• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Vetëvendosja: Ndryshimet e njëanëshme në kod, nuk pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve

14:24 : 28/10/2020
në Lajmet e Dites

Lëvizja Vetëvendosje Me Qendër në shqipëri ka kundërshtuar sërish ndryshimet e njëanëshme kushtetuese për kodin zgjedhor.

Me anë të një postimi në Facebook, VV thekson se me anë të ndryshimeve të njëanëshme kërkohet që të ndryshohet vullneti i votuesve shqiptarë.

VV i bën thirrje forcave politike që të largohen nga interesat e oligarkëve dhe të vënë parësore interesat e shqiptarëve.

Postimi i Vetëvendosjes:

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri prej më shumë se një viti, në kuadër të reformës zgjedhore, ka propozuar një sistem zgjedhor proporcional kombëtar me lista të hapura për Shqipërinë. Mirëpo, i gjithë procesi i reformës zgjedhore as nuk e ndryshoi sistemin aktual proporcional rajonal dhe as nuk i hapi listat. Marrëveshja e 5 qershorit ka qenë vetëm mirëmbajtje e një sistemi të keq zgjedhor të vendosur prej vitit 2008. Elementi pozitiv i Marrëveshjes së 5 qershorit, ishte përfshirja e të drejtës së votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut. Megjithatë, edhe kjo e drejtë po pamundësohet në zgjedhjet e 25 prillit 2021, për shkak të vonesave. Më tej, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri është shprehur kundër ndryshimeve të njëanëshme të Kushtetutës më 30 korrik dhe të Kodit Zgjedhor më 5 tetor, pasi këto manovra janë në vijimësi shprehje e autokracisë së instaluar në Shqipëri.

Lexo edhe:

Nga ish-spiunët te Kodi Zgjedhor, nismat që u propozuan, por nuk u votuan në Kuvend

“Kodi Zgjedhor, skandaloz”/ Alimehmeti: Nuk na favorizoi. Rinumërimi? Provë kemi videot e KQZ

Kjo qasje e qeverisë Rama është në kundërshtim me kodin e praktikave të mira të Komisionit të Venecias dhe rekomandimet e OSBE – ODHIR-it, të cilat janë kundër ndryshimit të rregullave të Kodit Zgjedhor 1 vit përpara zgjedhjeve, apo edhe më keq, 6 muaj para. Rama nuk mundet të fshihet pas sovranitetit të Shqipërisë për këto manovra që instalojnë autoritarizmin elektoral. Sovranitetin e Shqipërisë, Rama t’ia tregojë Greqisë e cila po tenton të zgjerohet në Detin Jon në kurriz të territorit detar shqiptar, dhe jo ndërkombëtarëve që po e kritikojnë kryeminstrin për praktikat e tij autoritare.

Ndryshimi i rregullave zgjedhore në favor të partisë në pushtet është pa asnjë mëdyshje përpjekje për të deformuar vullnetin qytetar në zgjedhjet e radhës. Jemi të vetëdijshëm se manipulimet zgjedhore në Shqipëri nuk krijohen vetëm përmes ndryshimeve arbitrare të Kodit Zgjedhor, por edhe përmes blerjes së votës, shantazhit dhe grupeve kriminale që bashkëpunojnë me këtë pushtet autoritar. Rrjedhimisht, po shkojmë drejt zgjedhjeve të 25 prillit pa marrë masa adekuate ndaj vjedhjes së votës dhe me një Kod Zgjedhor të përkeqësuar.

Zgjidhje të shpejtë nuk ka. Përtej reformës zgjedhore, nevojitet reforma e brendshme e partive politike shqiptare. Ndryshimi i vërtetë mund të vijë vetëm kur politika t’i kthehet diskutimit programor, organizimit përmes sakrificës dhe t’i largohet lidhjes së shkurtër me interesa oligarkike.

Në ndërkohë, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri u bën thirrje deputetëve të Kuvendit, që ta hedhin poshtë me votën e tyre tentativën e qeverisë Rama për instalimin e autoritarizmit elektoral.

Tiranë, 28 tetor 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri

Etiketa: boldnews host domainkodi zgjedhor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga ish-spiunët te Kodi Zgjedhor, nismat që u propozuan, por nuk u votuan në Kuvend

08:41 : 07/07/2025
AKTUALITET

“Kodi Zgjedhor, skandaloz”/ Alimehmeti: Nuk na favorizoi. Rinumërimi? Provë kemi videot e KQZ

20:34 : 12/06/2025
AKTUALITET

Shkelje e Kodit/ Edi Rama bën fushatë të financuar nga “palë të treta” me diasporën

08:16 : 12/04/2025
AKTUALITET

PD: Ministrat e Ramës 27 shkelje të Kodit Zgjedhor deri më tani, por KQZ nuk jep asnjë masë

11:28 : 15/03/2025
AKTUALITET

VOA: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor qartësojnë afatet e procesit zgjedhor

18:25 : 18/02/2025
AKTUALITET

Ndërhyrjet në Kod për votën e diasporës/ Berisha: Nuk votojmë, nëse nuk pranohet kërkesa jonë

14:52 : 07/02/2025
Para

Skandali i inceneratorit të Fierit/ MF e pranon: Nuk u përmbushën pikat e kontratës

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

22:57 : 25/07/2025

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

22:50 : 25/07/2025

Skandal në Britani/ Ylli i “Top Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

22:39 : 25/07/2025

Zyrtare/ Vora transferon një brazilian, Vinicius firmos për debutuesit e Superiores

22:38 : 25/07/2025

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

22:17 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com