• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sherr në studio/ Kokalari: Soros manipuloi zgjedhjet në Shqipëri dhe SHBA, Fico: Qenke keq me shëndet!

23:51 : 05/11/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Një sherr mjaft i papritur dhe me përmasa globale, ka ndodhur në televizionin Top Channel, konkretisht në emisionin e zonjës Eni, ku po diskutohej me pathos, për zgjedhjet në SHBA.

Sherri ka ndodhur mes Evi Kokalarit në SHBA, një mbështetëse e flaktë e Donald Trump dhe Delina Ficos.

Evi Kokalari deklaroi se zgjedhjet në SHBA janë manipuluar nga Soros dhe se ai ka bërë të njëjtë gjë edhe në Shqipëri, deklaratë që shkaktoi habi të madhe në studio dhe solli debatin mes zonjave.

Pjesë nga debati:

Evi Kokalari: Është i njëjti njeri që ka manipuluar zgjedhjet në Shqipëri, Soros.  I ka manipuluar tani edhe në Amerikë. Kjo mund të bëhet edhe për mandatin e tretë të Edi Ramës, votat me postë të diasporës…

Lexo edhe:

Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë

“Nuk do ju zhgënjejmë për Kosovën”, Fico: Ushtria sllovake të jetë pjesë e KFOR

Delina Fico: Duhet të kesh fakte për të thënë se po bëhen mashtrime. Mashtrimi në votime është shumë i rrallë në SHBA.

Evi Kokalari: Ke dy persona që kanë dalë në konferencë me Grenell, thanë kemi shkuar për votim dhe na kanë thënë keni votuar dhe ato nuk kishin votuar. Këtu kur shkon voton nuk të kërkojnë Id. Në Michigan, një ndihmës thonë që kanë lëvizur një kuti me 500 vota…

Delina Fico: Ky qëndrim i Presidentit Trump dhe përkrahësve të tij, është një nga dëmet më të mëdha që presidenti Trump i bën Amerikës, kulturës demokratike në Amerikë. Deri më sot nuk ka patur kurrë një kandidat, i cili ka pretenduar se sistemi i zgjedhjeve është i manipuluar. Është traditë që zgjedhjet pranohen dhe ai që fiton i zgjat dorët atij që humbet.

Evi Kokalari: Në 2012 ka patur vjedhje dhe votues me emrin Mickey Mouse, është po nga Obama…

***

Evi Kokalari: Më fal, janë vjedhur votat në Shqipëri Delina?

Delina Fico: Dëgjo, mos bëj prokuroren televizive. Na thuaj faktet për në SHBA.

Evi Kokalari: Ju dhe Edi Rama, keni shkatërruar popullin shqiptar.

Delina Fico: Qenke keq me shëndet, se je mërzitur që do humbë Trumpi. Është gjynah që komuniteti shqiptaro-amerikan, përfaqësohet nga ju, që nuk keni argumente.

Evi Kokalari: Komuniteti shqiptar nuk përfaqësohet nga unë.

Paskal Milo: Me atë që po ndodh në SHBA dhe deklaratat e presidentit Trump, vënë në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve amerikane, na vë në dyshim për rolin dhe modelin amerikan për zgjedhjet. Do të jetë inkurajimi më i keq, kjo grindje e madhe amerikane. Do të jetë model i keq për zgjedhjet e tona të 25 prillit.

Evi Kokalari: Kjo është puna e George Soros, Delina të hidhet përpjetë po të dojë. Sa lek ke marrë nga George Soros?

Delina Fico: Evi, gjynah që je gjirokastrite, po qenke keq fare. George Soros është një njeri i pasur, aktiv në jetën publike në Amerikë, që financon kauzat progresive dhe kandidatë demokratë. Ka miliarderë të mëdhenj, si vëllezërit Koh, që financojnë partinë republikane. Kjo është pjesë e traditës dhe kulturës politike Amerikane. Soros ka të drejtë të financojë kandidatët që mbështet, siç kanë të drejtë vëllezërit Koh të financojë republikanët.

Evi Kokalari: Vëllezërit Koh nuk financiojnë organizata terroriste si Black Lives Matter dhe Antifa. Soros ka financuar gjithmonë individë që i shërbejnë interesave të tj personale. Nuk mund ti krahasosh, janë shumë të ndryshme.

Delina Fico: Po flasim për zgjedhjet dhe Trump, i cili po i bën një dëm të madh jo vetëm Amerikës, por të gjithë njerëzve, sepse Amerika ka qenë dhe mbetet një model i demokracisë. Një njeri nuk rri i qetë të presë rezultin, por sillet si një fëmijë i përkëdhelur…

Etiketa: ficokokalari

Lajme të lidhura

BOTA

Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë

20:26 : 08/06/2025
RAJONI

“Nuk do ju zhgënjejmë për Kosovën”, Fico: Ushtria sllovake të jetë pjesë e KFOR

21:59 : 21/11/2024
BOTA

Pesë muaj pasi i shpëtoi atentatit, kërcënohet sërish kryeministri sllovak Fico

19:44 : 25/09/2024
BOTA

Zemërimi pushton Sllovakinë, çfarë paralajmëroi Fico para atentatit

21:25 : 18/05/2024
BOTA

Shpëtohet Kryeministri i Sllovakisë Fico, jo më në rrezik vdekjeje

09:04 : 16/05/2024
BOTA

Kryeministri sllovak: Do ​​të udhëheqim një politikë të jashtme sovrane

20:52 : 25/10/2023
Para

Bjellorusi/ OSBE bën thirrje për anulimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com