• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prej vitesh në kërkim, OFL i çon formularin për deklarimin e pasurisë ish-kryetarit të PS-së

10:33 : 27/10/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Ish-kryetari i PS-së, i dënuar për vrasje, si pjesëtar i bandës së Cërrikut, Llazar Bicja, ndonëse person në kërkim, është personazhi i radhës që ka marrë letër nga OFL-ja për të deklaruar pasurinë.

Përveç tij, “Forca e Ligjit” i ka dërguar formularin edhe Bledar Ibrahimit nga Elbasani, i dyshuar për terrorizëm, për të cilin Gjykata e Milanos ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Policia e Shtetit tha dje se në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL-ja u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Llazar Bicja, banues në Cërrik, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”; Bledar Ibrahimi, banues në Elbasan, për të cilin Gjykata e Milanos, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, nga hetimi gjyqësor është provuar se me datën 22 maj 1997 është sulmuar me armë zjarri nga disa shtetas Posta e Policisë në Cërrik, nga ku janë larguar me forcë punonjësit e policisë. Të nesërmen, më 23 maj 1997 forca të Policisë së Komisariatit Elbasan, të drejtuara nga shefi i atëhershëm Agron Kuliçi, në bashkëpunim me forcat e Gardës së Republikës, janë nisur në mëngjes drejt Cërrikut për të rivendosur rendin dhe për të grumbulluar armët të cilat gjendeshin në duart e civilëve.

Ndërkohë, të pandehurit Arjan Toska, Meti Bozi dhe Roland Xhepexhiu, të cilët kanë qenë në dijeni të lëvizjeve të forcave policore drejt Cërrikut, kanë organizuar një grup personash të armatosur me qëllim goditjen e forcave të Policisë. Për këtë arsye, këta të pandehur kanë shkuar në mëngjesin e datës 23 maj 1997 në lagjen nr. 3 të qytetit Cërrik dhe kanë takuar të pandehurit: Llazar Bicja, Alban Toska, Bujar Buzani, Tomor Buzani, si dhe shtetasit Luftar Toska, Besnik Toska, Sokol Buzani, Bashkim Buzani, të cilët ishin të armatosur dhe qëndronin në një postbllok të krijuar prej tyre, për shkak të hasmërive që kishin me familjen e shtetasit Eduart Peqini, i njohur me pseudonimin “Mandela”, shkruan panorama.

Lexo edhe:

Grupi “Çopja” futi euro dhe paund në Shqipëri me valixhe. Dy drejtorë policie “rregulluan” letrat e OFL-së

Udhëtoi me kriminelë? SPAK duhet të na bindë për pastërtinë e prokurorit Klodian Braho

Të pandehurit Toska, Xhepexhiu dhe Bozi kanë nxitur personat e mësipërm për të goditur forcat e Policisë, të cilat do të lëviznin nëpër qytet, duke i mashtruar se gjoja këto forca kishin ardhur nga Tirana me qëllim vrasjen dhe përdhunimin e vajzave dhe grave të tyre. Në momentin kur njëra nga makinat e blinduara të Policisë ishte duke kaluar në qendër të qytetit, fluksi i të shtënave në drejtim të forcave speciale të Policisë ka qenë maksimal në dy drejtime kryesore.

Makina e blinduar është qëlluar me antitank nga i pandehuri Arjan Toska dhe gjithashtu brenda saj është hedhur edhe një granatë nga ana e Sokol Buzanit (aktualisht i vdekur), veprime që kanë shkaktuar djegien e dy prej gardistëve që ndodheshin brenda saj dhe nga flaka janë detyruar personat e tjerë të dalin nga blindi e më pas të qëllohen me armë zjarri duke shkaktuar vdekjen edhe të tre efektivëve të tjerë të Gardës.

Në përpjekje për t’u larguar nga vatra e zjarrit, në afërsi të pallatit nr. 1 të qytetit të Cërrikut, në një arë të mbjellë me thekër, është vrarë edhe një efektiv tjetër i Gardës, shtetasi Qemal Mehmeti. Gjithashtu, në këtë ngjarje janë plagosur edhe 16 efektivë të tjerë policie./Faxnews/

Etiketa: ish-kryetar i PSLlazar BicjaOFL

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Grupi “Çopja” futi euro dhe paund në Shqipëri me valixhe. Dy drejtorë policie “rregulluan” letrat e OFL-së

10:13 : 31/08/2024
AKTUALITET

Udhëtoi me kriminelë? SPAK duhet të na bindë për pastërtinë e prokurorit Klodian Braho

10:38 : 29/12/2023
AKTUALITET

OFL “përfundon” në Gjykatën Kushtetuese, pranohet kërkesa e Flamur Hakës

18:04 : 23/06/2022
AKTUALITET

Salianji për OFL: Pastroi njerëz të inkriminuar të PS dhe PD

21:46 : 16/06/2022
AKTUALITET

Pushohet çështja, pasuritë e para të sekuestruara nga OFL i rikthehen Altin Hajrit

11:16 : 01/10/2021
AKTUALITET

Artan Shkëmbi i OFL informoi 2 trafikantët, Gjermania i përcjell SPAK-ut provat

20:47 : 05/03/2021
Para

Partitë e reja opozitare, Kryemadhi: Basha si ka problem hiç, Kodi i ri i bën inekzistente

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Presidenti i Këshillit Evropian: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i Bashkimit Europian deri më 2028

16:44 : 14/05/2025

Berisha thërret drejtuesit politik të qarqeve në takim në selinë blu

16:38 : 14/05/2025

FOTO/ Erdhi me bujë te Tirana, sulmuesi i nënshtrohet operacionit

16:36 : 14/05/2025

Përfundon procesi i numërimit të votave në Maliq, renditja e kandidatëve

16:29 : 14/05/2025

Elbasani bën gati 5 largime të rëndësishme, në fund të majit dalin lojtarë të lirë

16:23 : 14/05/2025

Alimehmeti: Krimi elektoral në vend nuk hetohet! Demokracia në rrezik

16:23 : 14/05/2025

Garë e ethshme brenda PD për mandatin e Tiranës, Alimehmeti rifiton avantazhin ndaj Tabakut

16:20 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com