• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Testi fizik i BKH/ Për të hetuar korrupsionin VIP duhet të bësh palosje barku e pompa toke

13:26 : 26/10/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Një koment në profilin zyrtar të Ambasadës Amerikane në Tiranë se “ku do të ishte Toto Rina, nëse Falkone e Borselino do t’i nënshtroheshin testit fizik dhe nuk kalonin do ta kalonin?”, tregon më së miri parodinë e zhvilluar nga komisioni bipartizan SPAK -Byroja Kombëtare e Hetimit, për skualifikimin e një numri të konsiderueshëm konkurentësh për shkak se nuk kapën normat fizike.

Pasditen e së Premtes, 23 Tetor 2020, në faqen zyrtare të internetit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, u publikua lista e aplikantëve për oficerë të Policisë Gjyqësore në këtë strukturë, të cilët vijojnë garën, pas kalimit me sukses të testit fizik.

Në bazë të informacionit zyrtar, rezultoi se rreth 300 aplikantë nuk kishin kapur normat fizike dhe për këtë arsye humbën të drejtën për vijimin e etapave të tjera të garës.

Në profilin zyrtar të Ambasadës Amerikane në “Facebook”, një prej mbështetesve kryesore të procesit të krijimit të SPAK dhe BKH, në orët e fundit, janë hedhur dyshime për mungesë transparence në testin fizik, prej disa prej personave që deklarojnë se kanë qenë pjesëmarrës në procedurë.

Lexo edhe:

Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat

Telefonat e Berberit të ARRSH zbuluan aferat korruptive dhe çuan SPAK-un tek Balluku

Mungesa e transparencës është njëra anë e medaljes, e cila pritet të shqyrtohet nga Gjykata Administrative, pas padisë së një garuesi, siç ka deklaruar më herët edhe “Boldneës.al”.

Por, ajo që e shndërron të gjithë procesin e përzgjedhjes së hetuesve të BKH-së në një “parodi”, lidhet me peshën ligjore që i është dhënë testit fizik në procesin e kandidimit për një post në strukturën që do të hetojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ligji për “Organizimin dhe funksionimin e institucioneve të specializuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” parashikon se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë statusin e Oficerit të Policisë Gjyqësore.

Në ligjin për “Policinë Gjyqësore” parashikohen detyrat e këtyre funksionarë, ku përfshihen edhe hetuesit e BKH-së.

Në mënyrë të përmbledhur, oficerët e Policisë Gjyqësore janë funksionarët që asistojnë dhe kryejnë detyrat hetimore, të caktuara nga prokurorët.

Pra, Oficerët e Policisë Gjyqësore, përfshirë edhe hetuesit e BKH-së, kanë detyrën primare që të kryejnë hetime, të kenë aftësi analitike, të njohin legjislacionin dhe procedurën penale, si edhe t’i sugjerojnë prokurorëve zgjidhjen e çështjes penale.

Personat, me cilësi të larta hetimore, jo domosdoshmërisht janë ata që kanë një trup të palestruar apo që janë në gjendje të realizojnë një numër të caktuar pompa toke apo palosje barku.

Një hetues i mirë, i aftë për të hulumtuar mbi dosje korrupsioni dhe pasuritë e krimit të organizuar, mund të jetë edhe një person që është mbipeshë apo që ka probleme kardiake dhe që testi i sforcuar fizik mund të pasojë komplikacione shëndetësore.

Për më tepër, oficerët e Policisë Gjyqësore, nuk kanë domosdoshmërisht detyrën për t’u përballur fizikisht me persona nën hetim.

Në një shembull hipotetik, në rast se agjentët e BKH-së do të hetojnë rolin e Arben Ahmetajt në historinë kontraverse të inceneratorëve, nuk besohet se do të luajë role “hollivudiane” për përplasje fizike me ministrin aktual të Virusit dhe Tërmetit.

Po ashtu, në rastet e hetimit me persona problematikë të krimit të organizuar, Policia e Shtetit ka struktura të tjera, si FNSH dhe RENEA, për të neutralizuar elementët kriminalë agresivë.

Pra, duket se kushti për kalimin e testit fizik të hetuesve të BKH-së duket se i shkon për shtat vetëm performancës, pamjes së jashtme.

Duket se shteti shqiptar ka më shumë nevojë për fasadë, për vajza e djem që dalin bukur në televizion, se sa për agjentë që kanë aftësi hetuese, edhe pse nuk u ngjajnë modeleve hollivudianë.

Etiketa: BKHdosjetesti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat

14:49 : 30/10/2025
AKTUALITET

Telefonat e Berberit të ARRSH zbuluan aferat korruptive dhe çuan SPAK-un tek Balluku

16:09 : 26/10/2025
AKTUALITET

Dhunuan hetuesit e BKH-së, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim nipërit e Agron Kapllanajt

10:23 : 18/10/2025
AKTUALITET

SPAK “mësyn” te Artan Dulaku/ Gazetarja: Koncesioni për Portin e Limionit, dyshime për aferë!

21:22 : 16/10/2025
AKTUALITET

SPAK dhe BKH bastisin zyrën dhe banesën e biznesmenit Artan Dulaku

13:41 : 16/10/2025
AKTUALITET

Pse po zvarritet emërimi i drejtuesit të ri të BKH-së? Gazetarja: Gara ka kapërcyer çdo afat!

22:07 : 13/10/2025
Para

Covid 19/ Basha: Situata jashtë kontrollit, Rama bën paradë

TË GJITHA

Bushati: Është absurde që Belinda Balluku të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

20:49 : 31/10/2025

Nëntori nis me temperatura të larta, në fundjavë do të arrijnë deri në 26°C

20:48 : 31/10/2025

Shkarkohet Bordin, Tirana prezanton trajnerin e ri

20:44 : 31/10/2025

Ndarja nga jeta e Nanos/ 2 Nëntori shpallet ditë zie, homazhet do mbahen te Pallati i Kongreseve

20:29 : 31/10/2025

Lamtumirë Fatos, (anti)heroi i kohës sonë

20:12 : 31/10/2025

EMRAT/ Morën peng dhe dhunuan një person, shoqërohet në Polici vëllai i deputetit dhe dy të tjerë

20:12 : 31/10/2025

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit takon prokurorët e SPAK, Fleming bisedime dhe me përfaqësues të opozitës

20:02 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com