• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Rasti “Graceni”/ Shantazh dhe manipulime, si u fundosën zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes në konkursin ushtarak

15:14 : 16/11/2020
në Lajmet e Dites

Gazeta “Shqip”, po pasqyron që nga 6 gushti 2020, manipulimin dhe padrejtësitë e bëra nga ana e Ministrisë Shqiptare të Mbrojtjes, me bursat e NATO-s.

Prej kohësh gazeta “Shqip”, nuk po merrte informacionin zyrtar, që i kishte kërkuar dikasterit të Mbrojtjes, në lidhje me konkursin e zhvilluar në korrik 2020, për një bursë të plotë studimi, në Akademi Ushtarake Greke, në degën Mjekësi Ushtarake.

Në konkursin e zhvilluar në datat 15-16 korrik, i pari në listëmeritë u rendit kandidati Aldo Bledar Graceni. Por pas manipulimeve, presioneve, shantazheve, shpërdorimeve të detyrës, zyrtarë të caktuar brenda Ministrisë së Mbrojtjes shpikën një formulë, vetëm e vetëm, të nxirrnin në krye, kandidatin që donin, dhe jo atë që u rendit i pari me meritë.

Në mungesë të informacionit zyrtar dhe bazuar në Ligjin për të Drejtën e Informimit, gazeta “Shqip” iu drejtua Komisionerit për të Drejtën e Informimit. Pas një seance dëgjimore, zhvilluar në datën 5 nëntor 2020, mes përfaqësuesve të gazetës “Shqip”, dhe atyre të Ministrisë së Mbrojtjes (seancë kjo e regjistruar video dhe audio), zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes kërkuan afat edhe 3 ditë të tjera pune, për t’i kthyer përgjigje zyrtare gazetës “Shqip”.

Përmes institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit, më në fund gazetës “Shqip” i mbërrijnë përgjigjet nga Ministria e Mbrojtjes. Duke i lexuar dhe analizuar një për një, rezulton se ato nuk janë përgjigje, por përpjekje për t’u tallur, fyer inteligjencën, për të mbuluar veprimet arbitrare dhe shpërdorimin flagrant me detyrën, që është bërë, nga ana e disa punonjësve brenda ministrisë, si dhe për të zhvendosur vëmendjen nga thelbi i çështjes.

Lexo edhe:

Vota e diasporës “dështon” të sjellë ndryshimin

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Aty janë referuar Ligje, Urdhra, VKM, Njoftime, Vendime, Nene, Pika, Gërma, të cilat Ministria e Mbrojtjes i ka shkelur vetë e para, me të dyja këmbët, nga fillimi në fund.
Nisim t’i analizojmë:

Pyetje “Shqip”: A ka bërë ndonjë prej pjesëmarrësve në konkurs, ndonjë ankesë për padrejtësi në vlerësim? Cila ka qenë vendimmarrja pas shqyrtimit të ankesës?

Përgjigje MM: Gjatë procesit të testimeve, një kandidat ka paraqitur kërkesë për ri-testim në gjuhë të huaj, pasi sipas tij nuk kishte qenë mirë gjatë momentit të testimit. Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave nuk e vlerësoi të bazuar në ligj, kërkesën e tij, e për pasojë kandidati u skualifikua. Një nga arsyet e këtij vendimi është edhe fakti, se kandidati ankimues nuk kishte kapur as 50% të rezultatit të mundshëm.

Pra, edhe një ankesë e vetme që u bë, nuk u mor në konsideratë. Kjo do të thotë, që listëmerita, ky dokument zyrtar, që gazeta “Shqip” e siguroi nga burimet e veta, brenda Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka pësuar ndryshime.

Që do të thotë, se Aldo Graceni renditet i pari, me 90.86 pikë të grumbulluara gjithsej, nga mesatarja dhe gjithë testimet e tjera. Renditja pra, është lista finale e meritës. Në bazë të Urdhrit nr. 1014, datë 22.05.2017, të cilit i janë referuar zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, në pikën 15, gërma “ç” thuhet:
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së ia paraqet listën e fituesve, Ministrit të Mbrojtjes.

Pikërisht këtu nisin manipulimet. Rrugës, që nga Qendra e Personel Rekrutimit, ku u zhvilluan garat, deri tek Ministrja e Mbrojtjes, zonja Olta Xhaçka, një zyrtar/e, apo një grup zyrtarësh, vendosin me mendjen e tyre, të llogarisin pikët e Kimisë, Biologjisë dhe lëndës me zgjedhje.

Gazeta “Shqip” zotëron mesazhin, që ministrja Xhaçka i dërgoi babait të djalit fitues, zotit Bledar Graceni, në telefonin e tij, pasi ky i fundit, iu drejtua titullares, për një shpjegim.

Në të thuhet: “Shefe, për ndjekjen e studimeve në Greqi, në QPR kanë kandiduar dhe janë shpallur FITUES 10 konkurentë. Bazuar në listën e ardhur nga SHPFA, Graceni vërtet ishte renditur NË KRYE TË LISTËS, por në një ANALIZË, të bërë për të gjithë kandidatët fitues, vlerësimi, në të cilin JEMI bazuar gjatë përzgjedhjes së kandidatëve, kryesisht atyre të mjekësisë, ka qenë nota mesatare, nota e lëndëve biologji, kimi dhe lënda me zgjedhje në maturë, në të cilat rezulton që, Aldo Graceni kishte nota më të ulëta, se kandidati i shpallur fitues P. T.

Pra, një grup zyrtarësh kanë bërë një “analizë”. Por pyetja që shtrohet është: Mbi ç’bazë ligjore janë mbështetur “analistët”, që pas konkursit dhe ardhjes në ministri të listës finale të meritës, të bënin një vlerësim bazuar në tre lëndët?

Ku parashikohet ky “vlerësim” në këtë fazë, se gazetarët e gazetës “Shqip” nuk e gjejnë në asnjë gërmë të ligjeve, udhrave, VKM-ve, neneve, gërmave? /gazeta shqip/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vota e diasporës “dështon” të sjellë ndryshimin

18:46 : 16/05/2025
RAJONI

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

18:41 : 16/05/2025
AKTUALITET

Protesta e PD për votën e lirë/ Këlliçi: Në Shqipëri kanë vdekur institucionet zgjedhore

18:36 : 16/05/2025
AKTUALITET

A do dorëhiqet Sali Berisha? Topalli: Nuk merren vendime të nxituara në kohë mërzie

18:20 : 16/05/2025
AKTUALITET

Bylykbashi: Janë shpartalluar zgjedhjet, kandidatët e PS-së u financuan nga krimi

18:12 : 16/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Alma Kaçi e pranishme në protestën e opozitës në bulevard

18:04 : 16/05/2025
Para

Rasti “Graceni”/ Shantazh dhe manipulime, si u fundosën zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes në konkursin ushtarak

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Vota e diasporës “dështon” të sjellë ndryshimin

18:46 : 16/05/2025

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

18:41 : 16/05/2025

Protesta e PD për votën e lirë/ Këlliçi: Në Shqipëri kanë vdekur institucionet zgjedhore

18:36 : 16/05/2025

A do dorëhiqet Sali Berisha? Topalli: Nuk merren vendime të nxituara në kohë mërzie

18:20 : 16/05/2025

Bylykbashi: Janë shpartalluar zgjedhjet, kandidatët e PS-së u financuan nga krimi

18:12 : 16/05/2025

VIDEO/ Alma Kaçi e pranishme në protestën e opozitës në bulevard

18:04 : 16/05/2025

A do tërhiqet nga mandati që të hyjë Meta në parlament? Ja si përgjigjet Tedi Blushi

17:40 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com