“Krishtlindje në Tiranë” është një event madhështorë që vë në pah punën e tij të pa lodhur.
Producenti i njohur, Sokol Guga, që do të jetë këtë vit sezonin e 6-të të “Krishtlindje në Tiranë”, ishte i ftuar së fundmi në “Syri i keq” ku tregoi se këtë vit eventin do ta drejtojë me kengëtaren e njohur, Manjola Nallbanin.
I pyetur se si ja del të mbledh aq shumë sponsorizime, Guga u shpreh se “Unë jam me fat, pasi partnerët që kam çdo vit mua nuk më kanë tradhëtuar, përkundrazi ata shtohen çdo vit. Ne nuk bëjmë spektakël duke premtuar që malli juaj do të shitet 100 %. Jo, ne bëjmë spektakël që pëlqehet. Unë nuk jam për masën, por gjithmonë ftojë elitë në eventet e mia, pra bëj kujdes në përzgjedhjen e njerëzve. Pasi mendoj që arti i përketë elitës. Nëse nuk do të ishin këto sponcerizime, nuk do të kishte event. Sado i talentuar të jesh, gjërat nuk funksionojnë pa buxhet dhe mbeten vetëm ëndrra në sirtar.”
Guga tregoi se këtë vit, përveç emrave të njohur shqiptar, ka të ftuar dhe personazhe të huaja. Ai shprehet se ka prerë biletat për këta persona dhe tregoi dhe çmimet marramendëse që ata kërkojnë për të ardhur si të ftuar special.
“Edhe pse jemi në këto kohë mizerje, unë kam ftuar disa të huaj. Nëse ke para, dhe u hedh në llogarinë bankare shumën që duan, sigurisht që pranojnë. Kërkojnë shumë sigurisht. 25-30 mijë euro për të ardhur si të ftuar special.”