• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Përse lakuriqët e natës jetojnë me koronavirusin dhe njerëzit jo? Ja çfarë thonë shkencëtarët

08:21 : 29/10/2020
në SHENDETI

Një nga ekspertët kryesorë të botës në studimin e sëmundjeve infektive ka bërë një zbulim se pse lakuriqët e natës nuk sëmuren, ndërsa mbartin viruse zoonotike që mund të rezultojnë fatale për njerëzit dhe kafshët e tjera.

Zbulimet mbi imunologjinë e lakuriqëve të natës nga profesor Ëang Linfa, biolog, i cili ishte një nga tetë shkencëtarët që zbuluan se lakuriqët e natës ishin ata që mbartën dhe përçuan SARS-in në 2003-shin, sigurojnë disa të dhëna të rëndësishme që mund të shërbejnë për kërkimet e së ardhmes, mbi sëmundjet njerëzore. Deri më tani, provat tregojnë se virusi që ka infektuar 43.5 milionë njerëz dhe ka vrarë më shumë se 1.1 milion në të gjithë botën e ka origjinën në lakuriqët e natës, kafshë që sipas profesorit Linfa kanë evoluar në mënyrë unike dhe strehojnë viruset. Sipas hulumtimeve të tij, lakuriqët e natës tashmë kanë adoptuar strategji të shumëfishta për të zvogëluar reagimet proinflamatore, duke dobësuar sistemin e tyre imunitar, për të kufizuar rrezikun e dëmtimit të indeve dhe sëmundjeve. Në rast të kundërt, kur këto viruse kalojnë te njerëzit mund të kenë një ndikim vdekjeprurës dhe shkatërrues. Nëse mekanizmat e përdorur nga lakuriqët e natës për të mbrojtur veten nga viruset patogjene mund të përsëriten te njerëzit, profesori Ëang shpreson që sëmundjet si Covid-19 mund të menaxhohen për të shmangur gjendje të rënda ose vdekje.

Pse lakuriqët e natës jetojnë me koronavirusin dhe ne jo? Zbulimi

“Supresioni i reagimeve inflamatore tepër aktive përmirëson jetëgjatësinë dhe parandalon dobësimin e lidhur me moshën te njerëzit. Gjetjet tona mund të ofrojnë njohuri të mundshme për zhvillimin e strategjive të reja terapeutike që mund të kontrollojnë dhe trajtojnë sëmundjet infektive njerëzore. Inflamacioni është çelësi. Ne e dimë nga studimet se inflamacioni është një thikë me dy presa. Kur keni sasinë e duhur të inflamacionit jeni të mbrojtur dhe kur keni shumë ose pak, mund të vuani nga sëmundje patogjene ose të vdisni. Ne që ndjekim viruset kemi një klishe, që shumë pak viruse na vrasin neve dhe ne vrasim veten.” -tha profesor Ëang për Telegraph, informon dritare.net

Covid-19 është një shembull i përsosur, pasi i njëjti virus nuk mund të shfaqë simptoma të lehta në 80-85 njerëz nga 100, por e vret një person.

Lexo edhe:

Dy humbje jete dhe 270 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ja cilin organ dëmtoi më shumë covid te personat e infektuar

“Është një tregues i qartë se është reagimi imunitar i njeriut që bën ndryshimin në rezultatin e infeksionit.”-tha ai.

Studimi nga Profesor Ëang qartëson enigmën pse lakuriqët e natës nuk preken nga viruset vdekjeprurëse që mbartin në trupat e tyre. Ekipi shqyrtoi tri specie lakuriqësh, Pteropus Alecto, në Australi, Eonycteris spelaea, në Azinë Juglindore, dhe lakuriqi i myotës së Davidit, i cili është i zakonshëm në Kinë.

Te të tre, shkencëtaret identifikuan mekanizma të ndryshëm që ekuilibrojnë aktivitetin e proteinave kryesore që luajnë një rol të madh në ndërmjetësimin e imunitetit dhe reagimeve inflamatore te gjitarët, duke u mundësuar lakuriqëve të natës të shmangin pasojat e dëmshme të aktivizimit imunitar.

Një nga mekanizmat që përdorin lakuriqët është zvogëlimi i niveleve të kaspazës-1, një proteinë që shkakton një tjetër proteinë kyçe inflamatore citokine, interleukin-1 beta. Një mekanizëm tjetër që ata përdorin pengon maturimin e citokinave interleukin-1 beta përmes një ekuilibrimi të akorduar mirë të proteinave.

Procesi i transformimit të zbulimeve në trajtime shpëtuese për njerëzit mund të zgjasë me vite thotë profesor Ëang, por ama janë në drejtimin e duhur.

Etiketa: koronavirusi boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy humbje jete dhe 270 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

18:14 : 22/02/2022
SHENDETI

Ja cilin organ dëmtoi më shumë covid te personat e infektuar

21:35 : 18/01/2022
AKTUALITET

Dy humbje jete dhe mbi 1 mijë të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:54 : 17/01/2022
AKTUALITET

Koronavirusi/ Mjekja Dedja: Të infektuarit duhet të presin 72 orë para se të marrin antibiotikë

19:51 : 16/01/2022
AKTUALITET

Rekord i zi/ 7 humbje jete dhe 2179 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

18:19 : 14/01/2022
AKTUALITET

Omicron/ Alimehmeti: Rritja e infektimeve s’do ndikojë te shtrimi në spitale dhe vdekjet

17:12 : 06/01/2022
Para

Parashikimi i motit për ditën e sotme

TË GJITHA

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

15:28 : 08/06/2025

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025

Ersekë/ 40-vjeçari dhunon vjehrrën, procedohet

15:10 : 08/06/2025

Tronditëse në Itali! Plagoset me thikë 16-vjeçari shqiptar

15:03 : 08/06/2025

Albin Kurti pas barazimit të Shqipërisë me Serbinë: Na la të pakënaqur rezultati, jo Kombëtarja

14:43 : 08/06/2025

Elon Musk fshin akuzat ndaj Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

14:41 : 08/06/2025

Pas humbjes në miqësoren e parë, Kombëtarja U-17 barazon në Durrës përballë Bullgarisë

14:31 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com