• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Flasin ekspertët/ Kush po i vret pacientët, intubimi apo covid? Çfarë e shkakton goditjen në tru?

13:02 : 02/11/2020
në SHENDETI

Kur bënin bilancin e viktimave të pandemisë në fund të valës së parë të Covid19, në muajin maj, mjekë dhe ekspertë italianë hidhnin dyshime se për një pjesë të rasteve fatale të infeksionit mund të ishin ata fajtorë për trajtimin me oksigjen të tepruar të pacientëve.

Dyshimet mbeten edhe sot si të tilla, pa mundur të provohen ndonjëherë. Por, ajo që është e provuar është se pompimi i pacientëve me oksigjen të tepruar mund të shkaktojë efekte edhe më të rënda shëndetësore për pacientët se sa niveli i ulët i oksigjenit në gjak.

Niveli optimal i oksigjenit në gjak shkon nga 95 deri në 98 për qind. Kjo vlerë korrespondon me përqindjen e molekulave të hemoglobinës që transportojnë oksigjen në proporcion me numrin total të molekulave të hemoglobinës.

Testimet sugjerojnë se oksigjenimi në nivele të larta tek pacientët shkatërron molekulën e një elektroni të vetëm, duke krijuar ato që njihen si radikale të lira. Radikalet e lira janë përgjegjëset e plakjes së shpejtë dhe me ngarkesa të larta reaktive me molekulat e tjera, përfshirë të ADN-së dhe proteinave. I gjithë ky proces do të thotë shkatërrim i qelizës.

Kjo është dilema e oksigjenimit me të cilën përballen mjekët reanimatorë. Pompimi pak i tij mund të çojë në vdekjen e pacientit, e po ashtu edhe pompimi shumë. Për këtë arsye, A-ja e leksioneve për mjekët reanimatorë është gjithmonë nisja e trajtimit të pacientëve me oksigjen në nivelet më të ulta dhe më pas në varësi të reagimit të tij është shtimi i tij.

Lexo edhe:

4 humbje jete dhe 213 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

Koronavirusi në Greqi/ 77 humbje jete dhe mbi 21 mijë të infektuar në 24 orët e fundit

Mjekët që u përballën të parët me pandeminë e Covid19 ishin gjithashtu të parët që u vunë masivisht përballë kësaj dileme. Në fund të prillit, Reuters sillte një raportim special me intervistimin e 30 mjekëve nga Kina, Italia, Spanja, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të gjithë në atë kohë binin dakord për rëndësinë e ventilatorëve mekanikë për të shpëtuar jetë, por njëkohësisht vunë në dukje edhe rrezikun e përdorimit shumë shpejt, shumë shpesh, ose nga persona jo specialistë dhe të patrajnuar.

Pjesa më e madhe e ventilatorëve përdorin maskat për të injektuar oksigjen në mushkëritë e pacientëve. Shqetësimi kryesor i doktorëve të pyetur nga Reuters lidhej me ventilatorët mekanikë, që përfshin futjen e tubave në aparatin frymëmarrës të pacientëve dhe pompimin e oksigjenit në mushkëri. I gjithë ky proces njihet si “intubim”. Pacientëve që vendosën nën këtë procedurë u injektohen më parë qetësues të fuqishëm për të qetësuar muskujt e aparatit frymëmarrës që kundërshtojnë makinerinë.

Intubimi si procedurë zbatohet vetëm tek pacientët në gjendje të rëndë shëndetësore; ata me nivele tejet të ulta oksigjeni në gjak. Dilema është se nuk ka një kufi fiks për nivelin e ulët të oksigjenit në gjak, nën të cilin duhet përdorur intubimi. Në Kinë, mjekët e përdorën në fillimet e pandemisë kur ai zbriste nën 80 për qind me një mundësi mbijetese gjysmë për gjysmë për pacientët.

Të dhënat e analizuara nga Reuters në fund të muajit prill tregonin se pacientët e infektuar me Covid-19 dhe të intubuar kanë rrezikshmëri shumë herë më të lartë vdekjeje sesa pacientët e intubuar për sëmundje të tjera të mushkërive.

Sipas një studimi të publikuar në revistën “The Lancet” në muajin shkuar, në Kinë 86 për qind e pacientëve të vendosur në intubim nuk mbijetonin. Normalisht, pacientët e vendosur nën të njëjtën procedurë, por për sëmundje të tjera kishin deri në 50 për qind mundësi mbijetese. Në Britani, deri në fund të prillit dy të tretat e pacientëve që përfundonin në intubim nuk mbijetonin, ndërsa në të njëjtën periudhë situata në Nju Jork paraqitej edhe më dramatike, ku 88 për qind e 320 pacientëve të vendosur në intubim kishin vdekur.

Në Gjermani, mjekët tregohen më të vetëpërmbajtur për të vendosur pacientët në intubim. Udhëzimi i autoriteteve shëndetësore është që kjo procedurë të shmanget sa më shumë që të jetë e mundur. Në vend të intubimit, spitalet gjermane përdorin ventilatorët me maskë dhe morfinë për t’i mbajtur sa më gjatë nën këtë procedurë, deri kur trupi të reagojë kundër infeksionit. Pikërisht kjo praktikë vlerësohet si një prej arsyeve kryesore se përse Gjermania ka numër më të vogël viktimash në krahasim me vende të tjera të Europës, pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve.

Thomas Voshaar, pulmonolog gjerman ka qortuar në në fillim të muajit shkurt kolegët e tij në pjesë të tjera të botës për intubim të hershëm të pacientëve me Covid-19. Voshaar deklaronte se intubimi dhe injektimi i oksigjenit të pastër në përmasa të mëdha me gjasë më shumë dëmtonte se sa ndihmonte pacientët.

Efektet anësore të oksigjenimit të tepërt në organizëm janë vënë re që në një studim të Universitetit të Teksasit në 2008-ën, i cili provoi se pompimi i oksigjenit të pastër tek minjtë që ndodheshin në reanimacion shkaktonte dëmtime më të mëdha të trurit në krahasim me minjtë që ndodheshin po në reanimacion, por merrnin frymë vetë.

“Rezultatet tona shkojnë kundër perceptimit. Shumë mendojnë se oksigjeni nuk dëmton dhe se mund të pompohet sa më shumë që të jetë e mundur. Studimi ynë tregon se ky nocion është i gabuar”, deklaronte në atë kohë, Steven Kerne, biolog dhe udhëheqës i këtij studimi.

“Mjekët zakonisht pompojnë nga 21 për qind deri në 60 për qind oksigjen tek pacientët. Kjo ngre shqetësimet se po veprojnë gabim”, deklaronte Lance Becker, profesor i urgjencës mjekësore në Universitetin e Mjekësor të Pensilvanisë dhe drejtor i Qendrës Shkencore të Reanimacionit.

Becker është autor i një studimi të kryer në 2004-ën, sipas të cilit qelizat kishin më shumë gjasa që të vdisnin kur riekspozoheshin përballë sasive të mëdha të oksigjenit, se sa kur ishin me sasi të reduktuar të tij. Por, gjërat nuk janë kaq të thjeshta. Becker shpjegon se për mjekët është e vështirë që të kuptojnë se “sa shumë është shumë”.

Por si mund të shmangin mjekët efektet toksike të oksigjenimit në organizëm? Një ide është terapia e hipotermisë, që do të thotë ulja e temperaturës së trupit të pacientit për të reduktuar nevojën për oksigjen të tij. Kjo është ajo që propozon Hasan Alam, kirurg në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusetsit.

Kjo teknikë përdoret gjerësisht në ruajtjen e organeve për transplant dhe gjatë operacioneve të zemrës për të reduktuar nevojën për oksigjenim të gjakut.(Reuters, The Lancet, Scientific American)

Etiketa: koronavirusi boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

4 humbje jete dhe 213 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:48 : 23/02/2022
AKTUALITET

Koronavirusi në Greqi/ 77 humbje jete dhe mbi 21 mijë të infektuar në 24 orët e fundit

17:11 : 15/02/2022
AKTUALITET

4 humbje jete dhe 296 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:08 : 13/02/2022
AKTUALITET

Koronavirusi/ Alimehmeti: Duhet ndryshuar politika e vaksinimit

22:52 : 04/02/2022
SHENDETI

Koronavirusi i zgjatur/ Si të dallojmë pasojat e fshehta në mushkëri

21:13 : 30/01/2022
AKTUALITET

Ja pse disa persona nuk preken nga Covid edhe pse janë në kontakt me të infektuar

16:26 : 26/01/2022
Para

Mediu: Rama ka nisur që tani vjedhjen e zgjedhjeve, opozita të mobilizohet

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com