• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tamponi për Covid, si po i rrjepin shqiptarët “Spitali Amerikan” dhe “Intermedica”

23:59 : 13/11/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, SHENDETI

Nga BoldNews.al

Në Shqipëri, çmimi i tamponëve për Covid-19 në laboratorët privatë është shumë më i lartë, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, ndërkohë që ekzistojnë edhe dyshimë të përligjura se dy operatorët e licensuar mund të kenë një “marrëveshje” për fiksimin e të njëjtës vlerë për qytetarët.

Rrjeti i laboratorëve “ALNET”, pjesë e grupit të Spitalit Amerikan, si edhe laboratori “Intermedica”, janë autorizuar nga Ministria e Shëndetësisë për të kryer testin PCR, që njihet ndryshe edhe si “tamponi për Covid-19”.

Të dy kompanitë ofrojnë shërbimin me çmim të njëjtë, 12 mijë lekë të reja, duke mos treguar asnjë lloj konkurence mes tyre, ndërkohë që rëndojnë xhepat e qytetarëve, të cilët janë të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të tyre apo të familjarëve të tyre.

“Boldnews.al” konfirmoi së fundmi se Laboratorët “Alnet” dhe ‘Intermedica” vijojnë të aplikojnë çmimin prej 12 mijë lekë të reja për test, të shpallur prej tyre rreth 4 muaj më parë, ndërkohë që nuk është njoftuar asnjë nisje procedure e mundshme ‘anti-trust” nga autoritetet kompetente.

Lexo edhe:

Kremlini fton Zelenskyn në Moskë: Jo për t’u dorëzuar, por për negociata

Refugjatët e vitit 2015: Nga rrugët e rrezikshme të Ballkanit deri te jeta e re në Evropë

Nga ana tjetër, çmimi i fiksuar nga dy laboratorët privatë në Shqipëri, 95 euro (12 mijë lekë) është shumë më i lartë, krahasuar me vende të tjera në rajon, por edhe më gjerë.

Në një hulumtim të kryer së fundmi nga redaksia, si edhe bazuar në informacione publike, rezulton se shtete, përfshirë edhe ato të zhvilluara, çmimi për një test PCR është shumë më i ulët në Shqipëri, madje, në vende si Franca edhe 3 herë më pak.

Më konkretisht, në Serbi, vlera e një testi PCR në laboratorë privatë është 6 mijë dinarë, rreth 50 euro.

Në Kosovë janë licensuar dy laboratorë privatë për kryerjen e testeve PCR dhe çmimi varion nga 40-50 euro.

Në Bosnje-Hercegovinë, çmimi i një testi PCR (tamponi për Covid-19) është rreth 70 euro. I vetmi vend i rajonit që ende nuk ka liberalizuar kryerjen e analizës në laboratorë privat është Mali i Zi.

Ndërkohë, në Itali, në rajonin e Sardenjas, një prej më të pasurve në fqinjin tonë përtej Adriatikut, kryerja e një tamponi PCR kushton 70 euro.

Mjeku Ermal Dobi, në një lidhje nga Franca për një emision në Tiranë, deklaroi mbrëmjen e kësaj të Enjteje se çmimi për një tampon në laboratorët privatë të atij vendi përllogaritet në rreth 23 euro.

Mjeku Fadil Cani nga Shkupi, po në të njëjtin emision, deklaroi se kryerja e tamponit për Covid-19 në Maqedoni kushton nga 40-60 euro.

Duket qartë se laboratorët privatë në Shqipëri mbajnë një çmim shumë të lartë, krahasuar me vendet e tjera.

Kjo situatë është ndikuar, së tepërmi, nga fakti që strukturat shtetërore kryejnë me vonesë tamponët për personat e dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe, vonojnë akoma edhe më shumë përgjigjet e testimit.

Në media janë publikuar dëshmi të shumta, sipas të cilave përgjigja për tamponët ka ardhur aq vonë, sa pacientët ose kanë ndryshuar jetë për fat të keq, ose janë shëruar nga sëmundja.

Vonesat e tepruara nga laboratorët publikë nxisin qytetarët që t’u drejtohen dy laboratorëve privatë, pavarësisht se fatura e tyre është shumë e kripur për një vend si Shqipëria, ku varfëria është e përhapur gjerësisht.

Lajme të lidhura

BOTA

Kremlini fton Zelenskyn në Moskë: Jo për t’u dorëzuar, por për negociata

14:42 : 06/09/2025
BOTA

Refugjatët e vitit 2015: Nga rrugët e rrezikshme të Ballkanit deri te jeta e re në Evropë

14:30 : 06/09/2025
AKTUALITET

Edhe Sllovenia tërheq nga tregu produktet shqiptare: Specat e kuq përmbajnë pesticide të rrezikshme

14:04 : 06/09/2025
AKTUALITET

Naftëtarët e Bankers në protestë: Nëse nuk arrihet marrëveshje e re, ndalim total i punës

13:44 : 06/09/2025
AKTUALITET

Përplasi me makinë 2 të mitur me skuter, arrestohet 18-veçari pa patentë në Tiranë

13:18 : 06/09/2025
AKTUALITET

Nga “presioni” te “mashtrimi”/ Si e “baltosi” Sokol Sadushi garën për zëvendësin e Holta Zaçajt në Kushtetuese  

12:58 : 06/09/2025
Para

Më në fund! Ja kur do të shohim ribashkimin e “Friends”

TË GJITHA

Kremlini fton Zelenskyn në Moskë: Jo për t’u dorëzuar, por për negociata

14:42 : 06/09/2025

Refugjatët e vitit 2015: Nga rrugët e rrezikshme të Ballkanit deri te jeta e re në Evropë

14:30 : 06/09/2025

Edhe Sllovenia tërheq nga tregu produktet shqiptare: Specat e kuq përmbajnë pesticide të rrezikshme

14:04 : 06/09/2025

Naftëtarët e Bankers në protestë: Nëse nuk arrihet marrëveshje e re, ndalim total i punës

13:44 : 06/09/2025

Përplasi me makinë 2 të mitur me skuter, arrestohet 18-veçari pa patentë në Tiranë

13:18 : 06/09/2025

Nga “presioni” te “mashtrimi”/ Si e “baltosi” Sokol Sadushi garën për zëvendësin e Holta Zaçajt në Kushtetuese  

12:58 : 06/09/2025

Të dhënat: Një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes

12:39 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com