Pasi janë vizituar, doktorët i kanë thënë se të dy janë shumë në rregull por faji mund të jetë stresi. Ata janë përballur në rubriken “Shihemi në gjyq”, ku Pranvera i kërkon publikisht Edmondit që ta ndihmojë të heqë streset e të bëhet nënë sa më parë sepse mosha po ikën.
Ardit Gjebrea: Pranvera është bashkëshortja e parë zyrtare e Edmondit, por jo e para në dhomën e tij të gjumit sepse ka qenë dikush tjetër më parë nga ku lindi dhe një djalë.
Edmondi: Kam qenë e martuar me një nënshtetase gjermane në moshën 25 vjeç, por më shumë ishte martesë për lidhje. Kjo është martesa e dytë zyrtare.
Ardit Gjebrea: A dhe e treta në dhomën e gjumit?
Edmondi: Dhe e fundit me moshën i kemi hedhur mbrapa të gjitha.
Pranvera: Ai ka një shqetësim shumë të madh, por ky shqetësim na ka sjellë në këtë gjendje. Më parë bashkëshorti ka bashkëjetuar me dikë tjetër dhe nga kjo bashkëjetesë ka ardhur një fëmijë dhe ai ka shumë merak se nëna e fëmijës së tij po vuan nga shëndeti mendor.
Ardit Gjebrea: Cili është problem?
Pranvera: Problemi është se ne kemi 5 vite që jemi bashkë dhe kemi shkuar tek doktorat më të mirë për të ngelur shtatzënë, por doktorët kanë thënë që e keni vetëm nga stresi sepse jeni të dy të shëndetshëm.
Edmoni: Doktorët kanë ngritur duart lart, ne jemi shumë ok të dy, por fëmija nuk po vjen. Ne po luftojmë shumë që të fëmija të vijë, doktorët na kanë thënë që hiqni stresin.
Pranvera: Nuk po më ndihmon Edmondi, të heqë stresin.
Edmondi: Unë mendoj shumë për ty, unë të kam zemër dhe shpirt.
Pranvera: Ka 3 muaj që ish-bashkëshortja nuk ja jep djalin Edmondit, ka 6 vite që merret me gjyqe, por nuk po fiton asnjë gjë. Këto 3-4 jemi larguar më shumë.
Edmondi: E gjithë puna është stresi, nuk është se unë nuk përpiqem apo nuk bashkëpunoj tek kjo pjesë zonja Eni. Pranvera duke dëgjuar atë llafin e doktorit se kjo është vetëm stres asgjë tjetër, më qepet e më thotë që largoje stresin se ti ke ngarkesë. Unë kam ngarkesë, por nuk ikën stresi ashtu siç e kërkon Pranvera, thjesht dua të më japë pak kohë.
Pranvera: Unë nuk mundem se më ikën mosha. /tvklan