Nga dita e enjte ka nisur zbatimi i urdhrit për mbajtjen e maskës me detyrim edhe në rrugë, ndërsa është aplikuar edhe gjoba.
Ky vendim duket se nuk është pritur mirë edhe nga bluzat e bardha.
E ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, mjekja psikiatre Alma Hasani ka dal kundër këtij vendimi.
“Ne nuk kemi asnjë informacion shkencor mbi covid. Jemi akoma në ngrirje. Unë jam shumë dakord, në mënyrën se si po e përjetojmë pandeminë me masa diktatoriale.
Ca kam vënë re unë se edhe policët janë shumë të sfustruar se nuk janë mësuar me këtë gjë. Ka njerëz që frikësohen se janë situata jo normale për diçka të tillë.
Unë nuk jam për mbajtjen e maskës. Jo gjithë ditën se marrim frymën tënd. Unë kam pas kolegë që e kanë kaluar me duhan, ata që ishin duhanpirës e kaluan më shpejt. Për mua si psikiatre, e vërteta është e përjetuar jo e shkruar në letër.
Për mua vendosja me maskës është që nuk duhet të flasim shumë, i bie që në qoftë se ne nuk e heqim, nuk duhet të flasim prap”, tha psikiatrja.