• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Bojkotit iu dha fund, Duka: Keqardhje që nuk do kemi tifozë në stadiume

10:55 : 01/11/2020
në SPORT

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka përshëndetur nisjen e edicionit të ri futbollistik 2020-2021.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Duka ka shprehur kënaqësinë e tij për nisjen e kampionatit si edhe u ka uruar suksese të gjitha skuadrave që marrin pjesë këtë sezon.

Presidenti Duka theksoi rëndësinë e zbatimit të protokolleve shëndetësore të imponuara nga pandemia COVID-19 gjatë ndeshjeve, ndërsa është i bindur se marrëveshja që klubet e Kategorisë Superiore bënë me qeverinë në fund të bojkotit, do të përmirësojë kuadrin ligjor dhe do t’i japë një të ardhme më të mirë sportit dhe brezave që do të vijnë.

“Si kurrë më parë do të kemi një edicion në mesin e një pandemie, që ka pllakosur globin dhe ka krijuar vështirësi të mëdha për të gjithë shoqërinë. Ndeshjet do zhvillohen duke u bazuar në protokollet strikte shëndetësore dhe në rregullat e distancimit social. Sepse shëndeti vjen i pari dhe ne e kemi treguar edhe pas rifillimit të kampionatit se mund ta menaxhojmë fare mirë situatën duke ndjekur rregullat.

Starti i këtij edicioni futbollistik është një ngjarje e rëndësishme për komunitetin e futbollit. Përveç pandemisë, ky fillim edicioni u shoqërua edhe me bojkotin e kampionatit nga Liga Profesioniste e Futbollit. Ata i drejtuan qeverisë katër kërkesa të drejta. Kërkesa që kishin në thelb krijimin e një shtrati të duhur ligjor për të formalizuar futbollin dhe për të krijuar një mbështetje më të madhe për ecurinë e futbollit në të ardhmen dhe në përgjithësi për të gjithë sportin. Edhe pse personalisht, kam qenë kundër bojkotit, koha tregoi se lëvizja e klubeve ia arriti qëllimit, duke bërë që zëri i futbollit të dëgjohet, në opinionin publik dhe atje ku duhet.

Lexo edhe:

Tifozët e Milanit humbasin durimin, “Curva Sud”: Të dielën ju lëmë vetëm, me turpin tuaj!

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

Përkundër paragjykimeve dhe opinioneve të “përbaltuesve të përjetshëm”, futbolli tregoi qytetari dhe ndërgjegje.

Ne kemi marrë një premtim nga Kryeministri për zgjidhjen e problemit. Dhe tashmë shohim dritë në fund të tunelit. Presidentët dhe futbollistët, vlerësuan dhe respektuan sakrificat e futbollistëve për të pranuar një zgjidhje që do të jetë nisja e rrugës drejt ripërtëritjes dhe ecjes përpara”, shkruan Duka.

Në vijim ai thekson se klubet nuk kanë humbur kohë, por prej gati dy muajsh futbollistët, stafet teknike, trajnerët, menaxherët e drejtuesit, kanë punuar intensivisht për të përgatitur sa më mirë këtë start të ri. Janë përgatitur me qëllimin për të bërë një paraqitje sa më të mirë dhe për të arritur objektivat e tyre.

“Sot nis një rrugë e gjatë, por e sigurt që do të jetë një rrugë e bukur, mbushur me emocione e ngjarje që do të mbeten në histori.

Keqardhja më e madhe e imja, është që për momentin nuk do të kemi mbështetjen e spektatorëve nëpër stadiume. Uroj që shumë shpejt situata pandemike të përmirësohet dhe tifozët të kthehen në stadiume, qoftë edhe pjesërisht, për të mbështetur skuadrat e tyre të zemrës”, thekson ai.

Etiketa: Dukafutbollitifoze

Lajme të lidhura

SPORT

Tifozët e Milanit humbasin durimin, “Curva Sud”: Të dielën ju lëmë vetëm, me turpin tuaj!

16:20 : 15/05/2025
SPORT

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025
SPORT

Skema e “Final Four” rezulton një dështim, tifozët përgjysmohen krahasuar me një vit më parë

18:50 : 06/05/2025
SPORT

Hajduk-Dinamo Zagreb/ Përleshje mes ultrasve para sfidës, ka të plagosur dhe të ndaluar

13:56 : 03/05/2025
SPORT

Skënderbeu mbyll sezonin përballë Bylisit, klubi bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët

18:53 : 23/04/2025
SPORT

Tifozët e kanë braktisur Teutën, klubi durrsak hap dyert e stadiumit për sfidën me Laçin

18:07 : 10/04/2025
Para

Edhe pas 200 ditësh ndjen shqetësimet nga Covid-19, rrëfimi i pacientes: Ndjehem si 70 vjeçare

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Celibashi: Rezultojnë 109 fletë votimi ekstra, po bëjmë verifikimet

15:27 : 17/05/2025

Tensione në Parkun Olimpik, Manja përplaset me Gjonin dhe Këlliçin: Të kam fal njëherë kur…

15:21 : 17/05/2025

Manipulim i votave së Diasporës në Greqi/ Procesverbalët dëshmojnë deformimin e rezultateve

15:10 : 17/05/2025

Të pa lajmëruar nga policia, mijëra qytetarë të bllokuar në rrugë (VIDEO)

14:47 : 17/05/2025

Qendra e mbyllur, “paralizohen” akset rrugore të Tiranës, kaos trafiku në kryeqytet

14:37 : 17/05/2025

PD drejt humbjes së mandatit në Lezhë, Gjekmarkaj: Do ishte mëkat nëse i hiqet Kastriot Pirolit

14:23 : 17/05/2025

5 vite pa Teatër Kombëtar

14:10 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com