• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Propaganda për inceneratorët/ Si u shtrembëruan faktet për mega aferën korruptive

18:16 : 11/11/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, POLITIKE

Top Channel ka transmetuar një dokumentar për Inceneratorët, me një përpjekje qartazi propagandistike duke u munduar të rrëzojë akuzat e opozitës që e cilëson këtë si mega afere korruptive. Në një material, ku përpiqej të tregohej se përse inceneratorët janë më të mirë se landfillet, kjo e pranuar nga të gjithë, dokumentari u shmang totalisht nga thelbi I problemit, aferat dhe miliona euro të çuara dëm nga kontratat në interest ë një grupi oligarkësh, që sipas dokumenteve në ortakëri është edhe bashkëshortja e Ben Blushit, Drejtorit të Top Channel.

Nga një vëzhgim i shpejt i këtij dokumentari, veç shmangies nga afera se si kocnesionari ka marrë dhe merr milona euro më shumë se kontrata, kishte edhe shumë pasaktësi dhe fakte të pavërteta. Dokumentari niste me pamje të vitit 2016, pa specifikuar se në atë kohë landfilli i Sharrës menaxhohej nga kompania “3R”, e drejtuar nga kreu i PS Peqin, Edurim Teqja, ku humbi jetën edhe Ardit Gjoklaj.

Kostoja e Inceneratorit të Sharrës sipas dokumkenatarit përllogaritet në 128 milionë euro

Por sipas Raportit të KLSH-së, në koston e projektit është lënë pa u përfshirë fatura e shpronësimeve e llogaritur zyrtarisht rreth 2.4 milionë euro, por që mund të shumëfishohet pas padive në gjykatë të pronarëve që pretendojnë shifër disa herë më të lartë.

Kostoja e përpunimit është përllogaritur 29 euro për tonë, që sipas dokumentarit është pagesa më e ulët në Ballkan dhe Europë

Lexo edhe:

Afati i fundit për dorëzimin e koalicioneve në KQZ, Blushi paraqitet në selinë e PD

“11 maji”/ Blushi dhe Haxhinasto takim në selinë e PD-së

KLSH ka konstatuar se çmimi për ton është 40.1 euro. Cmimi i depozitimit eshte 29 euro pa TVSh ose gati 36 euro me TVSh, por këtu nuk po futen, tarifa e pastrimit për familjaret dhe bizneset dhe tarifat e fee e grumbullimit dhe transportimit te mbetjeve per ne Sharre. Sot janë 4 apo 5 kompani te tjera që marrin mbi 12 milione euro ne vit per te mbledh plehrat nga koshat për ti transportuar më pas deri në Sharrë.

Për më tepër, bazuar në kontratë, Inceneratori paguhet për përpunimin e mbi 700 deri në 1000 ton, ndërkohë që në ditë gjeneron vetëm 450 ton. Ndërkohë nga studimi I fizibilitetit parashikohet që inceneratori i Tiranes fiton 2.9 euro për ton përpunim, shifër kjo e pasaktë pasi KLSH konstaton se fitimi eshte 14.1 euro per ton. Dhe po sipas këtij raporti të KLSH nga një gabim në përllogaritje, inceneratortit po i jepnin 60 milione euro me shume ku shpezimet total për Inceneratorin e Tiranës, FIerit dhe Elbasanit shkon në 430 milionë euro.

E vërteta është që Ministria e Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit kanë refuzuar të lëshojnë “Deklaratën Mjedisore” për landfillin e mbetjeve të rrezikshme dhe çështja është prej muajsh në Gjykatën Administrative Tiranë

Kjo deklaratë ngre edhe më shumë dyshimet për aktivitetin që zhvillohet brenda rrethimit të Landfillit, pasi deri më sot ku depozitohen dhe përpunohen mbetjet inerte, për të cilat Bashkia e Tiranës ka detyruar kompanitë e ndërtimit për t’i depozituar në Sharrë? Madje edhe për inertet nga godinat e dëmtuara nga tërmeti në Durrës, bashkia e qytetit ka hapur tender për transportin e tyre drejt Landfillit të Sharrës.

Për të krahsuar kostot e projektit, është marrë si shembull projekti i inceneratorit në Beograd që parashikon përpunimin për vlerën 70 euro/ton.

Por ka disa fakte që janë anashkalur qëllimisht në këtë material/

1. Inceneratori i Beogradit është ende projekt.

2. Popullsia e Beogradit, në vitin 2016 ishte rreth 1.4 milionë banorë, e cila mund të ketë shënuar rritje deri në vitin 2020

3. Ndërkohë Popullsia e Tiranës, sipas INSTAT, në 1 janar 2020, ishte rreth 906 mijë banorë, pra rreth 500 mijë më pak se sa ajo e Beogradit në vitin 2016

4. Dokumentari nuk jep asnjë detaj se cila është teknologjia dhe sa janë kostot e inceneratorit të Beogradit. Ky detaj “i patreguar” mund të shpjegojë faktin se përse në Beograd është përllogaritur vlera e 70 euro/ton

E vërteta është se tenderi për “Eko-Parkun” e Porto Romanos është nën hetim nga SPAK, për dyshimet mbi “shkeljen e barazisë në tendera” dhe “shpërdorim detyre”. Tenderi është fituar në mënyrë të dyshimtë nga një bashkim operatorësh, pjesë e të cilit është edhe italiania “De Mare” srl, e cila ka bashkëpunuar me “Integrated Energy” të Klodian Zotos për ndërtimin e landfillit të Sharrës. Ndërkohë që perpunimi i mbetjeve te Durresit eshte jashte kontrates koncensionare të Inceneratorit të Sharrës, pasi kontrata eshte per qarkun e Tiranes.

Sips dokumenatarit, depozitimi i deritanishem i mbetjeve te Durresit eshte pa pagese, por mbetjet e Durresit jane lende e pare me shume per inceneratorin, i cili prodhon dhe shet energji shume me teper sesa eshte parashikuar ne studim fizibiliteti pra, rriter fitimi i koncensionarit.

Dhe për të treguar se sa me vlerë është ky projekt, Top Channel kishte përzgjedhur Vangjush Dakon, një prej figurave më të atakuara në drejtimin e Bashkisë së Durrësi, I hetuar edhe nga SPAK.

Inceneratori i Elbasanit, një tjetër projekt, i akuzuar si korruptiv. Sërish në material më shumë vëmendje I ishte kushtuar faktit se inceneratori është më I mirë se landfilli, duke lënë totalisht mënjanë problemin me të cilin sot po përballen Bashkitë e Qarkut të Elbasanit.

Ndërkohë që inceneratori, sipas autoriteteve qeveritare, ka hyrë në vitin e gjashtë të aktivitetit, më shumë se gjysma e bashkive të Qarkut Elbasan kanë refuzuar të transportojnë mbeturinat e tyre pranë impiantit të përpunimit, të ndërtuar nga shoqëria koncensionare “Alb-Tek Energy”. Qarku i Elbasanit përbëhet nga 7 bashki. Tre prej tyre, fillimisht Elbasani, më tej Cërriku dhe në fund Librazhdi, vendosën në seri që të dërgonin mbetjet e tyre në inceneratorin e Elbasanit. Ndërkohë, 4 bashki të tjera, Peqini, Prrenjasi, Belshi dhe Gramshi nuk preferojnë që t’i bashkohen projektit të incenerimit. Shkaku kryesor duket se janë kostot e larta të transportimit të mbetjeve nga këto bashki drejt Elbasanit.

Vetë Ministria e Financave, autoriteti që ka firmosur kontratën për Inceneratorin e Fierit, në raportin e Performancës së Koncensioneve, publikuar në vitin 2020, konstaton se ky projekt ka shkelur kontratën dhe nuk është realizuar brenda afateve. Sipas kontratës për vitin 2019, parashikohet që sasia e mbetje urbane të rikuperuara të jetë 64.800 ton/vit, ose 5.400 ton/muaj. Deri në fund të periudhës 9-mujore nuk ka patur raportim mbi realizimin e treguesit të performancës pasi impianti është ende në proces ndërtimi. /Syri/

Etiketa: Blushiinceneratorepropoganda

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Afati i fundit për dorëzimin e koalicioneve në KQZ, Blushi paraqitet në selinë e PD

15:46 : 03/03/2025
AKTUALITET

“11 maji”/ Blushi dhe Haxhinasto takim në selinë e PD-së

13:24 : 24/02/2025
AKTUALITET

“Po shmanget thelbi i vjedhjes së inceneratorëve”, Bushati: ‘Lali’ po trajtohet si një hajdut ordiner

22:38 : 16/12/2024
AKTUALITET

“Rama e lëshoi Veliajn, por të kujt janë inceneratorët, Edit a Lalit?”, Shkullaku debat me Haxhiun

22:20 : 16/12/2024
AKTUALITET

“Beteja pa kthim”/ Blushi: Ta harrojnë se ne ikim nga sheshet e Shqipërisë

18:01 : 26/11/2024
AKTUALITET

Dita e dytë e konsultimeve për datën e zgjedhjeve, Begaj takim me Blushin dhe Xhixhon

10:34 : 21/11/2024
Para

PD-Ramës: Je vegël në duart e krimit të organizuar, vazhdo me plehrat

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com