• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vazhdojnë luftime të ashpra në rajonin Nagorno-Karabakh

14:54 : 24/10/2020
në BOTA

Vazhdojnë luftime të ashpra në rajonin Nagorno-Karabakh; vazhdojnë gjithashtu edhe shkëmbime akuzash mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për goditje me artileri në zona të banuara.

Autoritetet në Nagorno-Karabakh thanë se raketat azerbajxhanase goditën qytetin e Martakertit dhe disa fshatra në rajonin e Martunit gjatë natës.

Po sipas autoriteteve rajonale, 927 pjesëtarë të forcave të tyre ushtarake janë vrarë dhe mbi 30 civilë janë plagosur.

Azerbajxhani nuk e ka bërë publik numrin e viktimave ushtarake, por thotë se 63 civilë janë vrarë dhe 292 janë plagosur.

Ndërsa vazhdojnë luftimet, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u bëri thirrje ministrave të jashtëm të dy vendeve të “ndalin dhunën dhe të mbrojnë civilët”.

Lexo edhe:

“Mos i besoni Putinit”/ Gjermania armatoset, zhvillon stërvitje në vend të fshehtë

Gaza/ Vazhdojnë negociatat për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit

Në një deklaratë të nxjerrë të premten pasi sekretari amerikan i shtetit zhvilloi takime të veçanta me homologët e të dy vendeve në Uashington, Departamenti i Shtetit tha se “Sekretari kishte theksuar edhe rëndësinë që të dyja palët të angazhoheshin në negociata serioze të mbikqyrura nga Bashkëdrejtuesit e Grupit të Minskut, në suazën e OSBE-së, në mënyrë që të gjenin një zgjidhje përfundimtare të bazuar tek parimet e Aktit Final të Helsinkit për të shmangur përdorimin e forcës, për të mbrojtur integritetin territorial dhe për të drejta të barabarta dhe vetëqeverisje për popullatën”.

Sekretari Pompeo tha në Twitter pas takimit se kishte diskutuar me dy ministrat “hapa kritikë” për të ndalur dhunën. “Të dy vendet duhet të respektojnë armëpushimin dhe të kthehen në negociata serioze”.

Takimi në Uashington u organizua pas dy përpjekjesh të dështuara nga Rusia për të ndërmjetësuar një armëpushim në shpërthimin më të rëndë të dhunës në këtë rajon në më shumë se 25 vjet.

Sekretari Pompeo dhe udhëheqës të tjerë globalë po bëjnë thirrje për të ndalur luftimet. Por Kryeministri armen Nikol Pashinyan tha të mërkurën se nuk sheh mundësi për një zgjidhje diplomatike në këtë fazë të konfliktit.

Presidenti azer Ilham Aliyev ka thënë se forcat armene duhet të tërhiqen nga Nagorno-Karabakh që të ndalen luftimet. Sipas shifrave ruse, rreth 5000 vetë janë vrarë që në fillim të konfliktit.

Turqia tha të mërkurën se nuk do të hezitojë të dërgojë trupa që të mbështesë ushtarakisht Azerbajxhanin nëse merr kërkesë nga autoritetet azere. Sekretari Pompeo u ka bërë thirrje vendeve të tjera të mos i hedhin benzinë konfliktit.

Pak para takimeve në Uashington, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se shpreson të bashkëpunojë me Rusinë për zgjidhjen e konfliktit./VOA/

Etiketa: luftimeNagorno-Karabakh

Lajme të lidhura

BOTA

“Mos i besoni Putinit”/ Gjermania armatoset, zhvillon stërvitje në vend të fshehtë

15:08 : 24/03/2025
BOTA

Gaza/ Vazhdojnë negociatat për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit

15:44 : 07/01/2025
BOTA

Ushtria siriane tërhiqet nga qyteti Hama pas përparimit të rebelëve

15:26 : 05/12/2024
BOTA

Luftimet në Lindje të Mesme në disa fronte, njoftohet për rreth 16 viktima

20:18 : 31/10/2024
BOTA

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, 7 persona humbin jetën

15:37 : 22/09/2024
BOTA

BE: Do t’i japim Ukrainës 39 miliardë dollarë hua

20:17 : 20/09/2024
Para

‘Kryqëzohet’ mjeku më i mirë gjerman pasi tha se maskat nuk të mbrojnë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025

22:56 : 29/06/2025

Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe e madhe me pemë ahu

22:52 : 29/06/2025

Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri

22:40 : 29/06/2025

Varrezat e Elbasanit të mbuluar nga barishtet, Llatja i Elbasanit në “gjumë”

22:27 : 29/06/2025

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

22:08 : 29/06/2025

Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

22:00 : 29/06/2025

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com