• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Covid në Maqedoni/ Spitalet drejt ezaurimit të kapaciteteve

19:55 : 30/10/2020
në RAJONI

Kapacitetet në spitalet Covid në Maqeodi janë drejt ezaurimit. Në Spitalin levizës të vendosur afër Klinikës Infektive ka vetëm disa vende të lira dhe siç sqaroi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, pacientët e rinj do të pranohen edhe në Klinikën për Neuorologji dhe Dermatologji, ku ka qasje qendrore për oksigjen. Vende shtesë janë siguruar edhe në Institutin për Sëmundje të Mushkërive dhe në Spitalin “8 Shtatori” si dhe në repartet interne nëpër shumë spitale.

Nëse kapacitetet plotësuese do të jenë të mjaftueshme për hospitalizimin e të gjithë atyre që kanë nevojë për trajtim spitalor, do të tregojnë bilancet e reja shëndetësore. Të Enjten u shënuan 862 raste të reja, të Mërkurën 870. Nëpër spitalet e vendit, sipas njoftimeve të fundit të MSH-së janë të shtruar 670- pacientë, më së shumti në Klinikën Infektive–mbi 150, prej të cilëve 110 janë me oksigjeno-terapi.

Në vazhdën e senzibilizimit të opinionit për kujdes maksimal nga infektimi, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, në profilin e tij në FB ka publikuar një video, ku me uniformë të mjekut bën thirrje për vigjilencë.

“Kolegët e mi infektologët çdo ditë e më tepër po luftojnë me numër më të madh të sëmurësh nga COVID-19. Andaj sot nuk po ju drejtohem si mjek por si njeri-njeriut, si miku-mikut, mbrohuni, vetveten, familjen tuaj sistemin shëndetësor. Virusi është këtu, më i përhapur se kurrë, më i rrezikshëm se kurrë. Ai një ditë do të ikë, por pse ta mbajmë mend për pasojat që ka lënë për Ju dhe Familjen tuaj”.

Edhe Ministri iShëndetësisë Venko Filipçe, përmes një video-mesazhi të publikuar në FB, sqaron domosdoshmërinë e mbajtjes së maskës për t`u mbrojtur nga COVID-19.

Lexo edhe:

“Në beteja ka edhe humbje”/ Ali Ahmeti reagon për herë të parë pas zgjedhjeve

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kush, ku fitoi?

“Vjen periudha kur ftohet moti, kurse ajri do të jetë i ndotur. Kur moti është ftohtë shumë me rëndësi është që secili prej nesh të kujdeset për shëndetin e tij, madje edhe nga gripi sezonal. Për këtë shkak mbulimi i gojës, hundës mundëson të thithim ajër të ngrohtë, që të mos gjendemi në grupin e bartësit të virusit dhe të shmangim ndikimin e dëmshëm të grimcave PM10, për të cilët ka dëshmi se I mundësojnë virusit të udhëtojë më larg nga rruga e zakonshme gjatë të folurit”.

Vendet e rajonit janë duke menduar edhe për spitale mobile dhe salla sportive të adaptuara për akomodimin e rasteve më të lehta. Por, vendet e BE-së, dje paralajmëruan edhe opsione tjera. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen, paralajmëroi 220 milionë Euro ndihmë për transport ndërkufitar të të sëmurëve me COVID-19 që të parandalohet kolapsi I sistemit shëndetësor në vendet më të cenuara të BE-së.

Për momentin, Komisioni Evropian është duke negociuar me katër kompani farmaceutike për të siguruar vaksinat kundër COVID-19, prej se tashmë është arritur marrëveshja me tre kompani. Kur do të verifikohet, vaksina do të distribuohet njëkohësisht tek të gjitha vendet anëtare, me sasi, sipas popullatës së përgjithshme në BE.

Maqedonia e Veriut shpreson se do të fitojë një pjesë të këtyre vaksinave, falë iniciativës së Kryeministrit grek Kiryakos Micotakis, që e prezantoi para Kryeministrit Zaev në Shtator të këtij viti.

Etiketa: Maqedoni

Lajme të lidhura

RAJONI

“Në beteja ka edhe humbje”/ Ali Ahmeti reagon për herë të parë pas zgjedhjeve

15:09 : 24/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kush, ku fitoi?

08:23 : 20/10/2025
RAJONI

Sot zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ja sa parti dhe kandidatë marrin pjesë

08:17 : 19/10/2025
RAJONI

Ndikimi rus në zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut i kufizuar, por me rreziqe

08:15 : 15/10/2025
BOTA

Cilat janë rezultatet e Dialogut Strategjik mes Shkupit dhe Uashingtonit?

15:20 : 02/10/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik në Maqedoni, humbin jetën dy adoleshente shqiptare

15:03 : 23/08/2025
Para

Vasili: Edo Rama, dado e lodhur e ministres së shëndetësisë!

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com