Skandal/ Ja mashtrimi i madh me rindërtimin që po bën Rama në Mirditë

Programi i  rindertimit është kthyer në një aferë të madhe abuzimi dhe korrupsioni, jo vetëm në zonat e prekura rëndë nga termeti por dhe në zona të tjera.

Rasti është Bashkia e Mirditës, ku kryetari i degës së Partisë Demokratike akuzon instatncat e pushtetit qëndror dhe vendor, se nga abuzimi rrezikohet jeta e më shume se 118 familjeve.

Kryetari i degës, Mark Ruci, shkruan se bashkia ka shpallur disa banesa të pa banueshme, por qytetarët vazhdojnë të jetojnë brenda tyre duke rrezikuar përsëritjen e tragjedisë si në rastin e dy pallateve në Mamurras.

Kryetari i PD-se dega Mirditë thotë se nëse  bie ndonjë termet në ditët në vijim ,  katastrofa do ishte e pa shmngshme.

Pse nuk veprohet për largimin e banorëve nga shtëpitë e klasifikuara të pabanueshme nga Instituti i Ndertimit Tiranë, pasi jetët njerëzore janë të shtrenjta dhe parandalimi i ndonjë ngjarje dramatike në rast termeti është minimalja për pushtetarët  vendorë.

Reagimi i plotë:

Programi i rindertimit ne Bashkine Mirdite – model i abuzimit te fondeve shteterore .

Po afrohet viti nga renia e termetit te 26 Nentorit 2020 dhe asgje nuk ka levizur per t’i ardhur ne ndihme banoreve te Mirdites , sipas programit te Rindertimit te lancuar nga qeverisja qendrore dhe lokale si nje “sukses”i garantuar ne ndihme te banoreve .

Dimri po afron por asgje nuk ju eshte ofruar  banoreve te Mirdites , sidomos atyre te cadrave dhe pallateve te prishura si te pabanueshme,por sic duket dhenia e bonusit te qirase per ta mbetet e vetmja zgjidhje .

Por sa me shume investigon vendimet e keshillit bashkiak Mirdite per mbeshtetjen e programit Rindertimit , aq me shume kupton abuzimin e tejskajshem qe po ndodh me fondet shteterore duke i perdorur si nje rruge shpetimi ( natyrisht pa shprese ) per te kompensuar renien e lire te kuotave te Rilindjes ne nivel qendror e lokal ne zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

1) Me vendimin Nr 70 dt 21.07.2020 “ Per miratimin e zhvillimit zonave te reja dhe programit rindertimit te godinave ne te njejtin truall per Bashkine Mirdite “ nder te tjera jane perfshire dhe 118 familje ne banesa individuale qe sipas ketij vendimi duhet te ndertohen ne te njejtin truall apo ne zhvilimin e zonave te reja e nderkohe kane perfituar bonus qeraje 1 vjecare sipas vleres se tregut .

Por çfare kane ndodhur ne te vertete :

  • Megjithese shtepite jane nxjerre te pabanueshme sipas ekspertizes se Institutit te Ndertimit , familjaret ne shumice absolute, perfshire dhe ato te vendosura fillimisht ne cadra , vazhdojne te jetojne ne keto shtepi qe perbejne nje shkelje flagrante te ligjit dhe papergjegjshmeri nga ana e kryetarit aktual te bashkise Ndrec Deda .

Ishte papergjegjshmeri e pushtetit vendor ne Thumane qe solli tragjedine me humbjen e dhjetra banoreve me 26 Nentor 2019, qe nuk u nxorren nga banesat e tyre , te nxjerra te pabanueshme nga ekspertet pas termetit te Shtatorit 2019.

Nese bie ndonje termet ne ditet ne vijim , imagjinoni katastrofen e banoreve,qe Bashkia Mirdite lejon te banojne ne shtepi te nxjerra te pabanueshme nga ky institucion qe si ne rastin e Thumanes do perbente nje krim shteteror .

Nga sa me siper opinioni publik kerkon sqarimet e meposhtme :

  • Pse nuk veprohet per largimin e banoreve nga shtepite e klasifikuara te pabanueshme nga Instituti i Ndertimit Tirane, pasi jetet njerezore jane shtrenjta dhe parandalimi i ndonje ngjarje dramatike ne rast termeti eshte minimalja per pushtetaret vendore.
  • Perderisa 118 shtepi individuale jane klasifikuar te pabanueshme pse nuk ka perfunduar prishja e banesave si ne rastin e dy pallateve ne qender te qytetit pasi banoret ekzistues perfitojne dhe bonus qiraje per nje periudhe 1 vjecare .
  • Perderisa ne shtepite e klasifikuara te pabanueshme banojne dhe ne ditet ne vijim banoret e ketyre familjeve perse Bashkia Mirdite ka aplikuar bonusin e qerase per nje periudhe 1 vjetore , qe perben abuzim te rende me fondet shteterore ?
  • Per keto 118 familje qe trajtohen me bonus qeraje per nje vit , a ekzistojne kontrata qeraje per periudhen 1 vjecare konform ligjeve ne fuqi ?
  • A eshte marre vendimi duhur per keto 118 shtepi te klasifikuara te pabanueshme,ne drejtim te nje ekspertize reale dhe te pergjegjshme per gjendjen e tyre , pasi fakti qe banoret banojne qe prej 26 Nentorit deri ditet ne vijim ve pikpyetje te medha dhe flet per nje proces te fallsifikuar dhe ne kundershtim me ligjet ?

Nga sa me siper gjykojme se Programi i Rindertimit mbetet nje rruge shpetimi per qeverisjen qendrore dhe lokale per te kompensuar renien e lire te kuotave te Rilindjes nga keqqeverisja 7 vjecare mediokre dhe super e korruptuar .

Investigimi i Vendimeve te Programit Rindertimit vazhdon ne terren  nga ana opozites lokale duke qene se ka vlere te vecante per opinionin publik i cili do te njoftohet ne vijueshmeri  , per te vertetuar abuzimet e tejskajshme nga Bashkia  Mirdite .

LEXO EDHE  "8 mln dollarë për 600 metra riparim rruge", Këlliçi-Veliajt: Bjeri me top