• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Armenia dhe Azerbajxhani fajësojnë njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit humanitar

20:37 : 19/10/2020
në BOTA

Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëra-tjetrën të dielën për shkeljen e një armëpushimi të ri humanitar në rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabakh, vetëm disa orë pasi marrëveshja hyri në fuqi.

Përmes një mesazhi në rrjetin Twitter herët të dielën, Ministria e Mbrojtjes së Armenisë akuzoi Azerbajxhanin për shkeljen e armëpushimit të ri në rajon duke qëlluar me artileri dhe raketa.

“Përsëri duke shkelur armëpushimin humanitar, armiku qëlloi me artileri në drejtimin verior dhe përdori raketat duke qëlluar në pjesën jugore.”

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit tha përmes një deklerate më pas se, “armiku hapi zjarr në afërsi të qytetit Jabrail, si dhe në fshatrat e atij rajoni….duke përdorur mortaja dhe artileri”, ndërsa shtoi se ushtria azere, “ndërmori masa të përshtatshme hakmarrëse”.

Azerbajxhani dhe Armenia njoftuan se kishin rënë dakord për një armëpushim të ri duke filluar nga e diela, përpjekja e dytë brenda një jave për të zbutur situatën me luftime që vazhdon prej afro tre javësh në Nagorno-Karabakh.

Lexo edhe:

Armenia dhe Azerbajxhani refuzojnë bisedimet, konflikti zgjerohet

“Republika e Armenisë dhe Republika e Azerbajxhanit kanë rënë dakord për një armëpushim humanitar duke filluar sipas kohës lokale nga ora 00 e ditës me 18 tetor”, tha Ministria e Jashtme e Armenisë të shtunën vonë. Edhe Azerbajxhani publikoi një dekleratë identike.

Njoftimet erdhën pasi Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergey Lavrov zhvilloi biseda telefonike me homologun armen dhe atë azer. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe zoti Lavrov kanë theksuar se armëpushimi duhet respektuar rreptësisht nga të dyja palët.

Të shtunën herët Azerbajxhani dhe Armenia akuzuan njëra-tjetrën për sulme të reja, një tregues i mëtejshëm se dhuna është përshkallëzuar në rajonin Nagorno-Karabakh në shkelje të një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia që hyri në fuqi një javë më parë./VOA/

Etiketa: Armenia dhe Azerbajxhanifajësojnë njëra-tjetrënshkelja e armepushimit humanitar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Armenia dhe Azerbajxhani refuzojnë bisedimet, konflikti zgjerohet

08:42 : 30/09/2020
Para

E gjithë bota në alarm nga covid 19, por ky shtet nuk ka asnjë infektim

TË GJITHA

Zjarr në një pus nafte në fshatin Kozare në Kuçovë

16:51 : 29/06/2025

Vlorë/ Zjarr i madh në fshatin Hoshtimë, rrezikohen disa banesa

16:39 : 29/06/2025

Tkurret popullsia, mbi 150 mijë banorë ikën nga Kosova brenda pesë viteve

16:13 : 29/06/2025

Vlorë/ Me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 36-vjeçari në Jalë

16:07 : 29/06/2025

Zhduken pa gjurmë një vajzë dhe një djalë në Tiranë

16:03 : 29/06/2025

Gjendet një trup i pajetë në Durrës

15:58 : 29/06/2025

S’mori ndihmë mjekësore/ Identifikohet pushuesi që ndërroi jetë tragjikisht në plazh (EMRI)

15:44 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com