• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Miliona nxënës në Francë kujtojnë mësuesin e vrarë

20:37 : 02/11/2020
në BOTA

Prerja e kokës së një mësuesi shkaktoi tmerr në Francë. Në ditën e parë të shkollës pas pushimeve, miliona nxënës kujtuan viktimën e terrorizmit. Kurse në shumë shtete myslimane pati përsëri protesta anti-franceze.

Në Francë, rreth dymbëdhjetë milionë nxënës kujtuan me një minutë heshtjeje mësuesin e vrarë barbarisht Samuel Paty. Në fillim të shkollës, pas pushimeve të vjeshtës, u mbajtën ngjarje përkujtimore për 47-vjeçarin, që ishte viktimë e një sulmi terrorist. “Ne jemi Francë! Do të qëndrojmë së bashku”, shkroi Presidenti francez Emmanuel Macron në një mesazh në rrjetet sociale.

Kryeministri francez Jean Castex dhe ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer vizituan shkolla ​​në periferinë e Parisit, Conflans-Sainte-Honorine, ku kishte punuar Paty. Mësuesi i vrarë u kujtua gjithashtu në Gjermani, ndër të tjera në shkolla ​​në Hamburg, Berlin dhe Hesse.

Sipas hetuesve, Patyn e vrau një 18-vjeçar në mes të tetorit, sepse në orën e mësimit me temën e lirisë së shprehjes ai u tregoi nxënësve karikaturat e profetit Muhamed. Trupi i tij u gjet me kokë të prerë.

Lexo edhe:

Natë e zhurmshme për Thethin, vijon aksioni i IKMT-së

Tragjedia e Diogo Jota-s/ “Nuk po ecnin shpejt”, shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

Akti shkaktoi tmerr të madh në Francë. Më pak se dy javë më vonë, tre persona vdiqën në një sulm me thikë në një kishë në Nisë – edhe këtu Prokuroria beson se kemi të bëjmë me një sulm islamist.

Sërish protesta në vendet myslimane

Macroni e mbrojti lirinë e shprehjes dhe botimin e karikaturave pas vrasjes së Paty-së. Kjo çoi në protesta në vende të shumta myslimane. Rreth 400 vetë demonstruan përsëri përpara ambasadës franceze në kryeqytetin indonezian Xhakartë.

Në Daka, kryeqyteti i Bangladeshit, gati 10.000 vetë dolën në rrugë. Ata bënë thirrje për bojkotim të mallrave franceze dhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike midis Bangladeshit dhe Francës. Disa protestues dogjën fotot e Macronit. Protestuesit marshuan nga një xhami e madhe drejt ambasadës franceze, por u ndaluan nga forcat e sigurisë gjatë rrugës për atje.

Emiratet dhe Abu Dhabi mbështesin Macronin

Emiratet e Bashkuara Arabe ndërkohë e morën Macronin në mbrojtje. “Ai nuk dëshiron që myslimanët në Perëndim të getoizohen dhe ka të drejtë për këtë,” i tha Ministri i Shtetit i Emirateve të Bashkuara Arabe për Punët e Jashtme, Anwar Gargasch, gazetës “Welt”. Franca ka të drejtë të kërkojë mënyra për të integruar myslimanët dhe për të luftuar militantizmin. Princi i Kurorës së Abu Dhabit, Sheik Mohammed bin Said Al Nahjan, i dënoi sulmet terroriste në Francë në një bisedë telefonike me Macronin, siç njoftohet nga agjensia Emirate WAM.

Në një intervistë në fundjavë me transmetuesin arab Al-Jazeera, Macroni e mbrojti lirinë e shtypit. Franca po lufton terrorizmin e kryer në emër të fesë islame – por jo vetë fenë islame, tha ai. Pas tre sulmeve terroriste në javët e fundit me disa të vrarë, qeveria franceze e ka shtuar mbrojtjen e shkollave dhe vendeve të kultit. Për këtë qëllim janë angazhuar edhe ushtarë të misionit antiterror “Sentinelle”./DW/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Natë e zhurmshme për Thethin, vijon aksioni i IKMT-së

21:33 : 11/07/2025
SPORT

Tragjedia e Diogo Jota-s/ “Nuk po ecnin shpejt”, shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

21:26 : 11/07/2025
BOTA

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

21:25 : 11/07/2025
AKTUALITET

“Prokurori ishte i joni”/ Trafikanti shqiptar zbërthen rrjetin në gjyq

21:24 : 11/07/2025
AKTUALITET

Rruga ‘Goce’ në Krujë, e prishur dhe e bllokuar, banorët pa kalim

21:10 : 11/07/2025
BOTA

Gjermania rrit porosinë për avionët F-35, do të blejë edhe 15 të tjerë nga SHBA

21:09 : 11/07/2025
Para

Tërmetet më të fuqishme në histori

TË GJITHA

Natë e zhurmshme për Thethin, vijon aksioni i IKMT-së

21:33 : 11/07/2025

Tragjedia e Diogo Jota-s/ “Nuk po ecnin shpejt”, shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

21:26 : 11/07/2025

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

21:25 : 11/07/2025

“Prokurori ishte i joni”/ Trafikanti shqiptar zbërthen rrjetin në gjyq

21:24 : 11/07/2025

Rruga ‘Goce’ në Krujë, e prishur dhe e bllokuar, banorët pa kalim

21:10 : 11/07/2025

Gjermania rrit porosinë për avionët F-35, do të blejë edhe 15 të tjerë nga SHBA

21:09 : 11/07/2025

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

20:59 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com