësore në një mënyrë të natyrshme”.

Sidoqoftë, Obama kritikon politikën e Gjermanisë ndaj Greqisë gjatë vështirësive të Greqisë me borxhet pas kolapsit financiar, kur Merkeli dhe Ministri i atëhershëm i Financave Wolfgang Schäuble (CDU) u ishin mbajtur fort politikës së kursimeve dhe reduktimit të huave publike si përgjigje për pothuajse të gjitha vështirësitë ekonomike.

“Vura re se ata [Merkeli dhe ish Presidenti francez Nicolas Sarkozy] rrallë përmendnin që bankat gjermane dhe franceze ishin disa nga huadhënësit më të mëdhenj të Greqisë, ose se shumica e borxhit të grumbulluar të grekëve ishte krijuar duke blerë eksporte gjermane dhe franceze – fakte që mund t’ua kishin bërë të qartë votuesve pse shpëtimi i grekëve nga paaftësia për të paguar kishte të njëjtën rëndësi si shpëtimi i bankave dhe industrive të tyre “, shkruan Obama.

Obama kritikon gjithashtu ish-Presidentin francez Nicolas Sarkozy, për të cilin ai mendon se nuk ishte “kundërpeshë e vërtetë” ndaj Merkelit. Ndryshe nga Merkeli, shkroi Obama, Sarkozy u shfaq shumë i çorganizuar për të hartuar një plan serioz për reformën ekonomike, duke shtuar se qasjes së Sarkozys i mungonte “qëndrueshmëria ideologjike”.

Lexo edhe:

Michelle Obama hedh poshtë thashethemet për divorc

Obama: Amerikanët të mbrojnë vlerat demokratike nga politika e Trump

Obama gjithashtu përshkruan shkurtimisht për lexuesit karrierën e Merkelit, duke thënë se kur u rrit në ish-Gjermaninë Lindore, Merkel fillimisht “e kishte mbajtur kokën ulur”.

Megjithatë, gjatë rritjes së saj në krye të partisë Bashkimi Kristjandemokrat Gjerman(CDU), Obama shkruan se Merkeli demonstroi atë që formësoi të gjithë karrierën e saj: “aftësitë organizative”, “mendjemprehtësinë strategjike” dhe “durimin e palëkundur ”

Para botimit të librit, Obama e vlerësoi më tej Merkelin në një intervistë me grupin transmetues gjerman RTL.

“Unë mendoj shumë për Angela Merkelin.

Ajo ka qenë një udhëheqëse e jashtëzakonshme politike, jo vetëm për Gjermaninë, por për Evropën dhe botën,” tha ai në intervistën e zhvilluar në Uashington të premten. Vëllimi i parë i kujtimeve të Obamës ka 1024 faqe dhe del sot (17.11.) në treg në 25 gjuhë. DW

Etiketa: MerkelObama

Lajme të lidhura

BOTA

Michelle Obama hedh poshtë thashethemet për divorc

09:20 : 11/04/2025
BOTA

Obama: Amerikanët të mbrojnë vlerat demokratike nga politika e Trump

21:18 : 05/04/2025
BOTA

Merkel nuk e pëlqeu kurrë/ Kush është Friedrich Merz që pritet të drejtojë Gjermaninë

20:51 : 23/02/2025
AKTUALITET

Pse Shqipëria nuk mund të krahasohet me Gjermaninë?

15:17 : 05/02/2025
BOTA

Protesta në Gjermani për shkak të politikave ndaj migracionit, reagon Merkel

09:50 : 31/01/2025
BOTA

Asnjë i mbijetuar nga aksidenti ajror, Trump sulmon Barack Obamën dhe Joe Bidenin

19:00 : 30/01/2025
Para

Koronavirusi/ Pamje dramatike! Morgjet ruse mbushen plot me kufoma (Foto)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Samiti i BE në Tiranë/ Aeroporti i Rinasit: Akset alternative për të shmangur trafikun

16:58 : 14/05/2025

Trump takon udhëheqësin e ri të Sirisë pas premtimit për heqjen e sanksioneve

16:56 : 14/05/2025

Presidenti i Këshillit Evropian: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i Bashkimit Europian deri më 2028

16:44 : 14/05/2025

Berisha thërret drejtuesit politik të qarqeve në takim në selinë blu

16:38 : 14/05/2025

FOTO/ Erdhi me bujë te Tirana, sulmuesi i nënshtrohet operacionit

16:36 : 14/05/2025

Përfundon procesi i numërimit të votave në Maliq, renditja e kandidatëve

16:29 : 14/05/2025

Elbasani bën gati 5 largime të rëndësishme, në fund të majit dalin lojtarë të lirë

16:23 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com