• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Debati i dytë/ Trump-Biden në garë për të bindur votuesit e pavendosur

15:54 : 22/10/2020
në BOTA

Presidenti republikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat Joe Biden përballen në debatin e dytë të enjten, 12 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Dy kandidatët, të dy në të 70-tat, ndërprenë disa herë njeri-tjetrin gjatë debatit të parë në fund të shtatorit që u cilësua si debati më i keq në historinë e debateve presidenciale.

Këtë radhë, Komisioni i Debateve Presidenciale, një institucion i pavarur, do t’ia mbyllë mikrofonin kandidatit ndërkohë që rivali i tij i përgjigjet pyetjes lidhur me gjashtë tema aktuale të zgjedhura nga gazetarja e kanalit NBC News, Kristen Welker e cila do të drejtojë debatin.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk përpiqet të ndërpresë tjetrin gjatë komenteve 2 minutëshe në hapje, komisioni tha se mendon që votuesit e pavendosur do të kenë mundësi të dëgjojnë më qartë pikëpamjet e rivalëve.

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga debati i parë, i cili do të zhvillohet në një mjedis universitar në Neshvill të shtetit Tenesi. Debati i dytë u anulua fillimisht pasi presidenti u shtrua në spital për COVID-19. Komisioni reagoi duke njoftuar se debati i dytë do të zhvillohej online, por presidenti nuk pranoi dhe planet u anuluan.

Lexo edhe:

No Content Available

Ndërkaq, miliona amerikanë kanë vendosur se për kë do të votojnë. Deri tani 41 milionë kanë votuar ose me postë ose fizikisht.

Debati i së enjtes mund të jetë shansi i fundit më i rëndësishëm për Presidentin Trump për të reduktuar epërsinë e rivalit Biden në anketa. Me afro gjysmë shekulli përvojë në politikë, zoti Biden ka një avantazh prej 9-10% në anketa kombëtare, por në shtete të lëkundura kjo epërsi është shumë më e ngushtë. Këto shtete fushëbetejë janë vendimtare për rezultatin.

Gazetarja Welker ka thënë se do t’i pyesë kandidatët për masat e tyre për të vënë nën kontroll pandeminë.

Në një intervistë me kanalin Fox News të martën, Presidenti Trump kritikoi zonjën Welker si “plotësisht partiake” dhe kritikoi komisionin e debateve duke thënë se është tendencioz kundër tij.

Presidenti tha se nuk është i kënaqur që do t’i mbyllin mikrofonin gjatë deklaratës hapëse dhe shtoi se debati duhet të ishte përqendruar tek politika e jashtme dhe jo te pandemia dhe tema të tjera.

Ekipi i zotit Trump ka thënë se presidenti do të ngrejë këtë radhë një temë që nuk u prek gjatë debatit të parë akuzat se djali i zotit Biden, Hunter kishte përdorur emrin e të atit dhe postin e tij si nënpresident për të hyrë në marrëveshje fitim-prurëse me Ukrainën dhe Kinën.

Zoti Biden i ka cilësuar akuzat lidhur me të birin “fushatë njollosjeje” por nuk u është përgjigjur konkretisht këtyre akuzave lidhur me marrëveshjet e të birit, ndër to edhe një vend për Hunter Biden në bordin e kompanie gazi, sipas disa raportimeve të medias sociale, ku ai paguhej rreth 50 mijë dollarë në muaj.

Etiketa: debat trump biden boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Bella Hadid bën tamponin e Covid-19 në mes të rrugës në New York (Foto)

TË GJITHA

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, shkrumbohet nga flakët një automjet – VIDEO

10:11 : 08/06/2025

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

10:06 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë/ Luhet sot finalja e Ligës së Kombeve, Ronaldo kundër Yamal

10:04 : 08/06/2025

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025

Konflikti me armë në Tiranë, ja kush janë i plagosuri dhe autori – EMRAT

09:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com