• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hetimet (e munguara) të SPAK-ut zhgënjejnë qytetarët, kënaqin Ramën

14:03 : 15/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ndihej i zhgënjyer nëse SPAK, Prokuroria Speciale e pas-Reformës në Drejtësi, “nuk do të dërgojë pas hekurave” ata që ai i quajti “gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar”, të shkarkuar nga Vetingu.

Rama i artikuloi këto deklarata në një konferencë për mediat paraditen e kësaj të Marte, duke synuar të përforcojë rekomandimet klishe të zyrtarëve të Bashkimit Europian, të cilët kërkojnë thellimin e rezultateve të reformës së sponsorizuar prej tyre.

Megjithatë, kryeministri shqiptar duket se e thjeshtëzoi në maksimum kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë, të cilët kanë vendosur si kusht kyç për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta shtetërore.

Kryeministri Rama nuk ka dhënë, deri më tani, asnjë koment mbi rastet, për të cilat SPAK ka nisur formalisht hetimet për procedura tenderash dhe koncensionesh, të shpërndara në mënyrë të dyshimtë nga institucionet qeveritare.

Lexo edhe:

“Jemi atdheu i plagjiaturës”, Rama e pranon: Ndodhemi në një fazë belbëzuese të kërkimit shkencor

“Për kërcënimet, shihemi në gjykatë”/ Shabani vulos ndarjen me Lapajn: Ja kush e merr mandatin

Për këto raste, të cilat nuk janë të pakta, duket se zhgënjimi më i madh për SPAK-un vjen nga qytetarët dhe opinioni publik në përgjithësi, të cilët ende nuk kanë parë ende hetime për “peshqit e mëdhenj”, drejtuesit e lartë shtetërorë.

Prokuroria Speciale (SPAK) e nisi funksionin e saj me “këmbën e gabuar”, kur hoqi dorë nga hetimi për krimin zgjedhor, në të cilat gjendeshin përgjime të bisedave ndërmjet zyrtarëve më të lartë qeveritarë dhe të Partisë Socialiste për tjetërsim votash në bashkëpunim me grupet kriminale.

Në ato përgjime rezultonin biseda “të lirshme” të Damian Gjiknurit, Ulsi Manjës, Vangjush Dakos dhe një grupi të gjerë zyrtarësh të niveleve të ndryshme të administratës shtetërore.

Heqja dorë nga hetimi i “peshqve të mëdhenj” të dosjeve tashmë të famshme “339” dhe “184” ishte zhgënjimi i parë, por jo i vetëm, i opinionit publik shqiptar dhe partnerëve ndërkombëtarë nga trupa e prokurorëve të SPAK-ut.

Më tej, Prokuroria Speciale SPAK ndërmori hetime për tenderin e dyshimtë për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos, me një vlerë prej mbi 15 milionë euro.

SPAK e nisi hetimin pas publikimit të disa raportimeve nga “Boldnews.al”, në Shkurt të vitit 2020. Pas gati 10 muajsh, nga dosja “Porto Romano” nuk ka asnjë zhvillim.

Të njëjtin “fat” jo të mirë kanë edhe një seri hetimesh, për të cilat nga SPAK-u është mësuar se kanë nisur hetimet.

Disa tendera “sekretë” të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë gjatë pandemisë, një pjesë e të cilëve janë përmendur për herë të parë nga “Boldnews.al”, tashmë janë në zyrat e prokurorëve të SPAK-ut.

Por, megjithëse hetimi për këto raste nuk është i vështirësisë maksimale, pasi nuk ka nevojë të kryhen hetime shumëplanëshe, sërish ato kanë mbetur “të stakuara” dhe pa asnjë lëvizje konkrete.

Një organizëm qytetar ka kallëzuar në Korrik të këtij viti atë që konsiderohet si “afera e koncensioneve në Shëndetësi”.

Nga SPAK nuk është parë asnjë lloj veprimi, më e pakta për të marrë në pyetje zyrtarët dhe ish-zyrtarët, të cilët kanë ideuar, hartuar dhe miratuar projektet koncensionare, të cilat po i marrin frymën jo vetëm Shëndetësisë, por edhe të gjithë buxhetit të shtetit shqiptar.

Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, në një prononcim për agjencinë BIRN pak ditë më parë, deklaroi se zyra e tij po e shqyrtonte çështjen e tenderave në Shëndetësi, por nuk ka nisur ende asnjë hetim penal.

Një tjetër kallëzim, ajo për “aferën e inceneratorëve”, është në duart e SPAK-ut që në pranverën e vitit 2020. Në atë çështje ka të dhëna të shumta që lidhin emrat e Damian Gjiknurit dhe Arben Ahmetajt me kontratat koncensionare në fushën e përpunimit të mbetjeve urbane.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Jemi atdheu i plagjiaturës”, Rama e pranon: Ndodhemi në një fazë belbëzuese të kërkimit shkencor

12:34 : 21/07/2025
AKTUALITET

“Për kërcënimet, shihemi në gjykatë”/ Shabani vulos ndarjen me Lapajn: Ja kush e merr mandatin

12:33 : 21/07/2025
AKTUALITET

Tiranë/ I moshuari godet me thikë një person

12:25 : 21/07/2025
AKTUALITET

Zjarret në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 7 ende aktive

12:18 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rasti i Irena Gjokës, Malltezi: KLGJ duhet të shprehej për 15 ditë, kaluan 15 muaj

12:15 : 21/07/2025
BOTA

Putin i gatshëm për paqe, por nuk heq dorë nga synimet në Ukrainë

12:05 : 21/07/2025
Para

Lista e plotë e fituesve të Billboard Music 2020

TË GJITHA

“Jemi atdheu i plagjiaturës”, Rama e pranon: Ndodhemi në një fazë belbëzuese të kërkimit shkencor

12:34 : 21/07/2025

“Për kërcënimet, shihemi në gjykatë”/ Shabani vulos ndarjen me Lapajn: Ja kush e merr mandatin

12:33 : 21/07/2025

Tiranë/ I moshuari godet me thikë një person

12:25 : 21/07/2025

Zjarret në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 7 ende aktive

12:18 : 21/07/2025

Rasti i Irena Gjokës, Malltezi: KLGJ duhet të shprehej për 15 ditë, kaluan 15 muaj

12:15 : 21/07/2025

Putin i gatshëm për paqe, por nuk heq dorë nga synimet në Ukrainë

12:05 : 21/07/2025

Dosja “Partizani”/ Debate mes avokatit të Berishës dhe prokurorit, shtyhet seanca

11:57 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com