• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Covid 19/ Zëri i Amerikës: Tetori u mbyll me rekord vdekjesh dhe rastesh në Shqipëri

19:05 : 01/11/2020
në AKTUALITET, SHENDETI, SOCIALE

Në Shqipëri, muaji Tetor u mbyll me një përkeqësim të situatës së pandemisë së Koronavirusit, me një shtim të fortë të rasteve të reja si dhe të viktimave. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit u rregjistrua shifra më e lartë e vdekjeve, me 9 persona që kanë humbur jetën, e po ashtu dhe niveli më i lartë i të infektuarve të rinj

Ashtu siç po ndodh thuajse kudo, edhe në Shqipëri, përhapja e koronavirusit po merr një shtrirje gjithë e më të madhe. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se muajin që sapo u mbyll pati një rritje të ndjeshme të rasteve të reja të konfirmuara. Në total gjatë Tetorit u rregjistruan 7396 të infektuar, ose 76 përqind më shumë krahasuar me muajin shtator, kur pati 4200 të prekur.

Tendenca në rritje u theksua veçanërisht në dy javët e fundit, kur u kalua dhe kuota e 300 rasteve në ditë. Vetëm në 24 orët e fundit ato arritën shifrën më të lartë që nga nisja e pandemisë me 327 raste të reja.

Për muajin e kaluar megjithatë mesatarja ditore arriti në 238 të prekur, nga 140 raste në ditë përgjatë Shtatorit.

Në Tetor u vërejt dhe një rritje e testimeve (37.639 tampona) me 48 përqind, duke kapur një mesatare ditore prej 1214 tamponash në ditë. Por ritmi më i lartë i rritjes së të prekurve ka bërë që pozitiviteti, treguesi nivelit të transmetueshmërisë së virusit në komunitet, të vijë në ngjitje, duke arritur në një mesatare prej 19.6 përqind, ndërsa ditët e fundit ka kapur dhe shifrat e 22 përqindshit.

Lexo edhe:

6 humbje jete dhe 1562 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

Rekord i zi/ 4 humbje jete dhe 1236 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

Në total numri i të infektuarve është mbi 21.200 persona, ndërsa mbetet e lartë kuota e atyre që janë ende aktivë, mbi 9400 të prekur.

Edhe numri i viktimave u rrit ndjeshëm gjatë muajit Tetor, ku u rregjistruan 130 raste vdekjesh, ose 33 përqind më shumë se sa humbjet e jetëve në Shtator (98 viktima). Megjithatë, shifrat janë thuajse të barabarta me ato të Gushtit, kur pati 129 vdekje. Shqetësues është fakti se në ditët e fundit është vënë re një tendencë vdekjesh në kuota të larta. Vetëm 24 orët e fundit u shënua rekordi me 9 viktima, nga 44 deri 78 vjeç. Grupmosha mbi 70 përbën gati gjysmën e rasteve të vdekjeve, 29 përqind grupmosha nga 60-69 vjeç dhe vetëm 6 përqind grupmosha nga 40-49.

Të dhënat e ditëve të fundit nuk japin një panoramë premtuese, madje duket se tendenca është drejt një përkeqësimi më të theksuar, ndërsa dhe shtrimet në spitale janë shtuar. Autoritetet hapën dy ditë më parë dhe spitalin e tretë. Ndërsa sot, një nga të shtruarit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, u hodh nga kati i katërt, duke humbur jetën. Rasti i tretë i vetvrasjes në këtë spital, drejtuesit e të cilit, deklaruan sot se gjatë përgjatë gjithë qëndrimit, 53 vjeçari nga Tropoja “nuk ka manifestuar shenja të çrregullimeve psikologjike”./VOA

Etiketa: koronavirusi shqiperi boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

6 humbje jete dhe 1562 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:33 : 26/01/2022
AKTUALITET

Rekord i zi/ 4 humbje jete dhe 1236 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:53 : 05/01/2022
AKTUALITET

Koronavirusi/ 2036 humbje jete dhe rreth 152 mijë të infektuar në vitin 2021 në Shqipëri

18:01 : 31/12/2021
AKTUALITET

Dy humbje jete dhe 708 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri

17:06 : 31/12/2021
AKTUALITET

Rriten infektimet/ 5 humbje jete dhe 547 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri

17:39 : 29/12/2021
AKTUALITET

Bilanc lufte/ 7 humbje jete dhe 168 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:12 : 27/12/2021
Para

Covid 19/ Ja si është gjendja e Koço Devoles, dalin pamjet nga spitali (Foto)

TË GJITHA

Calhanoglu del në shitje, Inter synon transferimin e mesfushorit të Lacios

09:11 : 29/06/2025

Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit

09:03 : 29/06/2025

Irani dhe Izraeli raportuan vde*jen e tij, zyrtari i lartë iranian shfaqet me bastun

09:00 : 29/06/2025

E trishtë/ Ndahet nga jeta Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri

08:48 : 29/06/2025

SHBA/ Senati jep dritën jeshile për debatin mbi projektligjin të shpenzimeve të Trump

08:45 : 29/06/2025

Lëvizje surprizë/ U largua nga Tirana, Përgjoni kalon te rivalët e Superiores

08:33 : 29/06/2025

Këmbimi valutor! Euro në pikiatë, çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja

08:33 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com