• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Balluku kualifikon për leje minerare kompaninë e krijuar dy javë pas hapjes së garës

11:23 : 19/10/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Nga BoldNews.al

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka kualifikuar për përdorimin e një zone minerare në Fier, një kompani, e cila u krijua rreth 2 javë pasi ishte shpallur procedura.

Legjislacioni nuk parashikon afate se kur duhet të jetë themeluar një shoqëri për të siguruar të drejtën e shfrytëzimit të zonës minerare. Megjithatë, fakti që kompania e vetme e kualifikuar është regjistruar pas hapjes së konkurrimit ngre një “flamur të kuq” mbi procedurën.

Në korrik 2020, Ministria e drejtuar nga Belinda Balluku, shpall njoftimin për procedurën e konkurrimit me objekt “Zona minerare nr.379 (Objekti Poçem), Qarku Fier”.

Lexo edhe:

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

Në përfundim të afatit të dorëzimit të ofertave, në 5 Gusht 2020, rezulton se në procedurë marrin pjesë dy kompani, “S.C.2020” dhe “I…”.

Pas shqyrtimit të ofertave, Ministria e Infrastrukturës skualifikon shoqërinë “I…” dhe kualifikon “S.C.2020”, me vendimin e marrë në 4 Shtator 2020.

Të dhënat mbi këtë procedurë bëhen të ditura në një vendim të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), të investuar me një ankim të kompanisë së skualifikuar.

KPP, pasi shqyrtoi ankimin, vendosi se skualifikimi i shoqërisë “I…” shpk ishte i drejtë, pasi ajo nuk plotësonte një ndër kriteret e përgjithshme bazë, shlyerjen e të gjithë detyrimeve për shpenzimin e energjisë elektrike.

Megjithatë, në vendimin e KPP-së renditen në mënyrë të detajuar, etapat e ndjekura nga Ministria e Infrastrukturës. Gjithashtu, në vendimin e Komisionin e Prokurimit Publik, konstatohet se kompania e kualifikuar është “S.C. 2020”, e cila është krijuar rreth 10 ditë pas shpalljes së procedurës nga Ministria.

Kompania e kualifikuar, e sapokrijuar

Kompania “S…C…2000” është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në 14 Korrik 2020, pra 10 ditë pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli njoftimi për paraqitjen e kërkesave për ofertë për konkurrimin për zonën minerare nr.379 në Poçem, Fier.

Rreth 2 javë pas krijimit, kjo kompani dorëzon ofertën ekonomike për këtë zonë minerare. Oferta e saj duket se ka përmbushur kriteret ligjore, të zbatuara nga Ministria e Infrastrukturës, përsa kohë që ajo është kualifikuar.

Kompania e kualifikuar, megjithëse e sapokrijuar, duket se ka qenë në gjendje që, brenda dy javësh, të përgatisë një ofertë fituese për fitimin e konkursit për zonën minerare në Poçem të Fierit.

Në ligjin nr. 10304, dt. 15.07.2010 “Për sektorin minerar në RSH”, në nenin 5 të tij, parashikohet ndër të tjera se “….Procedura konkurruese duhet të përfshijë, gjithashtu kriteret teknike, financiare të investimit e rezultateve të tij dhe përvojën e konkurruesit në fushën e veprimtarive minerare…”.

Duket qartë që kompania e kualifikuar nga ministria e Ballukut për lejen minerare në Poçem të Fierit nuk e ka përvojën në fushën e veprimtarisë minerare, përsa kohë ajo është krijuar vetëm dy javë pas shpalljes së procedurës.

E, megjithatë, “S….C.2000” duhet të ketë pasur një plan investimi të pranueshëm, përsa kohë është kualifikuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Etiketa: balluku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025
AKTUALITET

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

21:42 : 10/11/2025
AKTUALITET

Gjokutaj: SPAK po mbron Ballukun me akuza të buta për të mbajtur qeverinë në pushtet

18:52 : 05/11/2025
AKTUALITET

Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e Ramës, braktisi dhe forumin në Bruksel

20:41 : 04/11/2025
AKTUALITET

‘Palloshi i gjatë’/ Në dosjen ‘Balluku’ biseda me sharje dhe fyrje për Edi Ramën

16:19 : 04/11/2025
AKTUALITET

Belinda Balluku braktiset nga socialistët, shkon e vetme në homazhet për Fatos Nanon

13:58 : 02/11/2025
Para

Rama u kërkoi të ndërpresin grevën, gratë naftëtare e sfidojnë: Eja na tako, nuk të besojmë

TË GJITHA

“Përndjek Krenarin dhe Endin”/ Luana Vjollca hedh në gjyq gazetarin, Tozaj: Do nxjerr listën e eskortave

10:01 : 17/11/2025

Paketa Fiskale/ Nis me debate Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: Mazhoranca po shkel Kushtetutën

09:57 : 17/11/2025

Përkeqësim i kushteve të motit në të gjithë vendin, zonat që rrezikohen nga përmbytjet

09:56 : 17/11/2025

Shtyhet sërish seanca paraprake për dosjen e Ilir Metës, arsyeja

09:50 : 17/11/2025

Rama “gosti” në Bruksel, tortë dhe verë zyrtarëve të BE-së

09:46 : 17/11/2025

U gjet në rrugë, ndërron jetë në spital 40-vjeçari në Korçë. Muaj më parë u vetëhodh nga ballkoni

09:41 : 17/11/2025

Policia e Shtetit s’e di çfarë është kolaudimi, furgoni mbulon rrugën në tym

09:20 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com