• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Edi Rama thyhet me BE-në”, ja çfarë shkruan revista e Brukselit

12:30 : 30/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

“New Europe”, revista e njohur e Brukselit, ka publikuar një shkrim pasi kryeministri Edi Rama votoi kundër apelit të ardhur nga Brukseli, lidhur me Kodin e ri Zgjedhor.

Në artikull thuhet se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte kultivuar imazhin e politikanit artist, i cili impresiononte të mëdhenjtë e politikës botërore duke u shfaqur me atlete në samitet e tyre.

Pretendonte si ishte i besuari i kancelares gjermane Angela Merkel në Ballkan dhe se kishte vëmendjen e presidentit francez Emmanuel Macron, duke krijuar me kujdes imazhin se ai do ta kishte me vete komunitetit ndërkombëtar, çfarëdo që të ndodhte.

Shpërndarja e këtij imazhi nga një rrjet ndërkombëtar kolegësh socialistë, lobistët e paguar, miqtë personalë dhe media të ndryshme mbyti zërat e atyre pak të huajve në Tiranë, të cilët ishin të tronditur teksa shihnin një realitet krejt ndryshe. Raportet e tyre për arbitraritet, korrupsion në nivelet më të larta dhe bashkëpunim me krimin ishin në kontrast të fortë me tablonë rozë të pikturuar në raportet e ish-komisioneres së jashtme të Komisionit Evropian (gjithashtu socialiste) Federica Mogherini, dhe përgjithësisht nuk merreshin në konsideratë.

Por ja që asnjë nga këto nuk i solli Shqipërisë hapjen e lakmuar të bisedimeve të anëtarësimit. Shtetet anëtare të BE, të vetëdijshme për problemet brenda Komisionit, vendosën mbi një duzinë kushte për t’u plotësuar para bisedimeve. Ata nisën ta kontrollonin vetë zbatimin përmes ambasadave të tyre, por Rama sërish bënte sikur s’kishte ndodhur gjë dhe disa herë madje edhe u tall me BE, duke mohuar publikisht ekzistencën e kushteve të vendosura.

Lexo edhe:

Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona! Detajet e operacionit

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

Megjithatë, kjo nuk mund të zgjaste shumë.

Bëma e fundit e Ramës ishte prishja e një marrëveshjeje me opozitën, për ndërmjetësimin e së cilës punuan fort edhe BE e SHBA, me synim zgjedhje të rregullta dhe stabilitet pas tyre, duke arritur suksesin më 5 qershor. Për habinë e të gjithë, Rama ndryshoi mendje dhe në tetor e ndryshoi në mënyrë të njëanshme Kodin Zgjedhor, duke hequr koalicionet parazgjedhore. Qëllimi i tij i dukshëm ishte të ngatërronte aleancën e opozitës, e cila përbëhet nga shumë parti.

Presidenti Ilir Meta, i cili ka pasur marrëdhënie të tendosura me Ramën gjatë dy viteve të fundit, e ktheu ligjin në parlament dhe ia referoi amendamentet Komisionit të Venecias, një trupë juristësh nga Këshilli i Evropës, duke pretenduar për dhunim të Kushtetutës dhe normave evropiane (Shqipëria ende nuk ka Gjykatë Kushtetuese si rezultat i një reforme në drejtësi të kryer keq).

Kjo do të kishte qenë një “deja vu” sikur Komisioneri i tanishëm për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, të mos hiqte dorë nga tradita e Komisionit të tij për të mbyllur një sy para shkeljeve të ndryshme të demokracisë, e në disa raste edhe të justifikimit të tyre. Ai i bëri thirrje Ramës më 26 tetor për t’i kërkuar shtyrjen e votimit deri në fillim të dhjetorit, kur Komisioni i Venecias do të kishte bërë publik opinionin mbi këtë çështje.

Rama e hodhi poshtë kërkesën, siç ua bëri të ditur gazetarëve të nesërmen. Varhelyi shkroi në Twitter se ai kishte besim se “Komisioni i Venecias do t’i këshillonte së shpejti palët shqiptare për implementimin e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë të presë për votimin për të llogaritur edhe këtë këshillë”, teksa priste me padurim për zgjedhje të lira e të ndershme në prill 2021.

Varhelyi e përsëriti të njëjtën deklaratë edhe të nesërmen. Parlamenti Evropian, që kishte nxjerrë një deklaratë nga disa parti në korrik, duke paralajmëruar Ramën që të mos prishte marrëveshjen me opozitën, e përkrahur hapur Varhelyin. Disa eurodeputetë bënë deklarata, përfshirë kryetarin e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, David McAllister, i cili dëshironte të prisnin për Komisionin e Venecias, me qëllim shmangien e polarizimit të mëtejshëm dhe për të mos rrezikuar hapat e tjerë të integrimit në BE.

Një eurodeputet i bëri thirrje Ramës me një letër të hapur që “të vendoste të parat interesat e demokracisë shqiptare dhe perspektivën evropiane të vendit e të ndalonte votimin e amendamenteve në parlament deri sa të fliste Komisioni i Venecias”.

Eurodeputeti shprehur zhgënjim për prishjen e marrëveshjes me opozitën dhe për përpjekjet e Ramës për të përfituar në ndarjen e vendeve në parlament dhe theksoi se refuzimi i këshillës së Varhelyit mund të çonte në ndarjen nga Maqedonia e Veriut, me këtë të fundit që lëviz më shpejt drejt BE.

Sigurisht, kjo breshëri fjalësh nuk e tundi Ramën. Por me Komisionin e Venecias që do të shprehet së shpejti, dhe duke prishur urat me Brukselin, Rama nuk mund të pretendojë se është mbreti i veshur me rroba të bukura, ndërkohë që është lakuriq. Tashmë është i ekspozuar, brenda e jashtë vendit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona! Detajet e operacionit

10:15 : 03/06/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025
AKTUALITET

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025
BOTA

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025
AKTUALITET

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025
AKTUALITET

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike

09:22 : 03/06/2025
Para

Raste të reja në Berat dhe Skrapar, infektohet zyrtari i Tatimeve/ Pozitiv edhe dy mësues

TË GJITHA

Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona! Detajet e operacionit

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike

09:22 : 03/06/2025

VIDEO shokuese! Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta

09:12 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com