Policët kontroll rutinë në banesën e shqiptarit në arrest shtëpie, i zbulojnë gruan fshehur nën divan

Një shqiptar i vendosur nën arrest shtëpie, edhe pse e kishte të ndaluar, jeton në banesë bashkë me një grua. Këtë detaj, e zbuluan efektivët e policisë ndërsa kryenin një kontroll rutinë në banesën e 39-vjeçarit. Gjatë kontrolleve, ata ata pikasën një grua në ballkonin e shtëpisë.

Agjentët më pas u ngjitën për të kërkuar shpjegime, por gjatë kontrolleve 39-vjeçari mohoi praninë e zonjës.

Më pas agjentët kontrolluan dhomat e ndryshme, duke gjetur gruan të fshehur nën një shtrat. Kur iu kërkua të identifikohej, ajo filloi të bërtiste dhe të qëllonte agjentët.

Në të njëjtën kohë, shqiptari, për të shpërqendruar policët dhe për të lejuar gruan të shpëtonte, fillimisht goditi tryezën e kuzhinës me një grusht aq të fortë sa gati u përmbys, dhe më pas u hodh drejt agjentëve duke bërë që një i tillë të binte nga shkallët.

Në ndihmë të policëve mbërriti edhe një patrullë tjetër, e cila bllokoi gruan në hyrjen e ndërtesës duke mos e lejuar të dilte. Pasi dyshja u qetësua, policët kërkuan ndërhyrjen e dy ambulancave.

Dy operatorët e sulmuar përfunduan për mjekim në spitalin Mirandola, ku njëri prej tyre ka një prognozë prej tridhjetë ditësh dhe tjetri dhjetë ditë. Shqiptari dhe gruaja gjithashtu morën mjekim në spital me një prognozë 30 ditore.

Ata që vendosen nën arrest shtëpiak e kanë të ndaluar të shoqërohen me persona të tjerë, ndërkohë që gruaja e gjendur aty ishte proceduar për lëndë narkotike.

Si shqiptari, ashtu edhe gruaja u arrestuan për dhunë, rezistencë dhe plagosje të një zyrtari publik dhe u mbajtën në dhomat e sigurisë së selisë lokale të Policisë, siç urdhëroi magjistrati në detyrë, në pritje të gjykimit të drejtpërdrejtë.