• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Loja” e Ballukut dhe Gonxhes me 1.2 milionë ton naftë të Lul Berishës

14:50 : 12/11/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga BoldNews.al

Gjykata e Durrësit ka pranuar kërkesën e prokurorisë së qytetit bregdetar për heqjen e sekuestros së 1.2 milionë ton naftë të sekuestruar kompanisë “Rajan 2007”, pjesë e të cilës është edhe Lulzim Berisha, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Ky vendim i institucioneve të drejtësisë në Durrës pasoi vendimin e Gjykatës Administrative të Tiranës për t’i rikthyer kompanisë së familjes “Berisha” licensat e revokuara më parë nga Ministria e Infrastrukturës, bazuar në një kërkesë të Policisë së Shtetit.

Përtej aspektin procedurial ligjor, çështja e “Lul Berishës” dhe “Rajan 2007” përfshin disa pikëpyetje mbi rolin e Ministrisë së Infrastrukturës, e drejtuar nga Belinda Balluku.

Në Shkurt 2020, operacioni “Forca e Ligjit” urdhëroi sekuestrimin e pasurive të Lulzim Berishës, si subjekt i “Operacionit Forca e Ligjit”.

Lexo edhe:

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

Mes të tjerash, u sekuestrua edhe kompania “Rajan 2007”, ku Berisha kishte një pjesë të aksioneve. Në vijim të veprimeve proceduriale, Prokuroria e Durrësit vendosi sekuestrimin e sasisë së naftës që gjendej në depozitat e “Rajan 2007”, rreth 1.2 milionë ton.

Nga ana tjetër, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, me kërkesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, vendos revokimin e licensave të “Rajan 2007” në fushën e hidrokarbureve.

Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, e drejtuar nga Blendi Gonxhe, vendos “Revokimin e licensës së ‘Rajan 2007’ për transport ndërkombëtar mallrash për të tretë”.

Në vijim, “Rajan 2007” padit Ministrinë e Infrastrukturës dhe Drejtorinë e Përgjithshmë të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku kundërshtonte vendimin e Ballukut e Gonxhes, si edhe kërkonte rikthimin e licensave për tregtimin e naftës për anijet e peshkimit.

Në 6 Maj 2020, Gjykata Administrative e Tiranës pranon kërkesën e paditësit dhe vendos pezullimin e revokimit të licencës për “Rajan 2007”.

Vendimi i Gjykatës Administrative të Tiranës nuk ankimohet as nga Balluku dhe as nga Gonxhe. Dhe, këtu duket se nis ajo që mund të konsiderohet si “lojë” e Ballukut dhe Gonxes me kompaninë “Rajan 2007”, pjesë e të cilës është Lulzim Berisha.

Dy institucionet shtetërore nuk kanë preferuar që të kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Administrative të shkallës së parë, rrjedhimisht e kanë konsideruar të drejtë padinë e “Rajan 2007” kundër Ministrisë së Infrastrukturës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.

Në vijim të vendimit të gjykatës, si struktura e drejtuar nga Belinda Balluku, ashtu edhe ajo e drejtuar nga Blendi Gonxhe, kanë revokuar vendimet e tyre dhe kanë vendosur rikthimin e licensave për “Rajan 2007”.

Ndërkohë që Balluku dhe Gonxhe rikthejnë licensat për “Rajan 2007”, Prokuroria e Durrësit po vijonte hetimet, bazuar pikërisht në masat fillestare bllokuese të vendosura nga Ministria e Infrastrukturës dhe DPSHTRR.

Rikthimi i licensave për “Rajan 2007” ishte një goditje e parë për hetimin e Prokurorisë së Durrësit, e cila ndërkohë mbante të sekuestruara 1.2 milion ton naftë të kompanisë.

Gjatë hetimit penal, rezultoi se asnjë prej institucioneve përgjegjëse për aktivitetin privat të “Rajan 2007” nuk kishte konstatuar asnjë problematikë.

Në kërkesën e prokurorit të çështjes, Pali Deçolli, për heqjen e sekuestros, një kopje të të cilës e ka siguruar “Boldnews.al”, rezulton se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, si edhe Autoriteti Portual i Durrësit nuk kanë konstatuar asnjë problematikë në ushtrimin e aktivitetit nga “Rajan 2007”.

Pavarësisht këtyre konstatimeve, prokurori Deçolli ka vijuar verifikime të thelluara edhe për disa muaj të tjerë, me qëllim për të siguruar një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm të rastit.

Pas kryerjes së të gjithë veprimeve proceduriale dhe sidomos pas rikthimit të licensave për “Rajan 2007” dhe akt-konstatimeve pa probleme të institucioneve përgjegjëse për monitorimin e aktivitetit tregtar, prokurori Deçolli vendosi të kërkonte heqjen e sekuestros së 1.2 milionë ton nafte.

Kërkesa e tij u gjet e bazuar nga gjykata e Durrësit, e cila pranoi heqjen e sekuestros së naftës së “Rajan 2007”.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026
AKTUALITET

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026
AKTUALITET

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026
AKTUALITET

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026
AKTUALITET

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026
Para

Rrëfehet Valer Kolnikaj: Ja çfarë bëjnë të burgosurit vetëm për të më parë mua

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet